Përgatiti Mjekësia Veterinare Shqiptare
-Kohë pandemie; COVID-19!
Shumë fëmijë janë përballur me vështirësi të ndryshme në periudhën që planeti ynë po kalon.
Në Itali, në zonat e quajtura “zonë e kuqe”, shkollat janë mbyllur, dhe gjithë fëmijët duhet ti nënshtrohen mësimit “online”.
Nëpërmjet internerit dhe nga shtëpitë e tyrë, mijëra nxënës dhe studentë duhet që të ndjekim mësimin.
Por jo Fiameta, ajo është një bareshë 10 vjeçare e cila ndihmon babain e saj për tu kujdesur për dhitë e tyre në provincën e Trentino në Itali dhe detyrohet që ashtu në kullotë dhe e rrethuar nga dhitë dhe kecat, të lidhet me mësuesen e saj të klasës së katërt.
Fiameta po e çon mësimin në këtë kohë pandemie, një një tjetër nivel, duke studiuar në lartësinë 1.000 (1 mijë )metra dhe duke ndihmuar babain e saj në punët që blegtorët dhe çobenët hasin çdo ditë.
Klasa e studentes-çobaneshë, përbëhet nga kashta, ushqime të ndryshme për dhitë dhe e rrethuar nga 350 dhi si dhe duke ndihmuar në përpunimin e djathit dhe gjizës.

Babai i saj është krenar që vajza e tij jo vetëm që e ndihmon në punën e përditëshme, por është dhe një nxënëse shumë e mirë, shprehet ai për agjensinë Italiane të lajmeve ANSA. Problemin e sinjalit të internetit e zgjidhëm duke përdorur lidhjen e komnpjuterit me sinjalin e celularit (hotspot), me fat për ne sinjali është i mirë në zonën tonë, vazhdon babai i vogëlushes.

Në periudhën e pushimeve mes klasave, Fiameta, ndihmon babain e saj për tu kujdesur për dhitë e tyre.
Ashtu si dhe shprehet ai: “Eshtë e vërtetë se shkolla dhe puna me bagëti janë të ndryshme nga njër-tjetra, por tek e fundit për një fëmijë që të zhvillohet sa më mirë, të dyja mësimet kanë rëndësinë e tyre.
Përgatiti Mjekësia Veterinare Shqiptare
Burimi i informacionit: Reuters
