Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Mjalti, ky melhem çudibërës!

Mjalti ka një histori shumë të pasur që ruhet dhe shtohet që prej mijëra vjetësh!

Të gjithë e dimë se mjalti i pasur me karbohidrate krijohet nga bletët dhe më konkretisht nga nektari i luleve i mbledhur me aq durim dhe përkushtim për tu përpunuar në hojet e bletës Apis mellifera.

Ky lëng çudibërës është përdorur që në kohëra të lashta në mjekësinë popullore dhe së fundi ka rimarrë vëmëndjen e studiuesëve rreth përdorimit të tij si melhem i plagëve akute dhe kronike.


Tradicionalisht, mjalti është përdorur për të trajtuar djegiet, plagët e ulcerat e infektuara, sinuset etj etj.
Mjalti ka veti antioksiduese, antibakteriale dhe anti-inflamatore. Mund të përdoret si melhem i plagëve për të nxitur shërim te shpejtë dhe për të luftuar infeksionin e plagës.
Përdorimi i mjaltit si melhem i ka efekte e dëshirueshme për shkak të veprimit anti-bakterial të mjaltit, që vjen si pasoje e aciditetit të tij të lartë, efektin osmotik dhe përmbajtjen antioksidante. Përdorimi i mjaltit çon në përmirësimin dhe shërimin e plagëve në rastet akute, lehtësimin e dhimbjeve te pacientët me djegie dhe uljen e përgjigjes inflamatore.


Megjithatë duhet theksuar se mjalti nuk e ka këtë efekt dhe mund të përdoret në të gjitha rastet, psh, është provuar se përdorimi i mjaltit si melhem është joefektiv në ulçerat kronike të këmbëve.

Gjithsesi në të gjitha studimet që janë bërë tani, qëndrojnë në favor të përdorimit të mjaltit në mjekësi.
Mjalti ka efekte pothuajse të barabarta ose pak më të larta kur krahasohet me trajtimet e tjera për plagët akute dhe djegiet sipërfaqësore me trashësi të pjesshme.
Megjithë fuqitë e mbintaryshme që shpesh herë i janë veshur përdorimit të mjaltit, duhet theksuar se është e nevojshme që të ketë më shumë prova dhe studime me fuqi të konsiderueshme statistikore që krahasojnë lloje të ndryshme mjalti, kështu në këtë mënyrë që të krijohet një grup i fortë provash drejt rekomandimeve të caktuara për përdorim mjekësor. Deri më tani ekziston një besueshmëri biologjike se mjalti mund të përdoret me sukses në plagët e shkaktuara nga djegjet si dhe ato akute.
Në fund të këtij artikulli dëshirojmë të theksojmë se nuk duhet që në asnjë mënyrë të bëni trajtime dhe të përdorni mjaltin për plagët si tek njerëzit ashtu edhe tek kafshët pa kontaktuar më parë mjeku human apo mjeku veterinar për të marrë instruksionet e duhura profesionale.
Po ashtu duhet të kemi parasysh se jo çdo lloj mjalti është i përshtatshëm për të përdoru si melhem!

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Mjekësia Veterinare Shqiptare, dhe gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ri-publikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare” si dhe shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Burimi informacionit: The National Center for Biotechnology Information

Këtë e pëlqejnë %d blogues: