Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Etika Profesionale Veterinare

Etika Profesionale Veterinare

Nga Dr Agim Nelaj
 
 Aktiviteti i mjekut veterinar është një fushë komplekse e veprimtarisë njerezore. Qëllimi kryesor i tij është të realizoj mbrojtjen e shëndetit  të kafsheve nga sëmundjet e ndryshme,si  dhe  shëndetit të njeriut  nga sëmundjet që kalojnë nga kafsha tek njeriu,nëpërmjet organizimit  dhe zbatimit të një sërë masash,sanitaro-veterinare, legjislative ,
tekniko-organizative, diagnosike , parambrojtëse,mjekuese etj.
Shërbimi veterinar ka ligjet e tij,rregulla të saktësuara,që nga zbatimi ose mos zbatimi i tyre varet shëndeti publik veterinar si  dhe mbrojtja e blegtorisë,pasurisë kombëtare.Por më shumë jeta e njeriut,shëndetit,jetëgjatësia,aftësia për punë fizike dhe mendore,vlerat trashëguese ,etj.
Mjeku veterinar,profesioni i të cilit vec përgatitjes së lartë teorike,shkencore ,kërkimit të vazhdueshëm në këtë fushë ,presupozon prakticitet,njohje të thellë të mardhënieve midis disiplinave.
Ai duhet të njoh mirë psikologjin e komunikimit,të menaxhojë  me kulturë marredhëniet me shtresa të ndryshme të shoqëris.
Tek mjeku veterinar gjithcka duhet të jetë e bukur,mendja dhe shpirti ,fytyra,veshja dhe tërë pamja e jashtme,fjala dhe gjesti,sjellja dhe edukata.
Etika veterinare është një tërësi parimesh thelbësore .që përcaktojnë standartet minimale dhe do të udhëheqin sjelljen e të gjithë atyre që janë përfshirë në këtë mjekësi,Etika Veterinare ka statusin e tij institucional,pasi  i ka të gjitha elementet që përbëjnë këtë bashkësi,përcaktojnë standartet minimale,dhe udhëheqin sjelljen,qëndrueshmërinë në qëllime,besnikërin,respektimin e vlerave etj.
Statusi institucional i kësaj etike,siguron elementet që e mbrojnë këtë bashkësi përkundrejt sfidave të kohës,megjithëse parimet etike,rrallë  kthehen në natyrë jo etike dhe kjo ndodh nga veprimet ose mosveprimet e institucioneve shtetërore të cilat kufizojnë sjelljen e mjekut veterinar.

3 Komente

  1. Me te vertet shm bukur, dhe shum domethense per ne studentet e veternars 🙂 .

Na shkruani