Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare:
-Viçi më i vogël për momentin (theksojmë për momentin se patjetër do të rritet, apo jo?)
Lexuesit e revistës Mjekësia Veterinare Shqiptare sigurisht lexuan rreth Knickers demin e rracës Holstein (Hollshtein) që peshon 1.4 ton (kushdo që nuk e ka lexuar të klikojë këtu), por sot do të flasim për një tjetër rekord:
Atë të viçit më të vogël për momentin (të pakten deri në Dhjetor 2018): demushi i quajtur Lil Bill peshon jo më shumë se 4.5 kg, aq sa dhe një mace apo jo, sa 1/10 e peshës që një viç i moshës së tij duhet të ketë.
Viçi ishte çuar pranë Fakultetit të Veterinarisë të Misisipit, SHBA nga pronari i tij.
Pronari duke mos ditur si të vepronte me një dem aq të vogël, kërkoi mendimin e specialistëve.
Postuar ne facebook, Mjekët Veterinerë të Fakultetit shkruajnë:
“Ndonjëherë na ndodh të rastisim me raste që na bëjnë të kruajmë kokën dhe të mendohemi sesi duhet ti japim drejtim. Lil Bill ishte një prej këtyre rasteve! Ai ka lindur sa 1/10 (një e dhjeta) e peshës që një viç normal lind.”
Për momentin Mjekët Veterinerë akoma nuk janë të qartë të spjegojnë se përse ka ndodhur që Lil Bill është kaq i vogël, gjithsesi doktorët po punojnë për të gjetur shkakun.
Në vazhdimësi ata shkruajnë: “Ju sigurojmë se Lil Bill po merr kujdesin e duhur dhe shumë dashuri! Ne po punojmë që të mësojmë arsyen pse ai lindi i pazhvilluar, po ashtu do ju shkruajmë në vazhdimësi se si ne do të veprojmë, si dhe prognozën e tij”
MVSH i uron Lil Bill rritje të shëndetëshme dhe me fat që jeton në një vend të tillë ku mund të marrë gjithë vëmendjen dhe kujdesin e merituar.
Burimi informacionit: Telegraf e Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare