Nga Dr.Agim Nelaj
Si e kanë krijuar bletarët Varroarezistencen dhe rritjen e toksicitetit në bletë? Taktic.
Bletarët padashur kanë krijuar Varroarezistencën dhe rritur toksicitetin në mënyrë shumë të ngjashme me atë që shkencëtarët e realizojnë në laborator. Taktic Bletarët kërkojnëTaktic!E përdorin në bletë për kontrollin e varroas.Lënda aktive është Amitraza.Bletari e gjykon si një trajtim të nevojshëm për të vrarë parazitët.Ai nuk e di çfarë ndodhë pas kësaj? Nuk është një sekret …>! Varroat vrasin bletët.Studime vërtetojne se një nga arsyet kryesore të kolapsit(humbjes pa nishan)lidhen me përdorimin taktic.
Taktic është prodhuar për t’u përdorur si spray ose për banjëzim të kafshëve. Taktic 12.5% / L, për parazitë, zgjebe etj.Përdoret për 1 litër; gjedhi 2.0 ml;Dele\dhi 4.0 ml; Derra 4.0 ml.Fakti që kjo temë mban ende prodhues,tregon se sa endemike është kjo qasje. Për të përdorur këtë qasje një bletar duhet të jetë i mirë në gënjeshtër. Ai e ushtron këtë “mjeshtri” duke thënë se:e përdor “Për luleshtrydhe”, “mbi dele, lopë dhe derra”, ” Ç ndodh ? Taktic në fakt shëndrohet DMPF që ushtron veprimin toksik mbi bletët. Afërsisht gjysma e dozës origjinal të takticut shkrin në mjaltë ose dyll.Ajo mbetet biologjikisht aktive për disa kohë në formën e DMPF.Testimi tregon se DMPF është një papastërti shumë e zakonshme e dyllrave.Edhe pse Amitraza është konsideruar të jetë “relativisht jo-toksike për bletët”ekspozimi i vazhdueshëm i bletëve ndaj produktit të saj, degradimi në dyll dhe mjaltë lejon mundësinë e veçantë për të ushtruar efekt sublethal (pragvdekje) ose favorizon mundësin e efektit (synergiz) bashkëshoqërues,ndihmues në efektin sublethal dhe të ndotësve tjera. Ndonjëherë bletarët vendosin aq shumë Taktic në zgjojet e tyre,sa janë gjetur nivele tepër të larta të mbetjeve.Gjithësesi,kjo mund të mos helmoi menjëherë bletët.Bletari gënjehet nga ky fakt. Efekti helmues shtrihet në kohë. Por sot problemi më shqetësues në bletari është se; përdorimet e pakontrolluara janë bërë shkak për formimin e mutacioneve rezistente.Gjenet mutan të varrorezistencës nga acaricidet, fshehin diçka të çuditshme që ndodh. Shumica e femrave Varroa “martohem” me vëllezrit e tyre. Mundësia e një femre rezistente që kalon në një mutacion të ri rezistence, krahasimisht me paraardhësit është rritur në masë të madhe.Ndodh që secili zgjua blete, përmban një popullsi relativisht të mbyllur varroa. Ato varroa rezistente shpejtë shumohen. Ndodh që kjo është e vetmja familje në park që është rezisten.Bletari ndoshta nuk do të vërej këtë fakt, pse ajo nuk është përgjigjur trajtimit varrocid.Niveli varroa në familje, vazhdon të rritet, bletari shqetësohet vetëm kur fillon humbja graduale e bletëve.
Në këtë pikë,bletët grabitëse sulmojnë të tjerat, dhe një epidemi e varroave rezistente ka filluar të përhapet në park.. Kjo na sjell në temën e “transmetimit parazit”. Në përgjithësi, duket se “veprimi biologjik i Takticut” është më shumë për shkak të efekteve sublethale(pragvdekje), në vend të një efekti drejtpërdrejtë vrasës(vdekje)në bletë.
Çfarë është efekti sublethal?
DMPF, si shumë insekticide sintetike, është një neurotoxin,që ushtron efektin e saj mbi sistemin nervor,veçanërisht mbi receptorët octopamine të sistemit nervor të bletës.Këta receptorë përfshinë përpunimin e ndijimeve shqisore, rezultatet motorike të antenave dhe në shumë funksione (të mësuarit dhe kujtesës) tek bleta. Bletari e vlerëson tek efekti i Takticut, rënien e menjëhershme të varroave!!. Tiktac ka kohë që është përdorur në bletari me një shumëllojshmëri metoda.Bletarë dhe hulumtues kanë vërejtur një shumëllojshmëri efekte negative mbi bletët (dëmtime ,ulje e përkohshme e pjelljeve,flliqje të thekësuara nga jashtëqitjet).Le të shqyrtojmë studimet e kohëve të fundit mbi shtimin e jashtëqitjeve.Kjo të shpie në transmetimin e sporeve Nosema në zgjua. “Implikimi i dukshëm është se; bletari jo vëzhgues mund të humbasë, të shkaktoi dëm në bletoren e tij, me trajtimet e pamiratuara me Taktic.Është vrejtur se një numër bletarë konstatojnë të njëtin problem nga Nosema pasi familjet janë trajtuar meTaktic. Kjo sigurisht ngre pyetjen, nëse ka lidhje midis përdorimit të Tiktakut dhe Nosemoosis.Studimet në inkubator tregojnë se kjo nuk duhet të jetë një pyetje e vështirë për t’iu përgjigjur..Një bletar duke përdorur këtë qasje jo normale, për kohën dhe nivelin e mbarshtimit në bletari duhet të shtypi çdo ndjenjë e çudi.Nëse varroat janë rezistente ndaj fluvalinatit, ato janë rezistente dhe ndaj amitrazës..Bletaria ka bërë një rrugë të gjatë që këto qasje janë zhvilluar mbi 20 vjet më parë. Ka metoda, që janë shumë më mirë për kontrollin e varroas, për sigurinë e produkteve, për shëndetin bletarëve dhe për mjedisin.Pse duhet të pranojmë ndonjë gjë tjetër? Raporti mbi toksicitetin. Taktiku është Amitraz.Studimet tregojnë se kjo sëbashku me adiuvant( që përdoret tek kafshet, ose bujqësi) ishte më toksike në katër kimikate që përdoren sot në luftimin e varroas, të cilat janë në dispozicion.Taktic përmban Amitraz, nuk përmban permethrin. Amitraza është një amidine. Permethrin është një piretroid.Përdorimi takticut ishte një gabim i pranuar i bërë që’pothuajse 20 vjet më parë!Ne përsërisim gabimet e së kaluarës? Pikërisht për këtë gëzojmë po rezultate të njëjta të vjetra. Në atë kohë shumica e bletarëve shpejt i u larguan bletarisë. Bletët jo vetëm nuk mund të prodhonin ,por edhe të mbijetonin. Sot është një situatë tjetër, mëso nga e kaluara.Unë nuk e di nga se niset një bletar që për mjaltin përdor fjalën “organik” që do të thotë e “të certifikuar organike”,ndërsa përdor Oxitetracikline,Fumidil ,Taktic ,Mavrik,Asuntol etj.Ndër kohë që edhe mjedisi është i mbuluar me pesticide?Sigurisht një zgjua i ngopur me një pesticid të përdorur kunder parazitëve(në zgjua ),ka më shumë gjasa për të ndotur mjaltin sesa një zgjua që bletët kanë ardhur në kontakt me një pesticid në kullotë. Dëmtimi nuk është i habitshëm ! Check mite,Cumavar, Cumafos etj janë organofosfat.Pjesa tjetër e bujqësisë është duke lëvizur larg nga përdorimi i këtyre pesticideve për shkak të dëmtimeve neurologjike kumulative funksionale të njerëzve, që rezulton nga ndikimin i vazhdueshëm në niveleve të vogla të ekspozimit. Bletaria mund jetë segmenti i fundit i bujqësisë ku ende përdoren Fosforoorgani Organofosfati shitet si:Coumaphos,CheckMite,cumavar,etj”Testimi Mbetje” është një tjetër çështje. Pra, këtu është ajo që ne jemi kundër në këtë vend, i gjithë mjalti ka të ngjarë të ketë mbetje të pesticideve.
Ne jemi vendi ku ende nuk kemi vendosur kufij.Kur ne ende nuk kemi të dhëna për mbetjet,në qoftë se këto standarde përqendrimi janë më të larta, si mund të kemi mundësi të përcaktojmë çfarë shkruhet në etiketë kundrejt përbërësve aktivë që ka produkti?
Vazhdon: Përdorimi i Acideve organik dhe vajrave esenciale në bletë
Artikulli u përgatit nga Dr.Agim Nelaj
Nuk lejohet përdorimi i këtij artikulli pa lejën e redaksisë ose autorit!
Ju lutemi në rast referimi duhet të përmendet autori, burimi i informacionit dhe linku përkatës.