Nga Dr Atalvin Zhiva
Dermatiti Granulomatous steril dhe Lymphadenitis tek këlyshët e qenit( JSGDL). Njihet ndryshe dhe me emra si: Pyoderma juvenile, Celulitis juvenil etj.
Aktiviteti i plotë i sëmundjes është shumë pak apo aspak i kuptuar. Gjithsesi mundet të themi se sëmundja ka karakter imun nisur nga përhapja e granulomave sterile dhe përgjigjes në mënyrë të menjëherëshme ndaj glukokortikoideve.
——————————————————–
Pyoderma juvenile (ose JSGDL) haset më së shumti në këlyshat e moshës nën 4 muajsh, por megjithatë në disa raste është raportuar dhe tek moshat e rritura. Këlyshët mundet të preken në mënyrë individuale apo disa këlyshe njëherësh të së njëjtës familje (të së njëjtës lindje).
Disa nga rracat më të predispozuara që preken janë: Golden Retriever, Dachshund, Setter, Sibernian huski etj.
——————————————————–
Shënjat klinike:
Shënjat klinike tipike për pyodermat juvenile tek këlyshët e prekur janë; enjtje të rajonit të fytyrës (faciale) dhe lymphadenopathy submandibulare* . Edemat e shfaqura në fytyrë, buzë, rajonin nazal dhe veshë, janë disa nga shënjat klinike kryesorë që shërbejnë për difirencimin e sëmundjes. Këlyshët e prekur, më pak së 50 % e tyre nuk shfaqin shënja të tjera si anoreksi apo debulesë (lethargji e përgjithëshme). Edemat postulare dhe nodulare mundet të përparojnë në drenazhim apo përtharje të lezioneve.
Kanali i jashtëm dhe llapa (pinea) e veshit, shpesh paraqitet me entje, skuqje dhe plagë të hapura ( erithematous **).
Lezionet në fillimin e tyre janë sterile, por megjithatë infeksionet sekondare mundet të shfaqen kur qeni nuk merr trajtimin e duhur.
Temperaturë e lartë dhe dhimbje e kyceve janë disa shënja të tjera të raportuara në rastet me kelyshët e prekur nga pyoderma juvenile.
——————————————————–
Diagnoza
Dignoza difirenciale duhet të bëhet me demadekozen.
Diagnoza duhet të ketë për bazë egzaminimin klinik nisur nga mosha e pacientit si dhe bazuar ne entjet akute në pjesë të ndryshme të fytyrës. Në rastet kur kryhet egzaminimi citologjik do të vërehet inflamacione pa prezëncën e organizmave. Rezultatet e kulturës tek pacientët në fazën fillestare të sëmundjes do të jenë negative. Examinimi histopathologjik mund të dermatitis sërisht me prezencën e mikroorganizmave të paidentifikuara.
——————————————————–
Trajtimi
Trajtimi duhet të jetë agresiv pasi në rast se hezitojmë apo humbim kohë përballemi me përhapjen e infkesioneve sekondare. Shumica e rasteve I përgjigjen shumë mirë trajtimit me Prednisolone ose Prednisone me dozën 2 mg/kg c’do 24 orë. Kur lezionet fillojnë dhe përmisohen doza e medikamentit duhet të ulet gradualisht ( zakonisht në 2 apo 4 javë). Antibiotiku në rrugë orale ( Cephalexina 22 mg/kg c’do 12 apo Clavamox me dozën 15-22 mg/kg c’do 12 orë ) ose zgjedhje tjeter mundet Clindamycin: 5.5-11.0 mg/kg c’do 12 ore: pra antibiotiku që ju zgjidhni duhet të fillojë kur paraqiten infeksionet sekondare. Përdorimi i Cyclosporinës është i mirë në rastet kur kemi një përgjigje të ngadalëshme apo dhe në rastet kronike. Solucionet antiseptike ( Chlorhexidine 2 %) mund të japim për përdorim lokal që të fërkohen zonat e prekura, kjo do të ngadalësojë përhapjen e mëtejshme të lezioneve.
Në rastet kur fillojme menjëherë trajtimin intesiv dhe problemi kapet shpejt, apo akoma nuk kemi shfaqje të infkesioneve sekondare, prognoza për një përmisim të plotë është e mirë.
Trajtimi dhe terapia e përdorur zakonisht ndalon pas përdorimit për 4 apo 8 javësh. Në shumicën e rasteve lezionet nuk rikthehen apo rishfaqen sërisht.
Përgatiti Dr Atalvin Zhiva
Nuk lejohet ripublikimi i këtij artikulli pa lejën e redaksisë ose autorit.
Ju lutemi, në rast referimi përmendeni burimin e informacionit veterineret.com/
* lymphadenopathy submandibulare – zmadhim mbinormë i gjëndrave limfatike submandibulare
** erithematous = skuqje e lëkurës si pasojë e kongjestionit kapilar
Burimi informacionit : Dermatitis and lymphadenitis resembling juvenile cellulitis in a four year old dog.
Muller and Kirk’s Small Animal Dermatology, 7th ed
Combination of cyclosporine A and prednisolone for juvenile cellulitis concurrent with hindlimb paresis in 3 English cocker spaniel puppies.