Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Dhia Capore e Dragobisë

DHIA “CAPORE E DRAGOBISË”

 (DHIA MË E SPIKATUR E ALPEVE SHQIPTARE)

 Dhia Capore e Dragobisë është ekotipi autokton më i përhapur, në zonën e veriut: 

  • Rrethit Tropojë Në luginën e Dragobisë, në Valbonë, në Lekbibaj , në Bujan Markaj, Babinë, Pac,
  • Rrethi Kukës Në Has, Gjinaj, Pogaj, Kushaj, Përshkrimi: Dhija Capore e Dragobisë është ekotip me drejtim qumësht – mish. 

Manteli i kafshëve është krejt i zi. 

Karakteristikë kryesore është forma e brirëve e njëjtë e dhive dhe cjepëve. 

  • Brirët dalin nga koka paralele duke u hapur nga anët në formë të gërmës “V”. 
  •  Gjymtyrët janë të zhvilluara mirë, me thundra të forta, pa deformime, të përshtatura për zonat e thyera malore dhe për ecje të gjata. 
  • Gjoksi është i gjerë dhe i thellë. 
  • Gjiri është i zhvilluar mirë me thithka të drejta , të gjata deri në 4-5 cm dhe me zhvillim të njëtrajtshëm.

 

Treguesit e mëposhtëm ju përkasin raportimeve të viteve 2015-2016

 

TREGUESIT FEMRA MESHKUJ
Pesha e Gjallë, në Lindje/Kg 2.4 – 2.9 2.5 – 3.1
Pesha e Gjallë, (Dhi mbi 3 vjeç) /Kg 65 – 80 70 – 95
Pesha e Gjallë, në Këputje ( 70 ditë) /Kg 12.5 – 15 14 – 18
Ditë mjelje Mesatare/ ditë 125 – 160
Prodhim Qumështi / për Dhi/Litra për krerë 140 – 200 % 
Mesatare e yndyrës, në qumësht  3.8 – 4.5
Pjelloria në % 94 – 98
Pjellshmëria në % 105 – 115
Periudha e ndërzimit 20.09 – 25.10

 

Matjet trupore mesatare që janë realizuar në disa tufa të dhive të Ekotipit “ Capore e Dragobisë”, në vitet 2015 – 2016, në rreth 300 krerë plleja jepen në Tabelën e mëposhtme: 

 

TREGUESIT VLERA
Lartësia në Xhidavi / cm 68 – 70
Gjatësia e Trupit / cm 70 – 76
Perimetri i Gjoksit /cm 95 – 104
Gjatësia e Kokës / cm 20 – 24
Gjerësia e Kokës / cm 12 – 14
Prania e Brirëve  Po
Mosha Mesatare / në vite 3 – 6
Pesha e Gjallë 65 – 80

Autorë: As.Prof.Dr. Fatmira Sula / Atif Dema

Ju lutemi në rast referimi përmendni autorin dhe burimin e informacionit