Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për fermerët, pronarët dhe dashamirësit e kafshëve » 7 Qershori, Dita Botërore e Sigurisë Ushqimore

7 Qershori, Dita Botërore e Sigurisë Ushqimore

Përgatiti Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare:

Ne jemi çfarë hamë!
7 Qershori është dita që synohet të tërhiqet vëmendja dhe të nxitet ndërmarja e veprimeve për të parandaluar, zbuluar dhe menaxhuar rreziqet që vijnë nga produkte ushqimore jo të sigurta, duke ndihmuar në këtë mënyrë në sigurinë ushqimore, shëndetin e njeriut, zhvillimin ekonomik, bujqësinë, zhvillimin e tregut, turizmin dhe një zhvillim të qëndrueshëm!


Ashtu si dhe çdo vit ku sillet një tematikë e caktuar për të folur në lidhje me këtë datë të rëndësishme, të shohim se cila temë do të diskutohet sivjet!

Duke ditur rëndësinë e njohjes së sëmudjeve të transmetuara nëpërmjet ushqimeve, të cilat prekin të gjitha moshat, veçanërisht fëmijët nën 5 vjeç, Asambleja e Përgjithëshme e Kombeve të Bashkuara shpalli në vitin 2018 se çdo 7 Qershor do të organizohet Dita Botërore e Sigurisë Ushqimore.
Pesha e rëndësisë që ka përdorimi i ushqimet të shëndetëshme, bëri që Asamblenja Botërore e Shëndetësisë, miratoi një rezolutë për të forcuar përpjekjet globale për sigurinë e ushqimit si një masë të detyruar që çdo shtet duhet te marrë për zvogëluar përhapjen e sëmundjeve të transmetuara nga ushqimi.
OBSH dhe FAO (Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara) së bashku do ta bëjnë më të lehtë bashkëpunim dhe me organizata të tjera të shteteve anëtare dhe organiztat përkatëse lehtësojne respektimin dhe sjellin vëmëndjen e të gjthëve në rëndësinë që ka data 7 Qershor, Dita Botërore e Sigurisë Ushqimore!
Siguria e ushqimit është një përgjegjesi e organeve drejtuese të çdo shteti, e prodhuesve dhe e konsumatorëve. Të gjithë se bashku luajnë një rol të rëndësishëm për të sjellë ushqime të sigurta nga ferma drejt e në tavolinat tona.
Fermerët, agranomët, veterinerët, tregëtarët dhe konsumatorët janë aktorët kryersorë që ndihmojnë për të zvogëluar përhapjen e sëmundjeve që vijnë nga përdorimi i ushqimeve.
Siguria ushqimore është punë e të gjithëve!
Ne jemi çfarë hamë!

1– Rritje të shëndetëshme- Fermerët në bashkëpunim me Mjekun Veteriner, Agranomët dhe të tjerë, duhet të rrisin dhe përgatisin ushqimet në mënyrë të shëndetëshme dhe me një praktikë bashkëkohore.

2– Ruajtja e sigurt e ushqimit- Biznesmenët së bashku me të gjithë aktorët përgjegjës, të sigurohen se ushqimi ruhet në kushte të sigurta.

3-I sigurt për tu konsumuar=Do të thotë se strukturat shtetërore, organet kompetente, duhet të sigurohen se ushqimi është i sigurt për të gjithë konsumatorët.

4– Konsum i sigurt- Të gjithë konsumatorët kanë të drejtën e konsumimit të ushqimeve të shëndetëshme dhe të sigurta.

5– Së bashku si një skuadër = Siguria ushqimore është një përgjegjësi e të gjithëve ne.


Përgatiti Mjekësia Veterinare Shqiptare
Në rast referimi ju lutemi përmendni autorin dhe burimin e informacionit