Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Këshillat e një qeni

foto ilustruese

Duke qënë se unë jam veteriner shpesh has në të papritura herë të këndëshme dhe herë jo.

Sot dua të sjell një histori që ndodhi para disa kohësh në një familje e cila më thirri për të vizituar qenin e tyre .Një qen shume i bukur dhe i madh, i rracës Wolfhound ( gjahu ) Irlandez rreth moshës 10 vjecare i quajtur Belly.

Pronarët e kafshës dhe djali i tyre i vogël ishin shumë të lidhur me qenin dhe po shpresonin për një mrekulli megjithe gjëndjen e rëndë të Belly-t.Po ashtu qeni tjetër i familjes Falana ishte pranë Belly-t sikur te donte ti jepte forcë dhe shpresë mikut të saj të vjetër.

Pasi egzaminova Belly-in gjeta që ai po vdiste nga kanceri.Me dhimbje ju tregova pjestarëve të familjes duke ju thënë që nuk kemi shumë mundësi ta shpetojmë Bellyn.

Duke dashur që ai te mos vuajë më shumë më mirë do të jetë të kryejmë procedurën e eutanazisë dhe ju ofrova ta kryenim atë në shtëpinë ku Belly jetoi per 10 vjet.

Mbasi biseduan midis tyre Burt dhe Tracy, burri dhe gruaja e shtëpisë ranë dakord dhe më kërkuan që të lejoja të ishte prezent dhe djali i tyre i cili ishte 6 vjec .Ata mendonin se ai do te mesonte dicka nga kjo eksperiencë .Dhe kështu u vendos , pasi i bëra disa qetësues te fuqishëm Belly-t u la të takoheshim ditën tjetër dhe në prezencë të të gjthë familjes të kryhej eutanazia.

Ditën tjetër , të gjithë u grumbulluam rreth Belly-t dhe të them të vërtetën e ndjeva veten pjestar të asaj familje dhe po e perjetoja me ta këtë moment të dhimbshëm. Djali 6 vjecar dukej vërtet shumë i qetë ashtu duke përkëdhelur qenin për herë të fundit , krijova përshtypjen se ai nuk po e kuptonte se c’farë po ndodhte.Pas pak minutash , Belly e la këtë jetë në paqe.

Djali i vogël dukej që e pranoi këtë pa ndonjë konfuzion apo vështirësi.U ulëm të gjithë së bashku dhe po bisedonim që është vërtet e pikëllueshme që kafshët tona të dashura nuk jetojnë aq saç duam ne , por kanë një jetë më të shkurtër se ajo e njeriut.

Djali i vogël që po digjonte me vëmendje dhe në heshtje në atë moment u përgjegj ; “Unë e di pse “

Ngelëm , të gjithë të habitur u kthyem nga ai. Dhe ajo c’ka dëgjuam nga goja e tij e vogël na bëri të shtangeshim dhe më shumë. Asnjëherë nuk kam dëgjuar një arsyetim dhe shpjegim aq inkurajues.Ato fjalë të thëna nga ai djalë më ndryshuan mënyrën sesi e jetoj dhe e kuptoj unë jetën.

Ai tha : “Njerëzit lindin dhe perpiqen të kuptojnë sesi mund të jetojnë një jetë sa më të mirë , një jetë ku të duan njëri tjetrin dhe të sillen gjatë gjithë kohës mire.Apo jo?

dhe djali 6 vjecar vazhdoi:” E pra qentë tashmë e dinë si të jenë të mirë dhe të dashur me këdo , kështu që ata nuk kanë pse të rrinë një kohë të gjatë me ne”

  • Jeto thjesht
  • Dashuro pa rezerva
  • Trego kujdes
  • Fol me kujdes

Mos harroni , nëse një qen do të ishte mësuesi juaj , do ju mësonte gjëra si:

  • Kur të dashurit tuaj vijnë në shtëpi , gjithmonë dil e priti tek porta gjthë gëzim.
  • Kurrë mos i lejo vetes që të humbasësh një mundësi e të dalit shëtitje.
  • Lejo dhe përjeto eksperiencën e flladitjes së fytyrës nga flladi që të mbush me gëzim.
  • Lejoi vetes c’plodhje.
  • Vrapo , kërce , gëzoju c’do dite.
  • Kënaqu vëmendjes që të kushtojnë të tjerët dhe kushtoju dhe ti atyre.
  • Shamang kafshimet, zënkat dhe dëgjo këshillat e mira dhe të zgjuara.
  • Në një ditë të ngrohtë lejo dhe shijo një rrukullisje në barin e gjelbër.
  • Në një ditë të nxehtë shijo ftohtësinë e ujit dhe hijet e pemëve.
  • Kur je i gezuar , kërce, hidhu , vallëzo përreth me gëzim.
  • Kënaqu nga një gëzim i thjeshtë që të jep një shëtitje e gjatë.
  • Ji besnik.
  • Asnjëherë mos pretendo që të shtiresh në dikë që nuk je.
  • Nëse dikush ta ka marrë dhe groposur atë që ti vërtet e dëshiron, mos u dorëzo por gërmo deri sa ta gjesh atë.
  • Kur dikush kthehet në familje i heshtur nga një ditë e lodhëshme dhë është i mërzitur , atëhere  ju ul pranë dhe preke butësisht me hundën tënde.

Nëse do të ishte kështu: më besoni jeta do të ishte ndryshe !

Vjen një moment në jetë kur ju ikni , largoheni nga dramat dhe njerëzit që e krijojnë atë. Ju rrethoni veten me njerëz që ju bëjnë të qeshni, që të harroni të keqen , dhe të fokusoheni tek e mira. Pra duajini njerzit që ju trajtojnë drejt.Mendoni mirë pozitivisht dhe për dikë që nuk është i tillë.Jeta është tepër e shkurtër dhe shijo atë duke qënë gjithmonë i/e gëzuar.

Të rrëzohesh është pjesë e jetës , të ngrihesh sërisht në këmbë është të JETOSH !

Artikulli u përgatit nga MV Egli Ozuni

Nuk lejohen ripublikimi i këtij materiali pa lejën e redaksisë


Na shkruani