Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për veterinerët » Dermatologji » Dermatiti Atopik tek Qeni -Dermatiti Alergjik

Dermatiti Atopik tek Qeni -Dermatiti Alergjik

 

Nga Dr Atalvin Zhiva

———————————————

Dermatiti Atopik tek Qeni (Dermatiti Alergjik- Canine Atopy) vjen si pasojë e prirjes së trashëguar për të grumbulluar antitrupa (IgE) si kundërpërgjigje ndaj eksopzimit në mënyrë të përsëritëshme ndaj një substance të padëmshme të quajtur “alergjen”, të tilla sic janë, poleni, pluhuri etj. Shumica e qenve i shfaqin këto shënja duke filluar që në moshën 1-3 vjecare. Zakonisht dermatitis që hasim më shpesh është ai që vjen si pasojë e alergjise ndaj kafshimit ( pickimit) të pleshtave dhe që preken më shumë se 10 % e qenve.

zonat me te prekuraPor ashtu sic kam përmendur dhe ne artikullin “Alergjite”, haset dhe si pasojë e alergjive të ndryshme. Ndersa seksi i qenit( femer apo ashkull) nuk ka rëndësi, rraca e qenit luan një faktor dominues në shfaqjen e alergjive. Disa nga rracat më të prekura janë shumica e rracave Terrier:Wire Fox Terrier, West Highland White Terrier, Golden Retriever, Labrador Retriever, Lhasa Apso, Dalmatian, Poodle, English Setter, Irish Setter, Boxer, dhe ndër të tjera dhe Bulldog, gjithsesi c’do qen mund të preket. Po ashtu rracat e përzjera shfaqin këtë problem. Vërehet një rritje e alergjive si në njërëz po ashtu dhe tek kafshët.

——————————————————————————–

Shënjat klinike

dermatiti atopicDisa prej shënjave që mund të hasim janë: lëpirje, apo kruarje me anën e kafshimit e zonave të ndryshme të trupit ( pjesën e putrave, fundkurrizin, barkun etj), fërkim i pjesës së hundës dhe syve në dysheme ( karpet nëse ndodhen brenda në shtëpi, apo dhe bar kur janë jashtë), kruarje me anën e putrave të pjesës se hundës, syve dhe veshëve etj. dermatit atopic2Në këtë mënyrë tek këto kafshë dallohet qartë mungesë ( apo pakësim) të qimeve, skuqje dhe irritim të lëkurës. Në disa raste problemit i shtohen sëmundje të tjera sic janë infeksionet bakteriale. Eleminimi i disa prej problemeve mundet të ndihmojë që kafsha të ndalojë se kruajturi. Kjo është shumë e rëndësishme, prandaj duhen trajtuar problemet që mendohet se e detyrojnë kafshën të kruhet ndërkohë që qeni juaj po lufton kundër alergjisë.

——————————————————————————–

Diagnostikimi

testi alergjise tek qeniDiagnostikimi specifik i dermatitit atopik tek kafshët, njësoj si dhe diagnostikimi i alergjisë tek njerëzit, bazohet mbi rezultatet e testimit intradermal (në lëkurë) dhe/ose in vitro (me anën e gjakut). Kur kryhen këto diagnostikimi duhet të kihet parasysh se marrja e medikamenteve të ndryshëm ndikojnë në rezultatin e testeve të kryera. Medikamente të ndryshme kanë veprime dhe kohëzgjatje të ndryshme, gjithsesi në rastet e testimit rekomandohet që: Në rastet e përdorimit të Prednisonit në rrugë orale, të bëhët ndërprerja e këtij medikamenti 4 javë para testimit. Testi duhet të kryhet 10 javë pas perdorimit të injeksionit triamcinolone acetonide, apo 14 javë pas përdorimit të methylprednisolone acetate si injeksion. Antihistaminat rekomandohet që të nderpriten 10 apo 14 dite para fillimit të testimit, si dhe steroidet në rrugë topikale (me pika në sy, me pika në vesh, apo me lyerje të lëkurës etj) të ndërpriten për një periudhe 10 deri 14 ditë para testimit. Kurse qetësues të ndryshëm që mund të përdorim të ndërpriten për vetëm 2 ditë para testit.

——————————————————————————–

Trajtimi:

  • Shmangia e alergjentëve shkaktarë ( kur rezultatet e testimit tregojnë diagnozën specifike). Kjo ndihmon kur kemi të bëjmë më së shumti me pluhurat që ndodhen brenda në shtëpi, kurse në lidhje me alergjinë nga poleni, mundet që ta reduktojmë duke e mbajtur kafshën vetëm brenda në shtëpi në një ambjent me ajër të kondicionuar dhe filtruar 😦 , duke shmangur shëtitjen dhe nxjerrjen jashtë herët në mëngjes dhe pasdite vonë. Pastrimi i këmbëvë me një leckë të lagur mund të ndihmojë kur e fusni qenin brenda në shtëpi pas c’do shëtitje, si dhe ta lani qenin dukë i bërë një banjë të përgjithëshme sa më shpesh.

  • Antihistamina: Ky mjekim është efikas në 20 % të rasteve të pacientëve atopik. Antihistamina është një trajtim që ju mund ta vazhdoni (nëse nevojitet) tek pacientët tuaj për gjithë jetën. Ka efekte anësorë shumë të vogla, ajo që hasim më së shpeshti tek qeni mund të jetë një gjëndje e përgjumur. Sigurisht që produkte të ndryshme antihistaminë ndikojnë ndryshëm tek pacientët, prandaj mund të jetë e nevojshme që të përdorni disa llojesh deri sa të gjeni atë që funksionon më mirë për pacientë të caktuar. Po ashtu përdorimi i antihistaminave topikale ( pika nga sytë) është i rekomandueshëm tek pacientët që kanë kruarje të konjuktivave.

  • Steroidet në rrugë orale (Prednisone, Cortisone, Triamcinolone etj) Këto medikamente kanë efekte anësore shumë të forta, prandaj rekomandohen e rezerva dhe për një periudhë sa më të shkurtër që të jetë e mundëshme ( sezonale). Të përdoren si armë e fundit ,kur terapitë e tjera nuk janë efikase. Zakonisht trajtimi nis me një dozë të caktuar dhe më pas duke e reduktuar dozën c’do 2 ditë deri në maksimumin e mundëshëm ( por që jep akoma efekt).

  • Steroidet në rrugë topikale. Përdorimi i këtyre steroideve është shumë më i sigurt sesa përdorimi në rrugë orale. Mund të ndihmojë në ndalimi , apo reduktimin e kruarjeve, aq më shumë kur kruarja është e lokalizuar ( psh në sy), gjendet në forma nga më të ndryshmet ( krem, spërkatje, piceta për pastrimin e putrave etj).

  • Ciklosporina (Cyclosporine). Një agjent imunosupresive që mundet të përdoret me doza të ulta me rezultat pozitiv në më shumë se 60 % të pacientëve. Gjithshtu përdoret për të ndihmuar në uljen e dozës së steroideve në rrugë orale. Një prej efekteve anësore që hasen më shpesh është pezmatim afatshkurtër i sistemit gastrointestinal. Zakonisht dozat mund të ulen dhe pas përdorimit pas disa javësh të suksesëshme .

  • Tacrolimus (Protopic® ointment): Ky medikament ka lidhje me cyclosporinën e lartpërmendur. Ka një përdorim shumë pozitiv në trajtimin e dermatiti atopik kur pacienti shfaq kruarje në zona të lokalizuara. Mund të përdoret njëherë ose dhe dyherë në ditë dhe paskësaj mundet të bëjmë reduktimin të frekuencës së përdorur.

  • Suplementet Fatty Acid (me yndyrna te ngopura). Disa lloj vajrash mundet të reduktojnë simptomat e alergjisë tek disa pacientë. Kështu mundet që të provohet përdorimi i capsulave të vajit të peshkut në kombinim me një dietë ushqimore të varfër me yndyrna. Kjo terapi do të ndihmojë për një funskion më të mirë të terapisë së antihisteminës në trupin e kafshës.

  • Imunoterapia ndaj agjentëve të specifikuar. Kur janë kryer analizat dhe tashmë dihet alergjeni shkaktar, njësoj si tek njerëzit, pacientit i jepen injeksione të vaksinës së alergjisë. Zakonisht këto injeksione vazhdojnë për gjatë gjthë jetës së kafshës. Rreth 60-80 % të kafshëve do të përgjigjen pozitivisht kësaj mënyre. Rezultatet mund te merren pas 3-6 muaj të fillimit të vaksinës. Vlen të përmendet se kërkon përkushtim të pronarit si dhe ka një kosto të konsiderueshme.

  • Banjat me ujë të ngrohtë. Tek kafshët që kanë probleme me lëkurën, haset një lëkurë e thatë që acarohet dhe më keë pas c’do larje me ujë dhë shampo. Për këtë arsye tek këto paciente është e nevojshme përdorimi i një shampo të dezenjuar posacërisht për këtë problem. Vlen të theksohet se shplarja e trupit sa më mirë me ujë të bollshëm ka një rëndësi të madhe. Zakonisht është me interes përdorimi i një spray apo lyrje topikale të pjesëve të lëkurës që kanë acarim , pas c’do banjë të dhënë.

Përgatiti Dr Atalvin Zhiva

Burimi informacionit: Veterinary Information Network (VIN)


Lejohet përdorimi i këtij materiali për arsye edukuese me klientat tuaj.

Ju lutemi në rast referimi përmendeni burimin e informacionit që është veterineret.com

 

Advertisements

Na shkruani

Ju lutemi, bëni hyrjen me një nga këto metoda që të postoni komentin tuaj:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: