Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Dr Bilal Golemi

Padyshim qëndron në krye të figurave të Veterinarisë Shqipëtare.

Mjek veteriner,mikrobiolog i shquar në fushën veterinare e mjekesore,patriot atdhetar e demokrat përparimtar.

Dr Bilal Golemi

U largua nga Golemi kur ishte 7 vjec duke shkuar pas të atit ne Stamboll.Kreu shkëlqyeshem studimet e larta në Mjekesi Veterinare.U specializua për mikrobiologji ne institutin “Paster” ne Paris .Punoi si asistent e me pas si bashkëpunëtor i dy shkencëtareve me famë botërore pathologistin Santiago Ramon y Cajal dhe francezin e njohur në fushën e kërkimeve shkencore Dyma ku shpalosi talentin e tij duke marrë graden Doktor i Shkencave në moshën 27 vjecare.

Me emrin dhe veprën Dr Bilal Golemi  janë të lidhur ngritja dhe organizimi i shërbimit Veterinar.Themelimi i te parit laborator bakteriologjik veteriner,importimi i rracave të kafshëve, ngritja e të parave stacione shkencore të përmirësimit rracor si në Selenice e Rozafaj .Prodhimi per herë të parë në vend i vaksinave kundër disa sëmundjeve të bagëtive, përgatitja e kuadrove të para veterinare.Ndihmoi në organizimin e zhvillimin e parë të shkollave bujqesore ne Tiranë ,Kavajë e Lushnjë.

Për mospajtim me kushtet e vështira në të cilën jetonte Shqipëria nën mbretërinë e Mbretit Zog, detyrohet të lërë atdheun duke u vendosur ne Turqi, Ankara ku menjëherë ju ofrua detyra si sekretar i përgjithëshëm i Institutit Qëndror Veterinare në Ankara .Po këtë vit zgjidhet ekspert i organizatës Ndërkombëtare të Shëndetësisë (OMS)

Studimet e tij paten jehonë të madhe ne Europe e Botë.Me 1952 per studimet e tij shkencore në Mikrobiologjinë Veterinare qeveria Franceze e deklaroi me medaljen: “Legion d’honneur -Merite agricole”Kreu mbi 50 studime e kerkime shkencore, mori pjesë në studime e ekspozita ndërkombëtare bashkëpunoi me shumë institute nga te gjitha anët e botes duke u bërë kështu një figure e shquar në forumet ndërkombëtare të Shëndetësisë.

Me 15 mars te vitit 1955 pushoi zemra e këtij shkencëtari të shquar e atdhetari të madh në moshën më të pjekur e më produktive.

Në krye të varrit të tij ne Stinjë në Stamboll është gëdhendur me mjeshtëri një libër i madh ndërsa në faqet e hapura të librit te gurtë është skalitur një mikroskop.

Në nderim te vepres se tij Institutit të Studimeve Veterinare të Shqipërise iu dha emri “Instituti Dr. Bilal Golemi”


1 Koment

  1. Edmond Golemi thotë:

    njeri i shquar i golemit

Na shkruani