Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Njoftime

Njoftime

Njoftime_____________________________________________________________

Momentalisht kjo rubrikë është e mbyllur!

                   _____________________________________________________________

Qershor 2021

Ftohen të gjithë veterinarët dhe studentët e fakultetit të veterinarisë të marrin pjesë në trajnimi teorik “Aplikimi i anestetikëve tek kafshët e vogla dhe kastrimi/sterilizimi i qenve”. Trajnimi organizohet nga LAV në bashkëpunim me Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve, dhe do të mbahet online, kurse pjesa praktike do të mbahet më vonë.
 
Ligjeruesit edhe për pjesën teorike edhe për pjesën praktike, do të jenë profesorë universitar të Universitetit të Barit në Itali (Prof.dr. Michele Caira dhe Dr. Vincenzo Cicirelli).
 
Gjatë trajnimit do të ketë përkthim italisht-shqip.
 
Për detajet tjera rreth trajnimit (data, kohëzgjatja) aplikantët do të njoftohen me kohë përmes emailit.
Sqarim : Ne kete trajnim mund te marrin pjese studenta dhe te diplomuar nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Shqiperia.
Seminari do te jete online dhe pa pagese.
Per daten dhe oren e caktuar do te njoftoheni nga ana jone si dhe nepermjet email te lartpermendur ku dhe do te beni regjistrimin nese jeni te interesuar.
Suksese!
 
This image has an empty alt attribute; its file name is trajnim.png

Prill 2017

Njoftim rreth mbajtjes së seminarit të datës 25 Prill 2017 të organizuara nga ALMAKO dhe Qëndra e Formimit Profesional të Blegtorëve në bashkëpunim me Fakultetin e Mjekësisë Veterinare me temë “Tendencat bashkëkohore në sektorin e shpendarisë- prodhimit të vezëve duke iu referuar racave të shpendëve dhe përmirësimit racor”

Ftese seminari Prill 2017

_____________________________________________________________

Prill 2017

Optimizi i racioneve ushqimore me anen e programit kompjuterik

_____________________________________________________________

Mars 2017

Të  nderuar,

Nën patronazhin e Bashkimit Evropian,

RTM – Reggio Terzo Mondo në bashkëpunim me organizatën e grave Indira dhe Local Democracy Agency of Kosovo, kanë kënaqësinë të ju ftojnë në prezantimin e Markës Rajonale të “Rajoni i Drinit të Bardhë” të produkteve të derrit.

Prezantimi do të mbahët të hënën, më 27 mars në ora 09:45, në Qendrën e Konferencave Orion, në rr. Rexhep Luci n. 2 në Prishtinë.

Pas prezantimit, do të ketë një ngjarje për degustim të produkteve të regjistruara nën Markën Rajonale “Rajoni Drini Bardhë” në restorantin spanjoll Francisko në rruga Fehmi Agani nr. 83 në Prishtinë.

Prania juaj në këtë ngjarje do të na nderojë!

Per me shume informacion kontaktoni:

Staff RTM Klinë/Klina – Kosovo

Address: Rruga Abedin Rexha, Klinë/Klina – Kosovo

Tel: + 381 (0) 38 733 835

Mob: + 386 (0) 49 502 100

E-mail: rtm.kosovo@rtm.ong

_____________________________________________________________

Mars 2017

_____________________________________________________________

Shkurt 2017

Panairi i parë i prezantimit të lopës së rracës Montebeliard në Shqipëri!

Të nderuar Mjek Veterinere dhe Fermere, jeni të mirëseardhur të merrni pjesë ne këtë event të prezantuar nga ekspertet francez për herë të parë në Shqipëri.

Adresa: Bioferma Rramilli, Fshati Likesh, ish-Komuna Gjepalaj ne Shijak te Durresit.

Personi i kontaktit Gjin Shatri
Kontakti ne Viber
+41762073647njoftim-per-panairin-e-lopeve-te-rraces-montebeliard

_____________________________________________________________
Dhjetor 2016

Frika nga fishekzjarret.png

______________________________________________________________

Nentor 2016

njoftim-montbeliard
_____________________________________________________________

Tetor 2016

lajmerim-seminar-dhoma-veterinare

____________________________________________________________

Tetor 2016

njoftim-nga-almako
programi

Programi

_____________________________________________________________

Shtator 2016

dita-boterore-e-terbimit-njoftim-dekanati

_____________________________________________________________

Qershor 2016

Takim kolegesh.png

_____________________________________________________________

Maj 2016

Njoftim K.Berxholi

_____________________________________________________________

UBT.png

Datë 20 Prill 2016, pranë Universitetit Bujqësor Tiranë do të zhvillohen Zgjedhjet për Rektor i UBT-së 2016-2020!

Njihuni me kandidatët :

Prof.Dr. Bahri MUSABELLIU

Prof.Dr. Ardian MAÇI

____________________________________________________________

Njoftim

_____________________________________________________________

Njoftim nga Prof Kristaq Berxholi

Profilin e profesorit Kristaq Berxholi ne facebook do ta gjeni duke klikuar ne linkun e meposhtem:

Profesor Kristaq Berxholi ne facebook

_____________________________________________________________

logo e konferences

EEVC- Eastern Europian Veterinary Conference

Konferenca Veterinare për Europën Lindore

Do të mbajë në Beograd Konferencën e Parë të saj rreth sëmundjeve të ndryshme tek kafshët e shoqërimit.

Konferenca do të ketë veprimtari të plotë në 3 ditët si më poshtë vijon : E Enjte, 6 Tetor, e Premte 7 Tetor dhe e Shtunë, 8 Tetor 2016. Temat janë të larmishme dhe do të përpiqen të mbulojnë të gjitha fushat e Mjekësisë Veterinare. Më poshtë po përcjellim programin e plotë të Konferencës:

Programi i konferences se mbajtur ne Beograd

Programi i konferences

Konferenca do të jetë në gjuhën Angleze.

Në link e mëposhtëm do të gjeni më shumë informacione rreth disa prej folësve në këtë konference.

Klikoni këtu për të mësuar më shumë rreth folësve në konferencë.

Regjistrimi:

Regjistrimi fillon datë 18 Janar 2016

Tarifa e regjistrimit sipas kategorive të ndryshme:

  Personat e regjistruar deri në datën 17 Korrik 2016 Personat e regjistruar pas datës 18 Korrik 2016
Delegatët 100 € 120 €
Studenta 50 € 70 €
Të ftuar 50 € 70 €

Delegatët me regjistrimin e tyre përmbledhin:

  • Akses të plotë rreth programit të konferencës
  • Hyrjen në konferencë
  • Canta e konferencës ( ku përfshihen Programi Konferencës, Fjala e pjesmarësve, distinktiv me emrin e tyre etj)
  • Certifikata e pjesmarrjes
  • Pushimet përgjatë konferencës ( ku do të shërbehet kafe)
  • Mireseardhja në konferencë.

Regjistrimi i studentave do të përfshijë:

  • Akses të plotë rreth programit të konferencës
  • Hyrjen në konferencë
  • Certifikata e pjesmarrjes
  • Pushimet përgjatë konferencës ( ku do të shërbehet kafe)

Regjistrimi i të ftuarëve do të përfshije:

  • Mirëseardhjen në konferencë.
  • Shëtitje në Beograd

Qëndrimi: Konferenca do të mbahet në një prej hoteleve që është shumë pranë qëndrës se Beogradit. “Hotel Crowne Plaza Belgrade”

Address: 10, Vladimira Popovica, 11070 Belgrade”

Më poshtë po sjellim linkun ku do të gjeni disa prej hoteleve të sugjeruar nga organizatorët e Konferences. Rezervimi dhe pagesa e dhomës do të kryhet nga ju në momentin e mbërritjes në hotelin që keni përzgjedhur.

Klikoni këtu për listën e hoteleve të rezervuara.

_____________________________________________________________

Nentor 2014

Nje falenderim i vecante nga Profesor Kristaq Berxholi:

Te nderuar miq dhe kolege! Do te desha t’ju ve ne djeni per perkrahjen nga kolege dhe specialiste te fushes se Mjekesise Veterinare, prej te cileve kam marre njendihme te cmuar prandaj do desha qe te bej dy falenderime:
1. Do desha te falenderoj koleget e mi, ata qe shpesh i quajme
biznesmene te fushes se Mjekesise Veterinare (fusha e medikamenteve) te cilet pa asnje interes, pa asnje ngushtesi zemre dhe cmire, me mbeshteten per blerjen e projektorit (me vlere mbi 60.000 leke te reja) per vazhdimesine e dhenies se leksioneve per semundjet e panjohura deri tani dhe te diagnostikuara ne vendin tone nga ne, ne ndihme per ngritjen tekniko profesionale te sherbimit veteriner ne baze, qe une kam filluar: Keta jane miqte e ketij sherbimi, jane njerezit me horizont dhe deshire per cuarjen perpara te nivelit te ketij sherbimi:
Keta jane: Dr. Prenge PEPA-Lezhe; Dr. Ilir ZAGANJORI-Shkoder dhe Arben QAFZEZI-Korce.
I falenderoj perzemersisht per kete ekselence te treguar dhe ju uroj suksese ne punen e tyre, shendet dhe perparim te gjithanshem ne konceptet e tyre dhe jo vetem. Faleminderit

2- Do desha te falenderoja gjithashtu dhe Dr. Arber TARAKU, i cili me mbeshteti financiarisht per te vene ne funksionim konxhelatorin me ngrirje te thelle (-30 grade), ne Laboratorin e Virologjise dhe Imunologjise te Fakultetit te Mjekesise Veterinare dhe qe kishte vite qe ishte jashte funksionit. E falenderoj dhe Dr. Tarakun per kete mbeshtetje ekselente gjithashtu.

Ka dicka qe tregon se tek ne ka njerez me kulture, ka njerez me ndjenje mbeshtetje, ka njerez qe te kuptojne dhe te thone dhe faleminderit.
Ju ftoj ti pershendesim se bashku keta kolege dhe miq.

Qershor 2014

Dog Show Tirana 2014

Date: 15 Qershor 2014

Kliko këtu për të lexuar rregulloren e konkursit:

dogshow1

dogshow2

 

_________________________________________________________________

ORGANIZATA RINIA STUDENTORE ne bashkepunim me Universitetin e Mjekesise Tirane dhe Universitetin Bujqesor te Tiranes, e mbeshtetur edhe nga Ministria e Mireqenies Sociale dhe Rinise, organizojne Konferencen Shkencore mbi Antibiotikorezistencen, ne daten 11 Prill 2014.
Organizata Rinia Studentore në kuadër të ideve të reja nga studentët dhe bashkëpunime të ndryshme me njerëz kompetent në fushat mjekësore (humane dhe veterinare) hedh idenë e realizimit të konferencës me temë “Antibiotiko-Rezistenca”, një problem i madh i cili po shqetëson çdo ekip studiuesish në këtë drejtim.
Në fokus do të jenë zhvillimet e fundit të shkencës mbi mikrobiologjinë e organizmave dhe reagimet e tyre ndaj antiobiotikëve, rezistenca që ata shprehin karshi tyre, prespektivat e së ardhmes dhe eleminimi i dozave të dëmeve mbi tërësine morfo-funksionale të trupave. Gjithashtu në fokus do të jetë një ndërlidhje midis qënieve humane e kafshëve duke pasur si synim ndërlidhjen e organizimin e tyre si një përgjigje e vetme.

Synimi është ndërgjegjësimi dhe kapja e zhvillimit të rendit të shkencës që synon akoma më shumë të rrise tek qëniet e planetit jo vetëm jetëgjatësinë por dhe cilësinë e jetës. Në këtë konferencë pjesëmarrja e studentëve është fokusi kryesor por jo vetëm, duke qënë se diapazoni i temës përfshin risitë e zhvillimet e reja të fushës së mikrobiologjisë, shëndetësisë e jetës sociale dhe mundesitë e njohjes së këtij rreziku që i paraqitet shoqërisë shqiptare dhe asaj botërore.
Na nderojnë në këtë konferencë specialistë të kësaj fushe, profesorët e nderuar: Prof. Dr. Pranvera Çabeli (Profesoreshë e Mikrobiologjisë pranë Fakultetit të Mjekësisë Veterinare) dhe Prof. Dr. Betim Byku (Mikrobiolog dhe me karrierë shumë të pasur në fushën e shëndetit). Me dijet dhe marrdhëniet e tyre në këto zhvillime do përcjellin kualifikimet, ekspetimentet dhe hapat e reja bërë në zhvillim të Antibiotiko-Rezistencës në organizma.
Numri i pjesemarresve do te jete i kufizuar ne 100 studente. Cilido student qe ka deshire mund te rregjistrohet, pa u kushtezuar nga dega qe studion.

TE GJITHE PJESEMARRESIT DO TE PAJISEN ME CERTIFIKATE TE NJOHUR NGA MINISTRIA E MIREQENIES SOCIALE DHE RINISE

Pagesa per tu bere pjese e ketij aktiviteti eshte :
1000 Lek.
Per t’u rregjistruar mund te kontaktoni ne email: riniastudentore@gmail.com ose ne inbox, duke na derguar te dhenat tuaja personale (Emer,mbiemer,dega viti email dhe nr cel).

Per info te metejshme kontaktoni ne profilin tone dhe ne numrin e telefonit 069 47 18 099

Ju mirepresim !
STAFI RINIA STUDENTORE

————————————————————————————————————————————————————————–

Mars 2014

 

logo_azhbrAgjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR) e Shqipërisë në bashkëpunim me GIZ shpallin Thrirrjen e Tretë për Dorëzimin e Aplikimeve të Skemës së Granteve “IPARD-like” 2012 – 2014 për zhvillimin e sektorit agro-ushqimor në Shqipëri.

Thirrja e 3të do të qëndrojë e hapur nga data 17 Mars deri në datën 02 maj 2014, ora 16:30, me orën lokale.

Skema e Granteve “IPARD-like” zbatohet në kuadër të Projektit EU-IPA 2011 “Mbështetje për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural” (SARD). Skema e Granteve bashkëfinancohet nga BE-ja (75%), me GIZ si Autoritet Kontraktues dhe nga Qeveria Shqiptare (25%), me AZHBR-në në rolin e Autoritetit Kontraktues.
Buxheti i përgjithshëm në dispozicion të granteve pavarësisht nga numri i thirrjeve është 8.270.000 EURO kontribut publik, nga të cilat 6.200.000 EURO janë kontribut i Komunitetit dhe 2.070.000 Euro janë nga kontributi Kombëtar.
Thirrja është e hapur për të gjithe personat (fermerë, persona fizik dhe juridikë) puna dhe veprimtaria e të cilëve zhvillohet brenda territorit të Republikës së Shqipërisë në fushat e prodhimit bujqësor ose të agro-përpunimit; në sektorët e qumështit, mishit, frutave dhe perimeve.
Aplikimet mund të dorëzohen në lidhje me dy Masa:

Masa 1 Investime në fermat bujqësore
Masa 2 Investime në përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore.

Klikoni për udhëzuesin e aplikimit: Aplikimi 2014

——————————————————————————————————————————

Shkurt 2014

Nga AUV-auv

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), njofton të gjithë fermerët blegtoral të Republikës së Kosovës, se duke filluar nga data 01.02.2014 deri me datë 31.03.2014 do të zhvillohet fushata për ri,regjistrimin e kafshëve, me të cilën do të bëhet verifikimi gjendjes reale të numrit të kafshëve ne ferma.
Qëllimi i fushatës është rifreskimi i bazës së të dhënave të Identifikimit dhe Regjistrimit të Kafshëve në nivel vendi, qe të dimë numrin e saktë të kafshëve në ferma ku përmes numrit të matrikullit do të dimë adresën e saktë të secilës kafshë. Të dhëna këto që do të përdorën për numrin e kafshëve të cilat aktualisht gjinden në fermat e juaja, me qëllim të eliminimit të parregullsive, me rastin e aplikimit për përfitimin e subvencionimit dhe granteve Qeveritare.
Kjo fushatë do të ndihmoj në uljen e qarkullimit të kafshëve të pa regjistruara që konsiderohen si te kontrabanduara ku ne çdo kohe dhe vend do të konfiskohen. Të dhënat statistikore nga ne si autoritet do të përdoren për kontrollin dhe eliminimin e sëmundjeve infektive të kafshëve.
Ftojmë të gjithë fermerët që të bashkëpunojnë me praktikat veterinare në terren, që veprojnë në komunat e juaja, të cilat janë të kontraktuara nga AUV për kryerjen e këtyre shërbimeve falas.
Regjistrimi i kafshëve bazohet në ligjet e aplikueshme të Republikës së Kosovës ku ju si fermer blegtoral obligoheni për respektim. Përveç kësaj ju humbeni të drejtën për përfitim të shërbimeve shtetërore që ofrohen për ju.

auv

________________________________________________________

27 Nëntor 2013

prof Caci1prof caci3Më datën 27 Nëntor 2013 ndërroi jetë një prej pedagogëve më të njohur të Fakultetit të Mjekësisë Veterinare. Një prej figurave më të njohura të Veterinarisë. Profesor Anastas Munguli, apo sic e njihnin të gjithë Profesor Çaçi! Kjo është një humbje jo vetëm për familjarët dhe miqtë e tij, por për të gjithë veterinarinë shqiptare. Dijet dhe njohuritë e Profesor Çaçit zbatohen sot në praktikë nga mijëra Mjek Veterinerë, ish studenta të tij. Humori dhe buzëqeshja e tij do të na shoqërojë përgjatë gjithë jetës dhe punës sonë. Profesor ti vërtet u ndave sot nga ne, por kujtimi juaj nuk do të shuhet asnjëhere. Profesor Çaçi, ju nuk do të kujtoheni vetëm nga familjarët dhe miqtë tuaj, por Ju do të kujtoheni në katedrat ku për shumë vjet edukuat mijra studenta, do të kujtoheni në c’do tavolinë dhe rast takimi, ku humori juaj kishte aq lezet dhe e shtonte akoma më shumë gëzimin e këtyre takimeve, do të kujtoheni në takimet tona, të Mjekëve Veterinerë, pasi vërtet do të na mungojë konsulta juaj e vyer, do të kujtoheni dhe nga shumë Veterinerë në terren që do të thonë me krenari në një diagnostikim dhe trajtim të sukseshëm: KETE E KAM MESUAR PREJ PROFESOR ÇAÇIT!

FORT I NDERUAR DHE I PAZVENDESUESHEM PROFESOR ÇAÇI ; TE FALENDEROJME PER GJITHCKA NA KENI MESUAR.

NE TE GJITHE THEMI : JAM KRENAR QE KAM QENE STUDENTI JUAJ!

VEPRA DHE KUJTIMI YT DO TE RUHET PERGJITHMONE MES NESH.

LAMTUMIRE!

——————————————————————————————————————-

Nga Profesor Petrit Berberi, koleg dhe mik i pandashëm me profesor Çaçin:

prof Caci2Dje ne oren 12.00 u nda nga ne nje nga profesoret me te talentuar. Une e kam shume te veshtire te shkruaj per Cacin qe kam kalur pjesen me te madhe te jetes time ne nje kateder, ne nje lende, plot 46 vjet duke perfshire dhe jeten studentore. Megjitheate me sy te perlotur dhe shume pikellim po shkruaj pak rreshte se jeta e tij kerkon shume qe te shkruash. Une e kam patur shok dhe shkuar vellait dhe mund te them se Ai ka lene nje trashegimi te pashlyeshme didaktike, shkencore dhe edukative qe do ju sherbeje brezave te sotem dhe te ardhem te Fakultetit dhe me gjere. Caci ka qene dhe do mbetet model i punes dhe seriozitetit te nje njeriu te palodhur e te pergjegjshem. Prtofesori, shoku im ka qene model i paperseritshem ne marredhenjet me koleget dhe studentet qe aq shume i deshte. Kete e di shume mire une qe shpesh bisedonim per ecurine e tyre dhe si mund t’i ndihmonim per te dale sa me mire. Ku qe Caci ishte humori, ishte gezimi, ishin bisedat shume te kendeshme. Nga dora e te palodhurit Caci kane dale mbi 4000 mjeke veterinere qe sot sherbejne me devotshmeri ne cdo skaj te vendit tone dhe jashte. Ai kenaqej kur degjonte mire per ta dhe shpesh kur bisedonim me thoshte : Petrit jemi lodhur pak por kur degjojme mire per ta clodhemi krejtesisht. Mua me vinte shume mire se dhe une isha pjese e asaj pune qe kemi bere dhe e ngacmoja por Ai asnjehere nuk dinte te thoshte fjale te keqija. Ishte njeri shume tolerant dhe per kete une e desha dhe me shume dhe e respektonim njeri tjetrin teper sa shpesh sikur krijonim nje fare zilije qe shkonim aq mire. Kudo qe shkonim do ishim bashke. Caci ka lene nje kujtim shume te mire edhe ne Kosove ku dha me nje elekuence te vecante leksione per 10 vjet rresht se bashku me mua. Kjo u pa dhe ne ceremoni ku kishte pjesemarrje dhe nga Kosova dhe shume mesazhe me ardhe mua qe ngushellonin Familje shume te nderuar te tij dhe mua, si dhe ne FB. Caci semundjen e rende e perballoi me shume kurajo duke qene gjithmone gazmor dhe humorist. Kur shkonim ne per ta takuar asnjehere nuk u ankua por me humorin e tij qe e karakterizonte na e bente edhe neve shume te lehte dhimbjen qe ndjenim. Edhe familja e tij, bashkeshortja Leni, vajza Mimoza, Djemte Arseni dhe Aneli bene te pamunduren t’ja lehtesonin dhimbjet. Une si shok shume i ngushte i tij per kete i kam falenderuar shume. Po keshtu nuk haroj ta kujtoj dhe krushkun e tij Kajon qe Caci e deshte shume, dhendrin e tij Fredin qe aq shume jane perkujdesin per Cacin tim te dashur. Nje falenderim te vecante nga ana jeme ja kushtoj dhe kunatit te tij Vasos dhe motres se Lenit Letes qe u perkujdesen aq shume ne Greqi per te shtrenjtim tim Caci.

————————————————————————————————————————–

Profesor Luigj Turmalaj:

Të dashur studentë, ish studentë, Profesorë dhe kolegë.
Nën peshën e një dhimbjeje të thellë po shkruaj disa rrjeshta që nuk do të kisha dashur t’i shkruaja kurrë. Me datën 27 Nëntor 2013 ndërroi jetë një njeri shumë i dashur për ne të gjithë, Profesori ÇAÇI. E njoha 30 vjet më parë kur fillova studimet e larta dhe më ra në sy ky BURRË me pamje të jashtme prej fisniku, me zërin kumbues fort të këndshëm , përgatitje profesionale prej shkencëtari dhe më pas edhe bota shpirtërore plot mirësi dhe dashuri. Sa më shumë vite kalonin pranë Profesorit, aq më shumë dilnin në pah vlerat unikale të një njeriu të rrallë. Profesori ishte i dashur, i thjeshtë dhe miqësor kur duhej, konseguent dhe i papajtueshëm ndaj asaj që nuk duhej. Profesori ishte i këndshëm në leksione, praktika dhe provime, por edhe në kohë të lirë. Oborrit të fakultetit i shtohej buzëqeshja kur Profesori kalonte mes nesh, tavolinave të sebepeve u shumëfishohej kënaqesia nga prezanca dhe humori, ngjarjeve serioze u jepte vlerë dhe dinjitet. Profesori mbodhi në jetën e tij të shkurtër dhe të gjatë mijëra e mijëra miqësi dhe mirësi kudo në trojet Shqiptare, nga veriu në jug, në Kosovën e tij që aq shumë e donte, në trojet shqiptare të Maqedonisë e Malit të Zi, etj. Ai evokoi tek ne dashurinë për profesionin, për vlerat e domosdoshme të qytetarisë dhe atdhedashurisë. Të skaliturit nga dora dhe mendja e tij ndodhen në katër anët e botës. Ata u bënë specialistë të shquar, familjarë të denjë, madje dhe udhëheqës bashkëkohorë si ministra, deputetë deri president. Profesori ynë i paharruar fatkeqësisht u mund nga sëmundja e rëndë dhe u nda fizikisht nga ne, por Ai nuk ka vdekur dhe nuk mund të vdesë përderisa la kujtime të pashlyera në mendjen dhe zemrën e qindra mijëra studentëve, bashkohësve, kolegëve, miqve dhe familjarëve të dashur. Profesori la pas mbi të gjitha modelin e njeriut të mirë, për të cilën do të thoja ” lum ai që do të dijë t’i marrë dhe t’i mirpërdorë këto vlera si ushqim të gatshëm për moralin, profesionalizmin, qytetarinë dhe familjaritetin në vazhdimësi …..”. I dashur Profesor, disa fjalëve të mia të pakta ne të shkruar por të shumta në memorie po u vjen ngadalë fundi, por fjalët e shpirtit do t’i dërgoj sa herë do të shoh dhe prek me mall tavolinën tënde të punës, të lexoj rrjeshtat e mendjes dhe penës tuaj të artë, të vijnë festat kur ne përshëndeteshim kurdoherë…kurdoherë… kurdoherë. Në këte momet të thellë dhimbjeje, gjej rastin të ngushëlloj familjen e Profesorit, bashkëshorten, djemtë, vajzën, nipat dhe mbesat që Profesori aq shumë I donte. Po ashtu, dua të ngushëlloj me po aq sinqeritet shokët dhe bashkudhëtarët e jetës së Profesor Çaçit, Profesorët e Fakultetit të Mjekësisë Veterinare, Veterinerët në të gjithë Republikën dhe studentët e FMV për këtë humbje të madhe. Ndërkohë u bëj thirrje shoqërore të gjithë ish-studentëve të Profesorit që sot në orën 14 të bashkohemi fizikisht dhe shpirtërisht për të respektuar kujtimin e Profesorit tonë të dashur.
LAMTUMIRË PROFESOR! SHPIRTI JUAJ U PREFTË NË PAQE! FALEMINDERIT PËR GJITHÇKA TË MIRË BËRE DHE LE NË KËTË JETË!
I PËRJETSHËM QOFTË KUJTIMI JUAJ PROFESOR!

Fotot nga Mexhid Haxhimusa

Fotot nga Mexhid Haxhimusa

________________________________________________________________________________________________

Shtator 2013

Lajmërim i dërguar nga Dhoma e Mjekëve Veterinare të Shqiperisë:

Të nderuar kolege dhe kolegë!

BSAVANga Shoqata Britanike e Veterinerëve të Kafshëve të Vogla (BSAVA), vjen një ftesë speciale ku ftohen të gjithë Mjekët Veterinerë nga Shqipëria, që punojnë me kafshët e vogla të bëhen anëtarë të kësaj shoqate pa detyrimet vjetore, pra falas. Ky anëtarësim do të jetë i vlefshëm për një periudhë 3 vjecare.

BSAVA ka filluar kështu një program duke ju dërguar një ftesë të tillë vendeve që janë duke u zhvilluar. Ftesa e parë ju është dërguar 8 vëndeve: Indi, Sri Lanka, Ukraine, Shqipëri, Guatemale, Paraguaj, Kenia dhe Mozambik.

Aplikuesit duhet të përmbushin këto kritere:

  •  Duhet të jeni duke ushtruar profesionin si një kirurg veterinar i kualifikuar dhe i licensuar për të ushtruar profesionin në vendin tuaj.
  • Ju duhet të banoni në një nga vëndet e poshtëpërmenduara: Indi, Sri Lanka, Ukraine, Shqipëri, Guatemale, Paraguaj, Kenia ose Mozambik.
  • Duhet të dispononi një adresë e-mail si dhe mundësi shftytëzimi nëpërmjet internetit të programeve online që ne do të ofrojmë si dhe mundësi të tjera që ofron ky anëtarësim.

Nëse ju i plotësoni të 3 kriteret e mësipërme ju lutemi klikoni më poshtë për të kryer anëtarësimin.

Theksojmë se përdoruesit e internetit “Firefox” nuk mund të mbushin dot aplikin online :

Klikoni këtu për të plotësuar formularin e anëtarësimit.

Për të parë ftesën origjinale ju lutemi klikoni më poshtë:

Klikoni këtu për të parë ftesën e anëtarësimit të dërguar nga BSAVA

——————————————————————————————–

Prill 2013

dita boterore veterinarise 2013

dita boterore veterinarise 2013

——————————————————————————————————–

Nentor 2012

Seminari i pare online

——————————————————————————————————–

Nentor 2012

Ndahet nga jeta Prof.Dr Dashamir Xhaxhiu

Me keqardhje njoftojmë se sot u nda nga jeta pas një semundje të rëndë,Prof. Dr Dashamir Xhaxhiu .
Profesor Dashamir Xhaxhiu ka përfunduar studimet në Universitetin Bujqësor Tiranë dhe përgjatë gjithë kohës ka qenë pedagog pranë Fakultetit të Mjekësisë Veterinare.
Profesor Dr Dashamir Xhaxhiu u emërua në krye të Institutit të Studimeve Veterinare, pasi mori gradën “Profesor i Fiziologjisë, në Universitetin e Berlinit. Në gusht të vitit 2007 ai u emërua shef kabineti në Presidencë.

Ceremonia e përcjelljes së tij në banesën e fundit do zhvillohet datë 21/11/2012 në orën 14.00

Profesor Dashin do ta kujtojnë me mall dhe respekt ish kolegët dhe brezat e shumtë të studentëve të tij

____________________________________________________________________

Tetor 2012

 
Të nderuar kolegë, Fakulteti i Mjekësisë Veterinare, në kuadër të 60 vjetorit të krijimit të Fakultetit të Mjekësisë Veterinare do të organizojë Sesionin Shkencor “Mjekësia Veterinare, Gjëndja dhe Prespektiva” në datat 31 Tetor dhe 01 Nëntor 2012.Si Dekan i Fakultetit të Mjekësisë Veterinare është privilegj t’ju ftoj në këtë event, i cili do të kontriboj në rritjen e standardeve në fushat e kërkimit veterinar. Në vëmëndjen e organizimit të këtij sesioni shkencor në kuadër të pëvjetorit të 60-të do të jenë risitë në kërkimin shkencor dhe mirëqenien e kafshëve, si një objektiv i vazhdueshëm që në themelimin e këtij institucioni.Një botë – Një shëndet është koncepti i unifikuar mes mjekësisë veterinare dhe humane për të përmirësuar shëndetin global për njerëzit dhe kafshët. Globalizimi i tregtisë së kafshëve dhe produkteve me origjinë shtazore dhe lëvizja e lirë e njerëzve rrisin rëndësinë e monitorimit dhe parandalimit të sëmundjeve të kafshëve me qëllim mbrojtjen e shëndetit publik nga sëmundjet e reja si zoonozat. Kafshë të shëndetshme = njerëz të shëndetshëm është motoja. Në këtë mënyrë mirëqenia e kafshëve është e pandashme me shëndetin e kafshëve dhe kjo është e lidhur fortë me shëndetin publik veterinar.Ftojmë profesoratin e Fakultetit të Mjekësisë Veterinare, mjekët veterinerë, studentët e Shkollës së Doktoraturës, si dhe të gjithë të interesuarit e fushës të bëhen pjesë e këtij programi Jubilar.            Me respektProf . Dr. Dhimitër Rapti
 
 
 
Tetor 2012
Takim per Mbrojtjen e jetes se kafsheve dhe te qenve te braktisur
Data: 04/10/2012
Njoftuesi: Zyra Qytetare per Mbrojtjen e Mjedisit
Zyra Qytetare per Mbrojtjen e Mjedisit, Instituti i Politikave Mjedisore, Aleanca per Mbrojtjen e Qenve te Braktisur, Shoqata PAPA dhe Qendra e Informacionit e Bashkimit Evropian ne Shqiperi, organizojne tryezen per Mbrojtjen e jetes se kafsheve dhe te qenve te brakstisur.
Takimi zhvillohet ne kuader te Dites Nderkombetare te Mbrojtjes se Kafsheve, me 4 Tetor 2012, ora 12.00 ne mjediset e Qendres se Informacionit te Bashkimit Evropian ne Shqiperi.
Ftohen te gjithe te interesuar te behen pjese e kesaj filozofie
———————————————————————————————————————————————————————————————————————–
Shtator 2012
__Konferenca e Veterinereve te Europes Jugore( SAVC) dhe kongresi nacional i AVEPA ( Shoqata Spanjolle e Kafsheve te Vogla )
-18-20 Tetor 2012 Barcelone, Spanje.Qëllimi i kësaj koference është të jetë një udhëheqës i praktikave veterinare dhe për vazhdimësinë e edukimit profesional te mjekëve veterinerë në Europë. SEVC është vendi për të mësuar teknikat , raste të ndryshme klinike , si dhe për tu njohur me përdorimin e pajisjeve të reja.
Kjo është arsyeja përse këtu marrin pjesë folës nga gjithë bota ç’do vit për të paraqitur proçedura dhe teknika të reja si dhe të prezantojnë rastet e tyre klinike.Klikoni këtu për të parë listën e kolegëve folës nga mbarë bota: http://www.sevc.info/pdf/2012/press_VPMA_UK.pdf
Programi shkencor i AVEPA-SEVC për kafshët e shoqërimit përfshin më shumë se 150 leksione nga më shumë se 80 folës nga mbarë bota.
Për të parë të plotë programin shkencor ( leksione, seminare, video etj ) si dhe për informacione si të regjistroheni në këtë kongres ju lutem vizitoni faqen e SEVC ose klikoni këtu: http://sevc.info/index.php?option=com_content&view=article&id=66&Itemid=96&lang=en
Përmisoni aftësitë tuaja ! Një tipar tjetër unik i SEVC është se në laboratore dhe në ambejntet e punës , nën drejtimin e instrukorëve nga gjithë bota, delegatët do të kenë mundësi të prekin dhe të prefeksionojnë vetë tekinkat e reja duke përdorur pajisje nga më të fundit që gjenden në treg.
Për më shumë informacione në lidhje me këtë program klikoni këtu: http://sevc.info/index.php?option=com_content&view=frontpage&Itemid=93&lang=enCdo vit SEVC fton delegatët në konferencën e saj vjetore” Grand SEVC Fiesta” .
Është një eksperiencë që nuk duhet humbur.Southern European Veterinary Conference (SEVC) and Congreso Nacional de AVEPA – Oct. 18-20, 2012 – Barcelona, Spain.
The goal of the Southern European Veterinary Conference is to be the leading companion animal veterinary practice information and continuing education event in Europe. SEVC is the place to learn techniques, clinical cases and the use of new equipment. This is why world-known speakers participate every year to present new procedures and to present their clinical cases. Click here to view the list of Speakers.
The Scientific Programme of AVEPA-SEVC for companion animals includes more than 150 lectures presented by more than 80 speakers worldwide. To view the full Scientific Programme (Lectures, workshops, ATV, etc.) and for information on how to register for the congress, please visit the SEVC website.
Enhance you practice skills! Another unique feature of the SEVC is its workshops providing delegates with the chance to gain hands-on lab experience and to learn new technique using the latest equipment on the market under the guidance of world-class instructors. For information about this programme, click here.
Every year the SEVC invites all conference delegates to its annual “Grand SEVC Fiesta”. It’s an experience not to be missed !
_________________________________________________________________________________________________________
Maj 2012Në emër të këshillit egzekutiv SIRA dhe Komitetit Organizativ ne jemi të gezuar t’ju ftojmë të merrni pjesë në:KONGRESIN E DHJETE TE SHOQATES ITALIANE TE RIPRODHIMIT TE KAFSHEVE (SIRA)DHE KONFERENCA E PARE BALLKANIKE PER BIOLOGJINE DHE RIPRODHIMIN E KAFSHEVE TE FERMAVE DHE AKUAKULTURESE cila do të mbahet në Tiranë në Pallatin e Kulturës- Dhoma e konferencaveDatë : 23-25 Maj 2012Ky kongres do të ofrojë një forum për shkembimin e ideve,mendimeve dhe informacioneve nga kërkues të kësaj fushe si dhe mjek veterinerë që punojnë në këtë fushë.Konferenca do të përfshije 3 Ligjërata dhe 1 seminar ku do të diskutohen tema të ndryshme për të interesuarit në fushën e riprodhimit të kafshëve blegtorale dhe peshkimit.Temat e leksioneve kryesore përfshijnë : a) kontrollin e riprodhimit në të imta ( dele dhe dhi) ; b) akuakulturës si dhe; c ) qenve endacakë.Tema e seminarit është ” Pospartum e gjethit” nga folës që vijnë nga fusha të ndryshme shkencore si: fiziologji , endokrinologji, farmakologji , të ushqyerit .Pagesa e pjesmarrjes është 70 euro  dhe kjo pagesë përfshin : 1)Hyrjen , 2) nje cantë me të dhëna dhe broshura të ndryshme si dhe certifikatën e pjesmarrjes ,3) Një koktel mirëseardhës , kafe gjatë pushimeve dhe dreka. 4 ) Koncert në fund të konferencës. Nëse jeni të interesuar mund te paguani anëtarësimin në S.I.R.A e cila kushton 40 euro .Për më tepër informacion si dhe programin , ju ftojmë të vizitoni linkun e mëposhtëm :http://www.xcongressosira.org/files/1.program_SIRA_TIRANA_2012–1-.pdf
Maj 2012 
__________________________________________________________________________________
28 Prill 2012

 

Dita Botërore e Veterinarisë

Kjo ditë është sugjeruar nga Shoqata Botërore Veterinare ( WVA) në vitin 2000 dhe festohet c’do të shtunë të fundit të muajit Prill. Në vitin 2008 WVA dhe Shoqata Botërore e Shëndetit të Kafshëve  ( OIE) ranë dakord të krijojnë Ditën Botërore të Veterinarisë .Kjo ditë synon shpërblimin dhe festimin nga shoqata të ndryshme nëpër botë , duke festuar këtë dite tregojmë respeketin dhe falenderimin për  profesionin e Mjekut Veteriner .Këto festime duhen kryer në të gjithë botën nga shoqata dhe instuticione të tjera dhe me anën e  aktiviteteve të ndryshme të përkujtojnë këtë ditë.

Shpresojmë që në Shqipëri dhe Kosovë , po ashtu dhe në Maqedoni, vitin tjetër ta festojmë këtë ditë duke përkujtuar dhe falenderuar të gjithë brezat e Mjekëve Veterinerë shqiptare ndër vite.

Të nderuar kolegë ; Gëzuar Festën !

 
___________________________________________________________________________________
 
Mars 2012
MV Prof. Anesti Rako

Me dhimbje njoftojme se ndahet nga jeta , Mjek Veteriner Profesor Anesti Rako.

Profesor Rako është një nga figurat e Veterinarisë Shqipëtare.Ju shprehim ngushëllimet familjes dhe të afërmeve .

Një historik i shkurtër rreth jetës dhe aktivitetit të Profesor Anesit Rako është sjellë për revistën onlinë “Veterineret” nga kolegu dhe mik profesor Rakos ,Mjek Veteriner dhe shkrimtari Agim Nelaj :

Anesti Vasil Rako, u lind në Korçë në 27 .10.1938.I martuar me 2 fëmijë.Në viti 1951 mbaroi shkollën 7 vjeçare Tiranë, në vitin 1955 gjimnazin “Qemal Stafa” Tiranë dhe në1959 studimete larta në fakultetin e Mjekësisë veterinareve Tiranë.Ai ka kryer detyra të ndryshme:1959-1961Kryespecialist i rrethit Dibër;1961-1963 kryespecialist Kote Vlorë;1963-1968 Krye specialist NB V orë,Tiranë.1968-1978 Krye specialist NB Gjergj Dimitrov Tiranë;1978-1989 Përgjegjës i departamentit ParazitologjisëIKV Tiranë;1989-1987Drejtor i Shërbimit veterinar i Republikës slë Shqipërisë.Ai zotronte Anglisht, Italisht, dhe Rusisht.Aktivitet kryesore të tij , përfshijnë pregatitje projektesh, programe studimore me karakter përgjithësues , veçoj këtu rikustruktimine shërbimit veterinar shqiptar.Ai ishte pjesëmarrës në pregatitjen e disa ligjeve ;veterinar,të ushqimit, të pyejeve, të peshkimit.Ai ishte iniciues dhe themelues i Komitetit Ballkanik veterinar dhe presidenti i parë i saj.Sekretar i këshillit shkencor i IKV;Iniciues i futje së preparateve antiparazitareIvomec,Albendazol etj .Pjestar i disa grupeve” Ad Hoc” Të komisionit evpropian për probleme veterinaretë ballkanit.Ai ngriti linjën e vaksinave vajore në IKV dhe përshtatjene teknologjisë së tyre.Dr.Nesti si i flisnim zakonisht ka 33 punime shkencore në disa fusha:gjinekologji në lopë,Bletë,Keratokonjuktiviti në viça,Parazitologji,gjurmime të leukozës,Studim mbi vaksinën e Leptospirozës,kërkime për Toksoplasmosën etj.Ai na ka lënë disa monografi-Imunologjia e kafshëve të reja, 1984;-Kulloshtra1986,;Sëmundjet e gjelit të detit1982,Sëmundjet që bartin riqnat1985;Momente të rëndësishme në shëndetine derrave 1985; Mjekësia veterinare e dhive 1984;Luftimi i brucelozës dhe Shërbimi veterinar Shqiptar, 1979;Luftimi i leptospirozës.Ka udhëhequr 5 diplloma studentësh,recenca e oponenca të kualifikimit pas universitar 7;Recensione librash dhe artikuj shkencore,Është pjesmarrës në disa aktivitete të organizuar në: Itali ,Francë,Belgjik,Suedi, Greqi, Jugosllavi Austri etj.Ku ai ka mbajtur disa referate si:Studim mbi reformëne politikave bujqësore në Shqipëri 1993, referuar në organizatën botrore të ndihmës dhe zhvillimitOCDE Paris,Francë:Mbi reformëne ligjëshmërisë, indisustrisë ushqimore, veterinarisë 1994, në OCDE ETJ.Antarsime:Përfaqësues i Shqipërisë në OIE, FAO-1989-2007;Përfaqësues në komisionin veterinar rajonal Europian;Përfaqësues në OCDE;Përfaqësues në Komitetin veteriner të ballkanit etj.
Ja si shprehen për profesor Rakon disa prej kolegëve të tij :

MV Hekuran Huna :Une kolegun Anesti Rako e kam njohur personalisht.Ai ka qene njeriu me i komunikueshem me koleget, kishte nje diapazon shume te gjere per sherbimin veterinar dhe gjate  gjithe jetes  i ka sherbyer me nje devotshmeri te madeh , une jam i pikelluar kur e kam marre vesh kete.Ngushellime familjes.

MV Matilda Xhepa :Une kam punuar ne nje zyre me Dr. RAKON, ishte Drejtor i Drejtorise Veterinare ne Ministrine e Bujqesise deri ne vitin 1997. Eshte i vetmi qe e ngriti profesionin veterinar ne nivel aristokrat. Kontributi i tij eshte i cmuar dhe ndoshta i pazevendesueshem, eshte humbje e madhe per veterinarine shqiptare. Ngushellime familjes.

MV Agim Nelaj :U nda nga jeta Profesor Dr.Anesti Vasil Rako.Figurë e shquar e mjekësisë veterinare Shqiptare.I shpreh Familjes, ngushëllimet e mija dhe bashkëpuntorëve të drejtorisë së Bujqësisë dhe mbrojtjes së konsumatorit Sarandë.

MV Mark Precingushellime familjes,ruaj nje resoekt te vecante,madje diplomen e kam me firmen e tij, si kryetar i komisionit shteteror te diplomimit,kam mbrojtur diplomen para tij.

MV Abdyl Arifaj : Edhe un shpreh ngushllime familjes se te ndjerit Rako dhe te gjith kolegve veteriner. Vdekja e Anesti Rakos eshte humbje per mjeksin veterinare, i cili ka kontribt te pa diskutueshem ne sherbimin veterinar Shqipetar.

13 Mars 2012

 ______________________________________________________________________________________________________________

 

Prishtinë, 12 shkurt – Për shkak të kushteve të rënda atmosferike dhe acarit të madh që ka përfshirë mbarë vendin, Universiteti i Prishtinës shtyn të gjitha provimet, marrjen  nënshkrimeve, marrjen e notave dhe aktivitet e tjera akademike, të parapara për këtë javë me studentë. Provimet dhe aktivitetet tjera rifillojnë sërish nga data 20.02.2012.

_______________________________________________________________________________

Shkurt 02

Datat e provimeve të stazhit janë:

  Sëmundje Derra Sëmundje Shpendë Higjenë Mishi. Thertore
Datat Shkurt 8, 16 , 17 Mars 1 , 2 Mars 8 , 9
 
————————————————————————————————————————-
 
 Diten e premte  dt 20.01.2012 or 11 ne sallen ALBIDEA, Profesor Kristaq BERXHOLI paraqet prezantimin  per:  VIRUSIN E NILIT PERENDIMOR NE VENDIN TONE:
Prezantimi paraqet te dhena nga studimi mbi Nilin perendimor ne Shqiperi, studim qe behet per here te pare ne vendin tone, i realizuar nga Prof. Kristaq BERXHOLI.
Ftohen te marrin pjese studente e pedagoge. Hyrja eshte e lire

————————————————————————————————————————–

16-01-12

Njoftohen studentet se brenda dates 20.1.2012 , duhet bere pagesa prej 20 mij lekesh te reja (pa tvsh), per te hyre ne sezonin e Shkurtit.

______________________________________________________________________________

29-05-11

Të nderuar kolegë Veterinerë, të nderuar studentë të Fakultetit të Veterinarisë, të nderuar dashamirës të kafshëve:
Së shpejti faqja jonë do fillojë të funksionojë e plotë.Duke dashur te jemi sa më profesionalë dhe frytdhënës ftojmë të gjithë që kanë dëshirë të bashkpunojnë me ne duke shkruar në faqen tonë, të na kontaktojnë në email-et tona:info@veterineret.com dhe veterineret@yahoo.com.

Mirëpresim c’do sygjerim.Ju faleminderit
29-Maj-11

Njoftime


Na shkruani

Ju lutemi, bëni hyrjen me një nga këto metoda që të postoni komentin tuaj:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: