KLINIKA VETERINARE – FARMACI VETERINARE – MJEK VETERINERE
TIRANE
Komuna Parisit
Dr Haxhi Allmuca
Dr Brunilda Mazari
Adresa e klinikes: rruga komuna parisit pallati 6 ap 6 20 m djathtas
ne klinike punojne dy mjeke Haxhi Allmuca dhe Brunilda Mazari
nr e tel o682202965 dhe 0695816157
Sherbimet :vaksinime ,mjekime ,nderhyrje kirurgjikale ,hotel, gjithcka per kafshet e vogla.
Foto nga ambjenti klinikes (klikoni mbi foto per ta zmadhuar ate):
FIER
Dr Luiza Hyka
Adresa:lagjia “16 prilli” ne fund te rruges “Vasil Pecuke”majtas pa kaluar hekurudhen,si dhe prane Carburant AGA1.
nr:telefon fiks 0342321-68, celular:0693314179.
Foto nga ambjenti klinikes (klikoni mbi foto per ta zmadhuar ate):
pershendetje doc,,kam nje qen mix labrador,,eshte nje qen shume i kujdeseshem per shtepi me pelqen shume,,por nje te keqe e ka ha qfare te gjen per kafsim,i prishi ne shtepi qfare mundet ,i ka 8 muajsh,,,me intereson nje nga ju kur apo hic nuk ndalet kafshimi i gjerave ose prishjeve te shtepis,,eshte femer,,dhe me tregoni pakes detajet per ket qen ,,e kam me vaksina me ushqim qenve e mbaj me gjitha te mira flm,,
Forumi Mjekesia Veterinare Shqiptare
Pershendetje Ajten, te kerkojme falje per vonesen por sapo na u pergjigj nje prej veterinereve ne kete grup, po e percjellim pergjigjen e tij tek ju:
Pergjigjet Doktor Zhiva:
Qeni qe keni quhet akoma nje kelysh. Kelyshet kane idene e lojes, kuriozitetit si dhe nderrimit te dhembeve c’ka i shtyn te kafshojne gjera te ndryshme. Te them te drejten, kete problem une e shoh deri rreth moshes 6 muajsh dhe me pas gjerat fillojne dhe stabilizohen ngadale, por ka dhe raste kur e kam hasru dhye tek kelyshet e moshes 10 muajshe. Shumica duke u rritur e kuptojne se nuk eshte nje veprim qe duhet ta bejne . Por ka dhe qen qe nuk e ndalojne kete veprim ( kafshimin, shqyerjen, gelltitjen e lloj -lloj gjerash) dhe pasi kalojne fazen e kelyshit, tek keta qen kjo kethet nje “ves” dhe eshte e veshtire te largohet. Prandaj te keshilloj te fillosh dhe te zbatosh lloje te ndryshmesh forma ndeshkimi ( ne asnje menyre te mos goditet qeni) sa nuk eshte vone.
Disa keshilla qe mund te te jap une jane: perdor lodra te ndryshme te dezenjuara vetem per qen, c’ka do te thote qe te kete gjithmone nje loder per ta kafshuar, shqyer etj , kij parasysh se duhet te jene te sigurta qe te mos shkaktojne probleme./ kryej sa me shume ushtrime fizike, ne menyre qe qeni juaj te mos kete shume energji te tepert kur ndodhet ne shtepi, psh vrap , gjeni nje qen tjeter, qe qeni juaj mund te luajne sebashku. /mbani nenvezhgim qenin tuaj gjate gjithe kohes. Gjej nje menyre ( nje fjale te caktuar) ta shash sa here qe fillon dhe kafshon gjera qe nuk duhet ti kafshoje. Largoja vemendjen duke i dhene per te bere nje dicka tjeter ( mund te perdoresh dhe biskota per qen nese eshte e nevojshme). KINI PARASYSH SE SA HERE QE QENI JUAJ KAFSHON APO SHQYEN GJERA QE NUK DUHET, RREZIKON DHE MUNDESIA E SHKAKTIMIT TE PROBLEMEVE MJEKESORE ( MBYTJE, MOSTRETJE DHE MOSDALE ME ANEN E JASHTEQITJES) TE KETYRE OBJEKTEVE, PRANDAJ LARGOJANI NGA GOJA SAPO TE MUNDENI.
Ju urojme fat dhe na shkruani per ecurine.
Nga Dr Atalvin Zhiva!
Pershendetje doktor!
Arsyeja qe po ju shkruaj eshte pak e vecante. Une kam nje qenushe qe ishte shtatzane. Nuk kam patur kurre nje eksperience te tille me pare dhe njohurite e mia jane shume te pakta ne kete drejtim. Une e dija qe shtatzania te qente zgjat 3-4 muaj nderkohe qe qenushja ime lindi sot papritur dhe une u gjenda krejt e papergatitur. Mora ne tel spitalin veterinar ku mjeket me udhezuan se si duhej ti prisja kelyshet. Qenushja lindi 7 kelyshe dhe eshte mire per momentin, por edhe pse eshte nje qenushe shume e bute dhe e dashur, ajo, fillimisht, nuk lejon ti afrohesh kelysheve apo ta ndihmosh. Une nuk di si duhet sjellur ne te tilla raste, cfare pergatitjesh duhet te bej, si duhet te kujdesem per kelyshet nese kane nevoje per pastrim apo ushqim suplementare pasi jane 7 dhe kam pershtypjen se nuk do te arrijne te ushqehen te gjithe me qumesht. Si duhet te sillem me qenin gjate kesaj kohe, si dhe cfare kushtesh dhe keshillash duhet te ndjek ne lidhje me higjenen. Disa prej kelysheve mi kane kerkuar qe perpara per adoptim, ndersa per te tjeret do te kerkoj ti jap edhe ata ne njerez te besuar. Ju lutem me ndihmoni qe te gjithe kelyshet te arrijne te mbijetojne dhe te jene te shendetshem.
Ju faleminderit
Valbona
Ps. Ju lutem e kam me pak urgjence
Conversation started August 27
Mjekesia Veterinare Veterineret
8/27
Forumi Mjekesia Veterinare Shqiptare
Valbona pershendetje! Po ju shkruajme per tju informaur se e kemi marre mesazhin tuaj, e kemi percjelle ate tek mjeket veterinere te ketij forumi. Sapo te kemi nje pergjigje prej tyre do ju shkruajme menjehere pasi e kuptojme qe ju nevojitet sa me shpejt.
August 27
Forumi Mjekesia Veterinare Shqiptare
Valbona pershendetje:
Pergjigjja vjen nga Doktor Zhiva:
Si fillim do te perfitoja nga rasti t’ju them se rritja e kelysheve nuk eshte nje pune aq e lehte, kerkon pergjegjesi dhe perkushtim. Jam i sigurt se dhe ju jeni dakord me mua kur them se ne tashme ne Shqiperi i kemi te shumte qenushet dhe macet qe kerkojne nje familje. Nuk eshte e nevojshme te shtojme numerin e kafsheve te shoqerimit, por ajo c’ka eshte e nevojshme eshte te gjejme familje per kafshet e pastreha. Shpresoj te me mirekuptoni. Por ndonjehere mund ta hasim dhe me rase sic ju ka ndodhur Juve. Atehere une pa humbur kohe po kaloj tek pergjigjet e pyetjeve qe ju keni bere. Ne varesi te moshes te qenushes nene, mund ta hasim ndonje problem ne fillimet e ushqyerjes prej saj, me qumesht te te kelysheve . Shpesh ky eshte nje problem qe kalon shpejt nese nuk kemi te bejme me probleme te gjirit qe mund te shkaktojne dhimbje ( psh infeksion i gjirit i quajtur mastitis). Kur keto hezitime jane thjesht nga trauma e postlindjes, kalojne shpejt dhe me pak ndihme nga ana jone gjithcka do te normalizohet.Kini parasysh se eshte shume e keshillueshme qe; nese nena, ndjehet e frikesuar dhe ka sjellje qe tregojne egersi, te mos ta prekni as ate, as kelyshet pa u siguruar qe nuk do ju kafshoje. Keshillat qe do ju jepja une kane lidhje me : ta mbani qenushen ne nje vend te rehatshem dhe te qete, larg zhurmave dhe levizjeve te njerezve. Me shume interes mendoj se eshte nese do te ndertoni nje kuti te madhe mjaftueshem, ne menyre qe nena te shtrihet ne te lirshem, te mos kete as siperfaqe te medha, por as te jete ngushte, se bashku me te 7-te kelyshet e saj. Nenes duhet ti ofroni ushqime te pasura ( rekomadohen ushqimet e pergatitura qe shiten ne dyqanet per kafshe qe jane per prodhimin e qumeshtit) me kalori, te kete prane ( mbase jo brenda ne kuti) nje ene te mbushur gjithmone me uje te fresket. Sigurohuni qe te gjithe kelyshet kane mundesi te pijne qumesht, ju mund ta beni kete duke qendruar per pak minuta ose do ta kuptoni qe nuk ka mundur te pije mjaftueshem nese ndonje prej kelysheve qan vazhdimisht, c’ka do te tregoje se; ose nuk kane pire mjaftueshem qumesht, ose ka dicka qe nuk shkon me qumeshtin (ose thithat e gjirit). Zakonisht kelyshet e vegjel flejne 90 % te kohes. -Rreth pyetjes suaj per pastrimin e kelysheve; ate e kryen nena me gjuhen e saj. Nese kini vene re nje qenushe femer ( por dhe disa kafshe te tjera) i lepin shpesh femijet e saj, Ne kete menyre ajo i pastron si dhe stimulon defekimin dhe urinimin e tyre. Nese ti ke deshire dhe ndjehesh me mire duke e bere dhe vete, mund te perdorni nje picete ( ose topa pambuku) me uje te ngrohte duke i pastruar me kujdes kelyshet. Ju uroj suksese dhe rritje te gezueshme te gjithe kelysheve te qenushes suaj! Nga Dr Atalvin Zhiva
pershendetje,,,ju lutem dua te me ktheni nje pergjigje pasi kam nje mace dhe ka gati 3 dite qe nuk ecen fare,,,i dhembin te 4 kembet ne fillim i dhimbte vetem njera pastaj u perkeqsua gjendja. ajo eshte shume e vogel gati 2 muajshe. ju lutem me ktheni nje pergjigje se cfare mund te kete joy im se jam shume ne ankth.
Vera pershendetje. Na vjen shume keq te degjojme kete per macen tuaj. jemi te sigurt se eshte e dhimbeshme si per ty, qe ta shohesh macen tende ne kete gjendje , ashtu dhe per macen. Rasti i maces tende hyn ne rastet e emergjencave dhe ju sugjerojme ta coni tek Mjeku Veteriner menjehere per nje egzaminim te kujdeseshem qe te gjenet shkaku sid he ta marre trajtimin e duhur. Shpresojme qe gjithcka te kaloje mire dhe macja juaj te ndjehet e shendetshme serisht.
pershendetje une doja tju pyesja se muaj don nje qene per te bere kelyshe se nuk kame pature kurre me pare faleminderit
Pershendetje Brunilda. Ju lutemi lexoni kete artikull per me shume informacion: https://veterineret.com/per-dashamiresit-dhe-pronaret/pyesni-mjekun-veteriner/shtatzania-tek-qeni/
cfare moshe cohet qeni tek veterineri
Dejvi një përgjigje të qartë të pyetjes suaj mund ta gjeni duke lexuar artikullin “Informacion i përgjithshëm rreth vaksinimit tek kafshët e shoqërimit” https://veterineret.com/per-dashamiresit-dhe-pronaret/vaksinat/
pershendetje do doja nje pergjigje nese eshte e mundur kam nje kelysh 2muajsh e 15dite e kam vaksionuar kur ka mbush 42 dite i kam jep disa koka per forcim te eshtrav por tash qe 2 dite kan fillu kembet e para ti lakohen por edhe veshet i jan tkurr dhe i jan dal shum para qka me rekomadon masi i kam jep edhe kokrat e nevojshme per eshtra flm per mirkuptim
Leotrim, eshte e veshtire te flasim me siguri pa nje egzaminim klinik. Por nisur nga shenjat ( kembet e para te deformuara) dhe ajo se c’fare keni perdorur ( mbase kalciume) , dyshojme per deformime karpale. Diskutoni mendimin tone me mjekun veteriner, si dhe lexoni me vemendje kete artikull dhe diskutoheni me kolegun veterinar qe ben vaksinimin e qenit tuaj. I urojme mikut tuaj sherim te shpejte: Deforimet karpale tek kelyshet nga Doktor Atalvin Zhiva: https://veterineret.com/per-veterineret/kafshet-e-shoqerimit/deformimikarpal/
peshendetje doktor kam nje mace . eshte gati 1 vjec e gjysem , ai nuk ha ushqim , ka vjelle disa here nuk ka oreks fare te lutem me kthe pergjigje
Amarildo te lutemi cojeni macokun sa me pare per vizite tek mjeku veteriner. Problemet qe sjellin keto shenja klinike jane te shumta, prandaj eshte me shume rendesi qe te kontrollohet nga nje mjek veteriner. Emergjencat: https://veterineret.com/per-dashamiresit-dhe-pronaret/kur-duhet-te-shkojme-tek-mjeku-veteriner-menjehere/
Pershendetje! Qe dje kam vene re nje formim te huaj ne kemben e qenit, ne mes te gishtave, qe sot po e pengon dhe te ece. Mund te me thoni cfare mund te jete? Faleminderit
Pershendetje Aldi! Ky eshte nje rast qe ne asnje menyre nuk mund te themi dicka nepermjet internetit pa bere te mundur nje egzaminim te kembes se qenit. Ne ju keshillojme qe ta coni qenin per vizite tek mjeku veteriner qe kujdeset per te. Sa me pare qe ta kesh te mundur bisedo me veterinerin rreth kembes se qenit tend. Pasi mjeku veteriner ta egzaminoje dhe diagnostikoje do te jape dhe nje trajtim te nevojshem duke ndihmuar keshtu ne kohen e duhur. I urojme qenit tend sherim te shpejte. Faleminderit per mesazhin!
Me falni mund te me ndihmoni kotelja ime dje ra nga dritarja dhe eshte vrare tek buza ….. cfare te bej sepse macja mendoj se ka aq shume dhembje sa qe sme le tja prek
Ky eshte nje rast emergjence prandaj ju lutemi cojeni tek Mjeku Veteriner pa humbur kohe per te marre ndihmen e duhur.
prsh, macja ime sapo pesoi ca te didhura,vjellje, te njepasnjeshme, te bertitura qa thu mund te kete?
Pershendetje. Shpresojme se tani qe po ju shkruajme maces suaj i kane kaluar problemet qe ju pershkruani. Arsyet qe mund te jain shenjat qe ju pershkruani mund te jene te shumta qe nga helmimi, epilepsia, probleme me semundje te ndryshme ( qofshin bakteriale apo virale). Me kaq pak te dhena qe kemi, ne, e kemi shume te veshtire te japim nje mendim te drejte persa i perket diagnozes. Ky eshte nje rast qe hyn ne emergjencat, prandaj nese gjendja vazhdon po ashtu ju lutem mos humbisni kohe por shkoni tek Mjeku Veteriner sa me pare per te marre ndihmen e duhur. Per te mesuar me shume rreth emergjencave ju ftojme te lexoni artikullin e meposhtem: https://veterineret.com/per-dashamiresit-dhe-pronaret/kur-macja-juaj-po-ju-thote-me-coni-tek-mjeku-veteriner/
Pershendetje…
Tek njeri nga komenti juaj pash tek pohonit se ka kotele te cilat presin te adaptohen…
ju lutem a mund tme thoni ku mund ta gjej nje kotele ne Tiran.. ka muaj qe po kerkoj por skam arritur ta gjej dhe shum e dua nje..
Nes keni ju do ju isha mirnjohese qe tme lejonot ta adaptoj….
ju faleminderit…
Pershendetje. Sigurisht qe ne disa periudha te vitit eshte e veshtire te gjesh kotele te vogla, por jo e pamundur. Ne ju sugjerojme te kontaktoni Shoqaten per Mbrojtjen e Kafsheve ne Tirane dhe ti pyesni nese kane ndonje kotele per biresim. Mund ta gjeni ne facebook duke klikuar ne link e meposhtem: https://www.facebook.com/Animal.Rescue.Albania/?fref=ts
Pershendetje. une kam nje mace persiane eshte e vaksinuar dhe cdo 3 muaj i jap nje hap per ekinokokun, une kam qene e infektuar kur isha e vogel nga ky parazit, ekziston mundesia per tu shfaqur prap dhe pse macja eshte e vaksinuar?
Pershendetje. Nese macja juaj merr regullisht antiparazitaret per ekinokok (nese eshte me shume se 1 vjecare nuk ka nevoje per antiparaziatret cdo 3 muaj por per 1 here ne vit), ajo do te jete e paster. Por kini parasysh se ky parazit meret dhe ne forma te tjera jo veten nepermjet maces suaj, prandaj megjithese macja eshte e paster serisht egziston mundesia per tu infektuar ne rruge te tjera. Ju faleminderit per pyetjen!