Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për veterinerët » Ruminantët – Të mëdhenj dhe të vegjël » Ndikimet e prishjes së ekuilibrit të biosferës tek kafshët (pjesa e dytë)

Ndikimet e prishjes së ekuilibrit të biosferës tek kafshët (pjesa e dytë)

Agim NelajNga Dr Agim Nelaj

Vazhdim i “Ndikimet e prishjes së ekuilibrit të biosferës tek kafshët (pjesa e parë)

Të gjitha çrregullimet dhe sëmundjet që rezultojnë si prishje të marrëdhënieve, kërkojnë kthimin e tyre në normë jo vetëm duke balancur këto marrëdhënie , por duke normalizuar rrjedhojat nëpërmjet një terapie të menduar dhe argumentuar mirë.Mbështetur në këto të dhëna jemi munduar që të qëndrojmë kryesisht në trajtimin e çrregullimeve dhe sëmundjeve të parastomaqeve.Kjo edhe për faktin se në klinikën veterinare ato dhe rrjedhojat e tyre përbëjnë në praktikë, rastet më të shtuara, me të cilat përballet mjeku veterinar.Po që mjeku veteriner të jetë sa më afër të vërtetës, i duhet që të njohi disa faktorë: Së pari prishjen ekuilibrave në tokë.Përdorimi me tepricë të një elementi, pakëson në tokë një element tjetër të domosdoshëm për pasojë do të mungojë në bimë e më tej në kafshë.Kështu p.sh.: tokat me tepricë kaliumi kanë pamjaftushmëri magnezi dhe kalciumi.Kliumi ka antagonizëm me natriumin, magnezi me kalciumin.Në se në tokë ka pamjaftushmëri magnezi , shfaqet” tetania e kullotës”.Teprica prish bilancin e kalciumit ,shfaqet hipokalcemia,ethet e qumështit etj.Të gjitha këto i nënshtrohen “ ligjit të minimumit”, që ka karakter për gjithësues në natyrë, e shprehur në mënyrë shumë domethënëse nëpërmjet “kades së Debenekut “. Kadja merr brenda aq sa është drasa më e shkurtër.

lidhja-toke-kafshe-njeri

Duke analizuar këta faktorë, nuk pretendojë të tregojë gjithë anësitë dhe dukurit në raport me kafshën, por ato që vrehen më shpesh në praktikë.

Midis tyre tyre po përmëndim :

  1. Uljen e prodhimit,
  2. Hipotoni,
  3. Atoni
  4. Mbingarkesë e rumenit
  5. Meteorizëm,
  6. Acidoza laktike,
  7. Alkaloza,
  8. Hipokalcemia.
  9. Hipomagnezia
  10. Allotriofagia,
  11. Ketoza,
  12. Ruminiti,
  13. Gastroenteriti etj.

Në libra e artikuj të veçantë të botuar tek ne në fushën veterinarisë, ku flitet për këto raste, në përgjithësi mjekimet përshkruhen thjeshtë skematike, të huazuara,i mungon argumenti farmakologjik, idet dhe konceptet e mjekimit ,radha e përdorimit të barnave etj, që midis tyre mund të ketë dhe mospërputhuthje.Në përshkrimin e një sëmundje, pjesa ku flitet për terapinë është pjesa më e varfër,e paargumentuar,një pjesë e huazuar nga pararendës etj.Pikërishtë për këtë, veterineret në fb, kërkojnë barnat, sikur ato të kenë fuqi magjike.Për të shpëtuar sado pak kësaj dukurie, në librin e botuar para disa vite për këtë qëllim, është gjykuar të trajtohet më vehte farmakologjia e parastomaqeve, për faktin se çregullimet, sëmundjet e prastomaqeve dhe rrjedhojat e tyre përbëjnë sot në klinikën veterinare numërin më të madhë të rasteve. Në diskutim me Prof.N.Misirin, themelues i farmakollogjisë jo vetëm veterinare shqiptare,është arritur në iden se ka ardhur koha për ti dhënë fund mjekimeve që paraqiten skematikisht,ku renditen vetëm barnat, dozat dhe rrugët e dhënies,por të kalohet në koncepte më bashkëkohore ku të përpunohen idetë më moderne të një terapie të kompletuar për një çregullim, pamjaftushmëri ose sëmundje të një organi a sistemi, si dhe marrëdhëniet e tyre, duke patur parasysh sinergizmin dhe papajtushmërin e barnave.Një mjek veteriner para pak kohësh ,në fb kërkonte ndihmë mese të kuronte( barin )për çregullimet e oraneve të tretjes në një lopë.Prishja e marrëdhënieve(meslidhjes) e ekuilibrave që mjeku veteriner i e konstaton me çrregullime në aparatin tretës e më tej,është pak.Ndryshimet në metabolizmin e këmbimit të lëndëve, përbëjnë probleme komplekse Prandaj, mjekimi duhet të vendoset mbi një shtat të tillë ku njohurit dhe konceptet duhet të jenë sa më të gjëra dhe të thella.Duke gjykuar se në klinikënme veterinare mjeku ka pak mjete ndihmëse, për të përcaktuar me saktësi çrregullimet dhe sëmundjet, atij i duhet që jo vetëm në diagnozë, por dhe në mjekim të paraprijë argumenti,arsyetimi, llogjika veterinare.
Të njohësh dhe të pranosh një mjekim,duhet të kesh njohuri të plota jo vetëm në fushën e farmakologjisë por dhe në fiziologji,biokimi,mikrobiologji, diagnostikë.Këto duhet të ingranohen me raportet dhe meslidhjen që ka kafsha me tokën,bimën,të ushqyerit dhe mjedisin në përgjithësi.Shprehja e këtyre marrëdhënieve në fushën e farmakologjisë , përbën sot një ndër konceptet më moderne në mjekësinë veterinare.

Klikoni këtu për të lexuar “Ndikimet e prishjes së ekuilibrit të biosferës tek kafshët (pjesa e parë)”

Artikulli u përgatit nga Dr.Agim Nelaj

Ju lutemi në rast referimi duhet të përmendet autori, burimi i informacionit dhe linku përkatës.