

Lia e majmunëve është një zoonozë virale (një virus i transmetuar te njerëzit nga kafshët) e zbuluar në vitin 1958 rasti i parë i lisë së majmunit tke njerëzit është regjistruar në vitin 1970, në Republikën Demokratike të Kongos, në një kohë kur e gjithë bota po bënte përpjekje të mëdha për të eliminuar linë e dhenve. Pas gati 40 vjetësh pa raste të raportuara, Lia e majmunit u rishfaq në Nigeri në vitin 2017. Që prej asaj kohe, në Nigeri janë raportuar mbi 450 raste dhe të paktën 8 prej tyre, kanë shërbyer si eksportues të virusit në shtete të tjera.
Lia e majmunëve është një virus shumë i zakonshëm në Afrikën Qendrore dhe atë Perëndimore, nuk ka tendenca të përhapjes së lehtë mes njerëzve dhe virusi përcillet me simptoma mesatare.
Virusi ka një periudhë inkubimi prej 14 ditësh.
Simptomat fillestare të kësaj sëmundjeje përfshijnë temperaturë, dhimbje koke, dhimbje të shpinës dhe muskujve, si dhe puçrra në fytyrë dhe trup që mund të shkaktojnë djegie dhe të kruara të mëdha, si dhe fryrje të nyejve limfatike, të cilat ndihmojnë trupin të luftojë virusin dhe sëmundjen. Infeksioni largohet gradualisht pas 14 deri në 21 ditësh.
“Për këtë sëmundje nuk ka ilaç specifik, kura përmban vetëm mjekime ndihmëse. Sidoqoftë, për këtë infeksion ka një vaksinë”, tha përmes një deklarate për mediat Jimmy Whitworth, profesor i shëndetit publik ndërkombëtar në “London School of Hygiene & Tropical Medicine”.
Përhapja
Ekspertët thonë se për përhapjen e këtij virusi shërben kontakti i afërt me një person të infektuar. Neil Mabbott, shefi i katedrës së imunopatologjisë në shkollën e veterinarisë në Universitetin e Edinburgut tha përmes një deklarate se virusi përcillet përmes prekjes së lëkurës së infektuar, membranave të mukozës, stërklave respiratore dhe lëngjeve trupore.
“Pasi plagët të jenë shëruar, koret bien në formë pluhuri, por edhe mund të thihen përmes ajrit nga persona të tjerë”, thotë Dr. Michael Skinner, profesor në departamentin e mjekësisë në “College London”, i specializuar për sëmundjet infektive.
Transmetimi mes njerëzve ndodh kryesisht përmes kontaktit të drejtpërdrejt si dhe stërklave respiratore, por duke qenë se ato qëndrojnë në ajër vetëm për disa centimetra, kontakti i afërt duhet edhe të zgjasë disa minuta.
Vdekshmëria
Sipas Michael Head, kërkues shkencor në Universitetin e Sauthemptonit në Mbretërinë e Bashkuar, lia e majmunit mund të përkthehet në një infeksion të rëndë. “Vdekshmëria për këtë lloj virusi ka qenë gjithmonë rreth 1%”, thotë ai. “Vatrat krijohen shpesh në ambiente ku të ardhurat e popullsisë janë të ulëta dhe aksesi në shërbime shëndetësore është i kufizuar”. Sidoqoftë, sipas tij, do të ishte shumë e pazakontë që të shihet shpërthim rastesh në vendet e zhvilluara. “Nuk do të kemi transmetim në nivelin e Covid”, tha ai.
Sipas CDC, dezinfektantët e zakonshëm që mbajmë nëpër shtëpia, mund ta eliminojnë virusin e Lisë së majmunit.