Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për fermerët, pronarët dhe dashamirësit e kafshëve » TELEGRAF » Peshku më i shtrenjtë në botë

Peshku më i shtrenjtë në botë

Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare:

-National Geographic sjell një artikull interesant që i kushtohet një peshku të cilin shumë pak prej nesh e njohin apo kanë dëgjuar të flitet për të. Një peshk që shoqërohet nën masa të forta sigurie (shpesh herë dhe me rojë të armatosur) sa herë që do të duhet të lëvizet nga një vend në tjetrin.
Një histori të fuqisë së vërtetë, që sjell obsesion dhe flet për peshkun më të lakmuar në botë.

AROWANA apo ndryshe Peshku Dragua!

Peshku Aziatik Arowana është peshku më i shtrenjtë i akuariumeve në të gjithë botën. Eshtë një peshk tipik i ujrave të ëmbla nga pjesa e Azisë juglindore, që mund të rritet deri në 1 metër e gjysëm (90 cm). Ky peshk është një grabitqar i ashpër që daton që nga koha e dinosaurëve. Ka luspa të mëdha me pamje metalike, si monedha, mustaqe që zgjaten nga mjekrra dhe mund të valvitet ashtu si dhe dragonjtë prej letre që ju shihni në paradat e Vitit të Ri Kinez. Kjo ngjashmëri ka ngjallur besimin se ky peshk sjell fat dhe mbarësi për këdo që e mban dhe kujdeset për të. Kjo është arsyeja pse është bërë një prej peshqeve dekorative më të kërkuar në mbarë botën. Herën e fundit që u mbajt Gara Ndërkombëtare e Peshqeve Dekorative, një ekspozitë ku paraqiten llojet më të rralla të peshqëve. Rreth 10 peshq arowana albino, mbërritën në këtë ekspozitë të shoqëruar nga eskortë policie dhe të mbrojtur nga roje të armatosur për të parandaluar ndonjë helmim apo dëmtim që mund ti bëhej akuariumit ku ndodheshin ata.
Çmimi për një peshk të vetëm është 300.000 $ (272.000 euro). Sipas informacioneve peshqit u blenë nga një anëtar i Partisë Komuniste Kineze (shokët e byrosë sigurisht).

Artikulli u përgatiti për Revistën Online Mjekësia Veterinare Shqiptare nga Dr Mjek Veteriner Egli Ozuni.
Burimi informacionit: National Gerographic
Nuk lejohet përdorimi i artikullit pa lejën e redaksisë ose autorit.
Në rast referimi të përmendet autori dhe burimi informacionit nga veterineret.com