Nëse ju jeni duke kërkuar disa arsye më shumë për të lënë duhanin , atëhere ju e keni gjetur atë.
Thithja e tymit të duhanit në rrugë sekondare është shumë e rrezikëshme si për njerzit ashtu dhe për kafshët.
Organizmat shëndetësore besojnë sevetëm nga thithja e duhanit në rrugë sekondare vdesin mijra njërëz që nuk e pijne duhanin dhe megjithese numëri i kafshëve që pësojnë dëmë në këtë mënyrë nuk dihet , rreziku dihet që egziston.
Disa studime dhe kërkime që janë bërë kanë arritur ne konkluzion se :
Tek macet ; ekspozimi ndaj tymit të duhanit rrit shfaqjen e kancerit të gojës dhe limfomave.
Tek qentë ; duke jetuar në një ambjent ku pihet duhan , rrit së tepërmi shfaqjen e kancerit nazal.
Tek zogjtë ; kanceri i mushkërive shihet që haset më shpesh tek ata zogj që jetojnë ne një shtëpi ku pihet duhani.
Në Fakultetin e Veterinarisë të Kolorados në Amerikë , nga studimet dhe kërkimet e bëra për të gjetur një lidhje mes marrjes së duhanit në rrugë sekondare dhe shfaqjes së kancerit tek macet , u arrit ne konkluzion se jo vetëm egzistonte një lidhje e fortë por rritej akoma më shumë mundësia tek ato kafshë që kishin jetuar për më shume se 5 vjet në të tilla ambjente.
Kurse në një studim që u bë tek qentë , u vu re që rreziku i kancerit te hundës ishte më i madh tek qentë me hundë më të gjatë , kurse tek qente me hundë të shtypur shfqej më shumë rreziku i kancerit të mushkërive.Kancerogjenet ndalonin tek hunda e disa qenve ( terrier etj) dhe kalonin nga hunda tek mushkerite tek ata me hunde të shtypur ( pekinez , shih tzu , etj )
Ne këtu nuk do të përmendim rrezikun për njerzit , apo të bëjme moral për lënien e duhanit , vetëm ju themi se nëse doni te kujdeseni sa më mirë për qenin apo macen tuaj , atehere bëni mirë të lini duhanin.
Benefitet që do të merrni janë shumë të mëdha dhe miku juaj i vogël do ju falenderojë gjithashtu.
Materiali është pronë e revistës onlinë “Mjekësia Veterinare Shqiptare” , nuk lejohet publikimi , apo përdorimi i këtij materiali , pa lejën e redaksisë .