Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për dashamirësit dhe pronarët » Kafshët e fermave- Blegtoria » Prezenca e bimëve helmuese në kullota

Prezenca e bimëve helmuese në kullota

Kafshe ne kulloteNë livadhe kullota dhe të mbjella në vegjetacionet ruderale dhe të pyjeve gjendën të përhapura shumë bimë të dëmshme dhe helmuese.

Për mjekësinë veterinare është me rëndësi të dihet shpërndarja dhe numri i bimëve helmuese në sipërfaqet ku kultivohet ushqimi i kafshëve, të njihemi me fenologjinë e tyre shkallën e toksicitetit dhe veprimin fiziologjik me simptomat e helmimit. Vetëm në bazë të njohjes së bimëve helmuese përmbajtjes dhe natyrës së tyre, mundet saktësisht të caktohet diagnoza e drejtë të dihen simptomat dhe mjekimi i kafshëve shtëpiake të helmuara.

Duhet pasur kujdes sepse shumë bimë helmuese jetojnë afër bimëve të kullotave dhe mund të shkaktojnë helmime në shkallë të ndryshme.

Kafshët kur i dërgojmë në kullota duhet bërë kontrollimin e terrenit sepse rreziku nga helmimi mund të vijë kur kafshët e ndërrojnë kullotën dhe kalojnë në kullotë të re, ku ndërron përbërja floristike dhe ku mund të ketë edhe bimë helmuese. Por ka raste që edhe pse kemi marrë masa preventive mund të ndodhin shembuj të helmimit.

Ndjeshmëria e kafshëve të buta në lëndët e bimëve helmuese varet nga mënyra dhe regjimi i ushqimit. Kafshët e egra janë të adaptuara për tu ushqyer në natyrë të lirë me ç’rast kanë fituar imunitet në bimët helmuese. Sa u përket kafshëve shtëpiake jopertypësit janë më të ndjeshëm se përtypësit.

Shkalla e helmimit të kafshëve shtëpiake me bimë helmuese varet prej shumë faktorëve. Një prej atyre me rëndësi është sasia e lëndëve toksike që kanë hyrë në organizëm dhe natyra kimike e lëndëve te bimët e ndryshme.

Njohja e bimëve helmuese është e lidhur me praktikën veterinare-sanitare. Kontrollimi i sanës dhe ushqimeve të tjera të lëngëta, eventualisht prezenca e bimëve helmuese ose të farave të tyre, gjethësisht përcaktimi i cilësisë së mishit ose qumështit të kafshëve që kanë qenë të helmuara me bimë helmuese janë shembuj që ilustrojnë këtë. Është e qartë se njohja e bimëve helmuese dhe veprimi i tyre ngushtë e lidhur me disiplinat e ndryshme veterinare, e konkretisht me patofiziologjinë, patologjinë dhe disiplinat e ndryshme klinike.

Pasojat ekonomike të helmimit me bimë janë të ndryshme. Krahas ngordhjes së kafshëve, mund të shkaktojë mungesën e mishit dhe qumështit në treg, leshit fuqisë punëtore. Helmimi me bimë mund të jetë katastrofal dhe i shkakton dëme të mëdha bujqësisë.

Pas helmimit organizmi i kafshës dobësohet dhe shpejt i nënshtrohet sëmundjeve infektive. Dëme më të mëdha nga helmimi i kafshëve me bimë helmuese kanë pësuar sidomos ato vende që kanë sipërfaqe të mëdha të papunuar.

Si masë preventive në ushqimin e kafshëve bën që njeriu duhet të bëjë kontrollimin e ushqimit. Sana që ka përqindje më të madhe të bimëve toksike, ushqimi që posedon sasi të madhe të farave të bimëve helmuese mund të shkaktojnë helmime të lehta apo të rënda e në disa raste mund të shkaktojë ngordhjen e kafshëve.

Disa prej bimëve helmuese


Rumex acetosella – Uthullnike :

Bime helmuese Uthullnike- Rumex acetosella

Uthullnike- Rumex acetosella

 

Është bimë shumëvjeçare rritet me gjatësi 10-40 cm, ka kërcell me ngjyrë të kuqe, bima ka rizome me sythe me të cilat shumëzohet.
Gjethet i ka në formë shigjete, lulëzon prej majit deri në shtator.
Rritet në toka barishtore rreth rrugëve etj.
Nëse kafshët ushqehen me sasi të madhe është e dëmshme për shkak se përmban acid oksalik dhe mund te jetë helmuese për kafshë dhe shkakton ndezje në sistemin e tretjes dhe kafshët vijnë deri te ngordhja.

 

 


Rumex crispus – Lepjet kaçurrele

Lepjete-kacurrele-rumex-crispus.jpg

Lepjete-kacurrele-rumex-crispus.jpg

 

 

Gjithashtu edhe lepjet kaçurrele sikurse uthullnike është bimë shumëvjeçare rritet në madhësi deri 1m, rritet në vende barishtore me më shumë lagështi të zonave të ulëta.
Gjethet e saja janë të gjata dhe të ngushta, lulëzon prej qershorit deri në gusht, mbin në pranverë, shumëzohet me farë dhe në mënyrë vegjetative.
Zhvillohet në livadhe kullosa të lagështa, përgjatë rrugëve etj.
Prej fazës së lulëzimit kafshët nuk ushqehen fare me këtë bimë për shkak se përmban glikozide dhe ka shije të ithët.

 

 

 

 


Anagallis arvensis – BARCAPOI

Bar capoi- Anagallis arvensis ngjyre blu

Bar capoi- Anagallis arvensis ngjyre blu

Është bimë njëvjeçare rritet në gjatësi deri 5-25cm, gjethet në formë të zemrës, lulet me ngjyre të kuqe dhe blu, rrallë dhe me ngjyrë të bardhë.
Lulëzon prej qershorit deri në shtator. Rritet në toka punuese , kopshte , djerrina etj.
Përmban saponinë prandaj nëse ushqehen kafshët me këtë bimë shkakton dhimbje të ndryshme dhe ndikon negativisht në cilësin e qumështit.

Bar capoi- Anagallis arvensis ngjyre blu dhe e kuqe

Bar capoi- Anagallis arvensis ngjyre blu dhe e kuqe

Bar capoi- Anagallis arvensis ngjyre e kuqe dhe e bardhe

Bar capoi- Anagallis arvensis ngjyre e kuqe dhe e bardhe

 

Galium mollugo –  Mollagë ngjitëse

Bime helmuese Mollage ngjitese-Galium mollugo

Mollage ngjitese-Galium mollugo

Gjithashtu edhe ngjitëse mollug është sikurse Uthullnike dhe Lepjet kacurrele bimë shumëvjeçare me gjatësi 30-110cm, Lulëzimi fillon prej pranverës deri në vjeshtë me ngjyrë të bardhë mbin në vjeshtë. Rritet në livadhet që gjinden në rrafshina, rreth rrugëve etj.
Përmban oksalate që shkaktojnë pengesa nervore, dhe mund ta ngjyrosë qumështin.

 

 

 

 

Helleborus odorus – Shpendra

Shpendra-Helleborus odorus

Shpendra-Helleborus odorus

Është bimë shumëvjeçare, rritet me madhësi 15-30 cm. Lulet me ngjyrë të verdhë qelët. Rritet në pyje ku depërton drita dhe livadhe.
Përmban glikozide heleborinë dhe heleboreinë që mund të shkaktoj helmime të ndryshme (paralizon muskujt, frymëmarrje të vështirë, zemër etj )
Është helmuese edhe kur përdoret si sillazhë d.m.th nuk i humb vetitë helmuese pas tharjes. Shenjat e zakonshme janë etja e kafshëve për ujë, diare etj…

 

 

 

Shënim: Emrat në shqip janë dialektike

Përgatiti për revistën “Mjekësia Veterinare Shqiptare”

Uvejs Latifi
Student pranë Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë
Prishtinë, Kosovë

 


Na shkruani

Ju lutemi, bëni hyrjen me një nga këto metoda që të postoni komentin tuaj:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: