Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Kohët e fundit në media është raportuar se një vemje e familjes Megalopyge opercularis është parë të popullojë së fundmi shumë qytete dhe rrugë në Amerikën e Veriut dhe kryesisht në Florida. Kjo vemje në pamje të parë nuk ka asgjë të keqe, biles përkundrazi, qimet e saj të dendura, si një gëzof me ngjyra të shndritëshme e bëjnë shumë tërheqëse, sidomos për fëmijët.

Departamenti i Shëndetit Poblik në Florida më anën e stacioneve televizivë, gazetave, revistave etj, lokale, po bën edukimin rreth rrezikut që vjen nga vemja e lartpërmendur.

Kjo vemje me anën e disa gjembave të mprehtë që fsheh nënlëkurë, përhap helmin e saj që konsiderohet mjaft toksik.

Në pamje të parë këto krijesa duken si një mini mace e vogël persiane. Pamja e larvës e mbuluar me një gëzof të butë me ngjyra të ndryshme i nxit njerëzit që të ndalen dhe ta prekin dhe përkëdhelin këtë vemje të vecantë.

Helmi i tyre mund të shkaktojë reaksione të forta tek disa njerez si psh: entje, djegje, dhimbje koke, të vjella, pucra, dhe ndonjëherë dhimbje të gjoksit si dhe probleme në frymëmarrje.

Specialistët sqarojnë se kushdo që c’pohet nga këto gjemba, duhet të drejtohet menjëhere në qëndrat sanitare për të marrë ndihmën e nevojshme.

Gjembat e saj dhembin më shumë sesa pickimi nga thumbi i akrepit, dhimbje që do kohë të largohet” shprehen specialistët e shtetit të Floridas në një komnukatë për shtyp.

Për në Shqipëri dhe Kosovë, ky është një lajm thjesht kurioziteti dhe jo rrezik evident.

Ndiqni fotot e mwposhtwme :

Burimi informacionit: http://www.nwfdailynews.com

Telegraf/veterinerët

Nuk lejohet ripublikimi i këtij artikulli pa lejën e redaksisë

Ju lutemi në rast referimi përmendeni burimin e veterineret.com

 

vemje helmuese- mashkulli. North Carolina
vemja helmuese
vemja helmuese2
vemja helmuese3
vemja helmuese4


Na shkruani