Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Dr.VASFI SAMIMI

Nga Dr Agim Nelaj

NGA CIKLI : Kontribute te shquara ne sport nga Personalitete te Mjekesise Veterinare Shqiptare

Dr.VASFI SAMIMI:

Vasfi SemimiUne isha student, kur e kam njohur per here te pare Dr.Samimin. Ishte fillim te viteve “60”.Tek ai, ende kishte mbetur dicka nga portreti i nje prej portjereve te pare te futboollit shqiptar: shtatlarte, trupdrejte, symprehte, parashikues, hulumtues dhe racional. Me canten e vjeter prej lekure ne dore, me ecjen e tij te ngadalte dhe te kujdeseshme, me veshtrimin e tij te nje miresie te pakrahasueshme, ne gjithe kete portret prej intelektuali te klasit te pare, gjithesesi ai ruante dhe dicka te mirefillte sportive. Ndoshta me teper nje fare atletizmi qe perhere nuk u humbet sportisteve. Dr.Samimi po kalonte vite ne heshtje, pa terhequr vemendje dokujt, madje pa metuar ta terheqin kete vemendje. Lavdia e tij tashme kishte mbetur pas dhe pak kush kujtohej per te. Portier i skuadres Fenerbace se Stambollit 1927-28, ka hyre ne historine e sportit tone si futbollisti i pare shqiptar i cili arrin te luaje me nje klub jashte Shqiperise. Duke gjykuar se kampinati ne Turqi, fillimisht ka qene liga e Stambollit 1924, del vetvetiu se Dr,Vasfiu eshte nder te paret portier edhe ne Turqi. Ne vitin 1929, ai kthehet ne atdhe. Emerohet Mjek Veteriner ne Vlore. Ne Shqiperi do ta fillonte si portier i Flamurtarit te Vlores, qe ate vit luante me emrin VLORA.

Portieri i pare shqiptar Dr Vasfi SemimiFotografit tregojne se midis njemedhjetshit vlonjat, portieri kishte veshjen me elegante dhe me nderkombetare njekohesisht. Veshje kjo ne stilin e Zamores te famshem te Spanjes me topin ne dore, gjunjezat mbrojtese, qe nuk i hoqi persa kohe luajti. Ai eshte portieri i pare qe do ti sillte ne Shqiperi. Me vone shtoi dhe kasketen e portierit,qe do ta mbanin te gjithe portieret pas tij. Ai kishte nje stil elegant dhe plot sqime. Nga arshiva kemi nxjerre pjese nga artikulli “Futbollisti” ne “Gazeta Shqiptare” viti 1930. …”Portieri i Vlores, djaloshi me dieni sportive dhe teper i zhdervjellte, ka ba mrekullina te ndegjueshme qe cuditen gjithe publikene e shumte q’ishte sjellun ne fushen e lojes . Asoj portierash asht veshtire me gjete, dhe jane kudo fort te ralle ne Shqipni dhe gjetke. Dhe popullsia shkodrane ,e cila din vertet te cmoje ma s’miri vleften reale te lojtareve te gjithe , e duartrokiti me gjithe dashuri kurdohere qe priti shutet e forta te shkodraneve”. Dr.Samimi ka dhene kontributin e tij te madh , duke i treguar Shqiperise per here te pare interpretimin modern per kohen, qe nje portier paraqet.

Ne vitin 1931 Ai transferohet ne Tirane (Drejtoria e Sherbimit Veterinar). Tashme luan me ”Sport Klub Tirana”. Ate vit shpallet kampione e Shqiperise. Ne shenimet e mia, do te vecoja nje kujtim nga sporti. Ishte muaji i pare, sa kisha filluar studimet ne Fakultetin e Veterinarise. Dr.Samimin e kisha pare ne auditoret e Institutit, nuk kisha njohje me te. Ne 30 shtator 1961 ,ne stadiumin Dinamo(Selman Stermasi), do te luhej ndeshja nderkombetare Partizani-Fenerbahce. Per te gjetur nje vende ne shkallet e ngurta te stadiumit, i duhej edhe Dr.Samimit, si gjithe spektatoret, te futej 6 ore para se te fillonte ndeshja. Me nje grup shokesh u futem ne pjesen perball tribunes,disa radhe me poshte ishte ulur i vetem Dr.Samimi. Pra Shqiperia kishte spektator diku ne shkallet ngurta te stadiumit, ish portierin e Fenerbahces. Por heshtja ndaj ketij kujtimi historik ishte shembellore.

E kush guxonte te permendte Dr.Samimin si portier te Fenerbahces?…

Vazhdim: Themeluesi,organizatori dhe mendimtari i sportit shqiptar Dr.Vasfi Samim Visoka…

Artikulli u soll për revistën “Mjekësia Veterinare Shqiptare” nga Dr Agim Nelaj

Nuk lejohet ripublikimi i këtij artikulli pa lejën e autorist ose redaksisë së revistës!

Ju lutemi në rast referimi përmendeni burimin e informacionit veterineret.com


Na shkruani