Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për dashamirësit dhe pronarët » Tregimi i një veterineri » Lëkura (pjesë nga tregimi)

Lëkura (pjesë nga tregimi)


…mora shpejt e shpejt çantën dhe u nisëm.Na duhej të paktën dy orë të mira të shkonim në fshatin Kryezjarth( Elbasan).Por me sa dukej , do të na duhej më shumë kohë.Rruga na vështirësohej se gruaja kishte me vete dhe një fëmijë 7-8 vjeç, natë dimri,veçanërisht do të bënim mjaft rrugë për gjatë luginës së Lumit shkumbin., që frynë në verë e jo në dimër.Sapo e kaluam urëne Shkumbinit, fëmijën e zuri gjumi , vendosëm ta lem tek ndonjë familje e njohur, tek çamët.Ora tregonte 1 mbas mesnatës, trokasim në shtëpinë parë,na hap derën një i njohuri im A.
-Urdhëroni ç’ ish hall keni?
Duam të lëmë këtë fëmijën, jemi për Kryezjarrth.Mos e zgjo.E mori me kujdes fëmijën në dorë.
-Mos u mërzit motër , kam11 të mitë.Vazhduam rrugën,errësirë, me vështirësi zgjidhnim monopatin që të çon në fshat.Qetësia mbretëronte kudo, vetëm ndonjë lehje qeni mund të dëgjoje.Gjatë gjithë rrugës gruaja psherëtinte dhe thoshte:
-E gjejmë apo s’e gjejmë gjallë lopën.
Më vinte keq për mikun timS. i cili po më shoqëronte mua , ai vuante nga diabeti.
Më së fundi mbrritëm në shtëpi rreth orës tre.
-Ma bani hallall , vëllezër,- tha gruaja,-t’u baj një kafe se jeni lodh shumë.
-Jo!- i themi me një zë,-Na gjej një dritë të shikojmë lopën.Me vështirësi gjeti një kandile të vjetër në një dhomë që ishte rrëmujë, ku në dysheme flinin 6-7 veta.Lopa ishte strehuar në një kasolle të thjeshtë të bërë me thupra dhe baltë.Gruaja me nxitim u sul drejt kasolles, ku lopa qëndronte në tokë.
-Oh ,shyqyr , që është gjallë një herë,- tha ajo dhe filloi t’i përkëdhel kokën , ku kishte lidhur në një fije , sende zbukuruese dhe një qeskë të vogël të qepur si trekëndësh.
-Këtë e ke duva,- i them unë.
-Po,- më thotë, duke e kapur atë me dorë.-E ka bërë një plakë nga fshati Shelcan, që të mos ta marrin sysh lopën.
Kontrolli i parë ishte termometri, lopa e kishte temperaturën41gradë C, mandej i kontrollova peristaltikën, zëmrën etj.Kishatë bëja me një rast sëmundje Piroplazmozë.Nxorra nga çanta kafein, akaprinë,sulfat magnezi dhe fillova ta mjekoj.
Gruaja herë pas here më pyeste:
-Ç’farë ka lopa?Si thua , a do të më shpëtojë lopa?
Në një moment i them:
-Është me shurrëkuqe , por lopa do të shpëtojë.
Përgjigja ime kategorike, shpejtë më bëri të mendohem.Më vinin ndërmënt disa porosi të profesorëve të mi.”Jini të kujdesshëm me prognozën, mos u nxitoni,
çdo kafshë ka veçoritë e veta, nuk gjeni asnjëherë dy raste të njëjta, sëmundja mund të jetë në fillim, por,mund të jetë dhe në fund…”
Pra në çast qortova veten time,dhe për një gjë tjetër.Ishte muaji Dhjetor, që piroplazmoza është e rrallë, ishte një gabim që bëjnë në përgjithësi specialistët e rinj,është një lloji krenarie e moshës.Një mjek i vjetër është gjithnjë i kujdesshëm, gjë që lidhet me ndodhitë dhe të papriturat e profesionit të veterinerit.Ishte një gabim nga i cili kam nxjerrë mësime në jetën time profesionale.
Në të gdhirë,, të lodhur dhe të përlyer gjithë baltë kthehemi në Elbasan.U shtriva ashtu siç isha me gjithë rroba, por gjumi nuk më zuri. Diçka kishte ndodhur me mua , më shqetësonte problemi i lopës.Po sikur lopa të mos shërohet?Sa keq, ç’farë fatkeqësie , jo vetëm për atë gruan, por dhe për mua.Pse duhej ti flisja me kaq kompetencë, unë ende nuk kisha mbushur vitin,në muajin Mars kisha mbaruar fakultetin dhe tashti është muaji Dhjetor.Pse ky nxitim?Të gjitha këto më rrihnin si çekan në kokë.
Gruas i premtova se do të shkoja përsëri për ta parë lopën në mbasditen e asaj dite, por vëndi s ‘më mbante më.U ngrita , mora çantën dhe nisa përsëri për në Kryezjarth.Rrugës më vinin lloj-lloj mendimesh në kokë.Po sikur lopa të mos shpëtoj?
Çfarë do t’i them gruas dhe të afërmëve që ju premtova se lopën do ta shpëtoja, dhe këtë kisha deklaruar me plotë gojën, po vet gruaja ç’farë do ti thoshte burrit?Aq më shumë që ne ja morëm përsipër dhe mos njoftimin burrit.Pse ajo insistonte vetëm ta njoftonte me çdo kusht burrin( i cili ishte në aksion për ndërtimin e shtëpive pas tërmetit në një rreth të largët) si kishin marrëdhëniet,ndoshta bëhesha shkak unë për grindje midis tyre, pse qau gruaja,kur nuk mundi ta njoftonte të shoqin?Këto dhe të tjera mendime më vini në kokë.Po i afrohesha fshatit, nuk e mbaja mënd rrugicën, nga kaluam se ishte natë, u futa në një rrugicë të krijuar nga gardhe të kopshtijeve, nuk më bënin këmët të ecja më tej, nuk po gjeja njeri të pyseja, por dhe po të gjeja si do ti thosha, unë nuk ia di as emrin të zotit të shtëpisë, as e pyeta gruan dhe ajo as më pyeti kush isha unë.Unë isha Veterineri për të, që do ti shpëtoja lopën.Ndërkaq këmbët më çuan në një rrugicë ku shtanga menjëherë.
Mbi një gardh që hedhur një lëkurë.Ishte një moment tepër, tepër i vështirë, ndoshta ndër më të vështirët në gjithë jetën time profesionale.Truri s, më punonte më, çdo gjë në qënien time sikur nuk funksiononte, më dukej vetja një gjë amorfe, nuk ndjeja më.Nga kjo gjëndje më nxorri një një plak që më pyeti se çfarë kërkoja. Nuk dija si ti përgjigjesha.
-Kam ardhur mbrëmë me një grua. Emrin nuk ja di, por kam ardhur natën se kishte një lopë të sëmurë.
-Po burrin nuk e njeh?
-Jo,por mora vesh se që është usta dhe ka shkuar për të ndihmuar të dëmtuarit nga tërmeti.
-Ah,ti thua për K.,ai e ka shtëpinë tek rrugica tjetër.
-Po kjo lëkura këtu mbi gardh?!
-Ajo, është e një mushqere, ajo shtëpia atje ka dasëm sot,marton një vajzë.
Po ishte ditë e shtunë , ditë që bëhet dasma e vajzës.
Për një çast më erdhi zëmra në vënd, por ende nuk isha qetë.Po i afrohesha shtëpisë.Në hajatin karakteristik të shtëpisë që njihen në të gjithë vëndin me emrin elbasanase, qëndronte në këmbë gruaja dhe 5 fëmijë.Ngurova ta shikoja në sy, i mbaja sytë poshtë, kur iu afrova vrejta në fizonomin e saj një fytyrë të çelur, ajo sikur e kuptoi dhe pa e pyetur unë tha:Doktor,lopa duket pak më mirë.
Nuk po e kuptoja ç’farë po ndodhte në qënien time , po bëhesha me krahë, ngopesha me frymë, një lloji kënaqësie më përshkonte gjithë trupin deri tek kapilari i fundit.Duke u kthyer për në Elbasan më shkoj përsëri mëndja tek gabimi i parë në jetën time profesionale, i bëra një analizë kësaj ndodhie, dhe në jetën time i jam kthyer disa herë.
Ishte një mësim i mirë.

Shënim.Mbështetur në ditarin e një veterineri viti 1967.Për këtë rast është shkruar në atë kohë në gazetë një artikull,me titull :”Solidariteti”

 


Na shkruani

Ju lutemi, bëni hyrjen me një nga këto metoda që të postoni komentin tuaj:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: