SËMUNDJ E EBOLËS (ZOONOZË)
Synonim: ETHJA HEMORRAGJIKE AFRIKANE)
Nga Profesor Dr. Kristaq Bërxholi
SHKAKTARI: Virusi i Ebolës, është një virus me ARN, që bën pjesë në gjininë Ebola virus dhe në familjen Flaviridae. Gjinia Ebolavirus është 1 prej 3 antarëve të familjes Filoviridae (filovirus), së bashku me gjininë e virusit të Marburgut dhe gjininë Cuevavirus. Gjinia Ebolavirus përbëhet prej 5 specieve të dallueshme
• Bundibugyo ebolavirus (BDBV)
• Zaire ebolavirus (EBOV)
• Reston ebolavirus (RESTV)
• Sudan ebolavirus (SUDV)
• Taï Forest ebolavirus (TAFV).
BDBV, EBOV, dhe SUDV janë të lidhur me shpërthimet e mëdha të rasteve të EVD në Afrikë,ndërsa RESTV dhe TAFV jo. Specia RESTV, gjetur në Filipine dhe në Kinë, mund të infektojë njeriun, por nuk shkakton sëmundje ose vdekje tek ata, sipas të dhënave të deritanishme.
Morfologjikisht , virusi i Ebolës, është i ngjashëm me antarët e tjerë të kësaj gjinije si virusi i Marburgut, porse është i ndryshëm nga pikëpamja antigjenike. Virusi i Ebolës me orgjinë nga Kongo, Gabon, Bregu i Fildishtë dhe Sudani ´është i lidhur me sëmundjen si në njerëz dhe në kafshë. Mendohet se disa njerëz mund të jenë mbartës asymptomatik të këtij virusi. Shtami Reston(RESTV) i raportuar në Itali, Filipine, Kinë dhe në USAm shkakton një sëundje fatale hemorragjike tek kafshët, porse është asymptomatik tek disa individë të infektuar (CDC 2000).
PËRHAPJA GJEOGRAFIKE
Virusi i ebolës, është izoluar vetëm nga njerzit që janë sëmurë në Afrikë.Kohët e fundit janë raportuar raste në Amerikë, Spanjë, gjë që rrit rrezikshmërinë e përhapjes së sëmundjes dhe në vende të tjera në botë.
Sëmundja për herë të parë është vënë re në Sudanin jug perëndimor në qershor të vitit 1976. Epidemia e cila zgjati deri në Nëndor të atij viti, preku 284 persona dhe pati një nivel të rast/fatalitetit 53%. Në fund të Korrikut të vitit 1976, një epidemic e dytë shpërtheu në Kongo, në pjesën very përëndimore të saj dhe përfundoi në Nëndor të atij viti. Kjo epidemi preku 55 nga 250 fshatra në zonën epidemike. U prekën 318 persona. Rast fataliteti ishte 88%. Rastet më të shumta ishin tek adultët dhe shumë pak u vrejtën tek fëmijtë nën 10 vjeç. 56% e tyre ishin gra. Një rast i vetëm ndodhi në Kongo në vitin 1977. Gjatë muajit Gusht-Shtator të vitit 1979, në Sudan pati një shpërthim të dytë me 33 raste klinike të konfirmuara. Ka të dhëna të plota që epidemitë e të dy vëndeve (Kongo e Sudan) kanë lidhje epidemiologjike. Megjithatë një distancë prej 850 km midis dy zonave, me një komunikacion të varfër midis tyre, tregojnë se epidemitë ishin indipendente në origjinë. Konkluzioni u konfirmua pas rezultateve laboratorike të cilat treguan që në këto raste ishin dy biotipe të ndryshme virusësh përgjegjës. Krahas rasteve të mësipërme, u vrejtën më vonë dhe raste të tjera të këtij infeksioni midis njerëzve në Afrikë në Gabon, Uganda, në bregun e Fildishtë. Më vonë virusi u evidentua në një fshat afër lumit Ebola, nga e cila sëmundja ka marrë dhe emrin. Tashmë së fundmi dhe mjaft raste në Nigeri etj.
SËMUNDJA TEK NJERIU
Ka të dhëna të dokumentuara që mund të ndodhë infektimi i njeriut pa shënja të sëmundjes (WHV,2002; Leroy et al. 2000b). Kur sëmundja nuk manifestohet, shënjat klinike variojnë nga një sëmundje e lehtë deri tek një sëmundje e shpejtë dhe fatale. Periudha e inkubacionit luhatet rreth 2 deri në 21 ditë dhe shpërthimi është i papritur me ethe dhe dhëmbje koke. Një numur i madh pacientësh shfaqin dhëmbje krahërori, diarre, vjellje, tharje e fytit, shpërthim në trung të erytemave maculopapulare, të cilat shpejt përhapen dhe në pjesët e tjera të trupit dhe kanë tendencë që të bëhen konfluente. Erytema nuk evidentohet tek personat me lëkurë të zezë. Pas tre ose katër ditësh shfaqet deskuamacioni. Temperatura e lartë vazhdon për 1 javë, pas së cilës ajo qetësohet. Të dhënat tregojnë se më shumë se 90% e pacientëve të cilët vdesin, po edhe 48% e atyre që kanë shpëtuar, kanë patur shënja hemorragjie. Midis tyre, melena ishte më e zakonshmja, epistaksis (gjak nga hunda) si dhe hemorragji në organe dhe inde të tjera janë parë në mënyrë frekuente. Katër ose pesë ditë , mbas shpërthimit të sëmundjes, pacientët kanë një letargji ekstreme si dhe ndryshime në gjëndjen e tyre mendore. Para vdekjes ata kalojnë në një komë të thellë. Manifestimet hemorragjike janë më pak të rënda në fund të shpërthimit se sa vrehen në fillim. Gratë me barrë zakonisht dështojnë dhe kanë shumë hemorragji. Konvaleshenca është e ngadaltë dhe në disa raste ajo vazhdon edhe deri në 2 muaj.
BURIMI I INFEKSIONIT DHE MËNYRA E TRANSMETIMIT
Rezervuar i virusit në natyrë është i panjohur. Në studimet e kryera në Sudan dhe në Kongo, virusi nuk është izoluar dhe antitrupat nuk u panë në më shumë se 1000 kafshë të kapura, shumica e tyre sisorë.
Në vitin 1980, një titër i lartë antitrupash kundrejt virusit u gjetën në lepujt shtëpiakë nga i njëjti regjion i Kongos ku ishte zioluar virusi nga njerzit ku kishte ndodhur sëmundj a në vitin 1977. Më pas, 3 prej një grupi babonësh në Kenia u panë se kishin titër që luhatej nga 1:64 deri në 1:128, me testin e IFT direkte. Megjithatë ,a snjë prej këtyre gjetjeve nuk tregonin që këto kafshë janë bujtësit principialë për mbajtjen e virusit në natyrë. Studimet epidemiologjike tash së fundmi kanë treguar se virussi transmetohet tek njerzit nga kafshët e egra dhe përhapet në popullacionin human nëpërmjet transmetimit nga njeriu tek njeriu. Rezervuarët natyralë të virusit të Ebolës konsiderohen të jenë lakuriqët e familjes së Pteropodidae.
Ebola, është futur në popullacionin human nëpërmjet kontaktit të ngushtë me gjakun, sekrecionet, organet ose dhe lëngjete tjera të trupit të kafshëve të infektuara. Në Afrikë infeksioni është dokumentuar nëpërmjet tregëtisë së shimpazeve, gorillave, lakuriqëve, majmunëve, antilopave të pyllit etj të gjetur të sëmurë ose të vdekur ose në pyje të dëndur. Tek njerzit Ebola përhapet nëpërmjet kontaktit direct midis njeriut të infektuar dhe atij të pa infektuar (nëpërmjet lëkurës së dëmtuar ose membranave mukoze), me gjak sekrecione, orgamne ose lëngje të tjera të trupit si dhe nëpërmjet kontaktit indirekt me ambientin e kontaminuar me lëngje të tilla. Ceremonitë e vdekjes, gjatë së cilave personat kanë kontakt direct me të vdekurin, mund të luajë një rol në transmetimin e virusit të Ebolës. Personat e shëruiar nga kjo sëmundje, janë bartës të virusit dhe e transmetojnë atë nëpërmjet spermës deri në 7 javë mbas shërimit.
BUJTËSIT NATYRALË TË VIRUSIT TË EBOLËS
Në Afrikë, lakuriët, sidomos specie e gjinisë Hypsignathus monstrosus, Epomops franqueti dhe Myonycteris torquata, konsiderohen si bujtësit natyralë për virusin e Ebolës. Si rezultat, përhapja gjeografike e virusëve të Ebolës mund të mbimbulohet nga lakuriqët.
VIRUSI I EBOLËS NË KAFSHË
Megjithëse primatët jo humanë, janë burimi i infeksionit për njeriun, ata nuk janë rezervuarë, porse janë bujtës aksidentalë ashtu si dhe njeriu. Që nga viti 1994, shpërthimet e Ebolës nga specie e EBOV dhe TAFV janë parë në shimpazetë dhe gorillat. RESTV shkakton një sëmundje të rëndë të EVD në majmunët macaque (Macaca fascicularis) që mbahen në kushtet e fermës në Filipine si dhe është zbuluar në majmunët e importuar në Amerikë në vitin 1989, 1990 dhe 1996, dhe në Ital nga Filipinet në vitin 1992. Kur inokulohen eksperimentalisht speciet e majmumnëve, virusi i ebolës shkakton një sëmundje të rëndë që karakterizohet në fillim nga ethja dhe depresioni, pasohet nga diarreja, petekie, lëngim, shok dhe në fund vdekje. Tek cynomolgues macaques të importuar në Itali dhe në Amerikë nga Filipinet, infeksioni është shkaktuar nga shtami Reston i virusit i cili shkakton sëmundje dhe një nivel mjaft të lartë të rast fatalitetit. Në specie primate janë gjetur antitrupa. Që nga viti 2008, virusët e RESTV janë zbuluar gjatë disa shpërthimeve të një sëmundjeje vdekje prurëse në derra ne Kinë dhe Filipine. Infeksioni asymptomatik në derra ka qënë raportuar edhe me herët dhe inokulimet eksperimentale kanë treguar që RESTV, nuk shkakton sëmundje në derra, porse këta mund të bëhen burim infektimi për njeriun. Derri kazan ku jetojnë virusët.
PARANDALIMI DHE KONTROLLI
Kontrolli i virusit të EbolaReston në kafshët shtëpiake.
Nuk ka vaksinë kundër RESTV në kafshë. Pastrimi rutinë dhe dezinfektimi i FERMËS SË derrave apo fermës së majmunëve(me sodium hypochlorite ose detergjentë të tjerë) është efektiv në inaktivimin e virusit.
Nëse dyshohet për një shpërthim, zona duhet të vendoset menjëherë në karantinë. Eliminimi i kafshëve të infektuara dhe kontrolli i rreptë gjatë djegjes së karkasave, është një faktor i rëndësishëm në ndërprerjen e transmetimit të infeksionit nga kafshët tek njeriu. Kufizimi ose dhe ndalimi i lëvizjes së kafshëve nga zonat(ferma) e infektuar në zona apo ferma të tjera redukton dukshëm përhapjen e sëmundjes. Marrë parasysh që shpërthimet në derra dhe majmunë të RESTV, ka si precedent infektimin e njeriut, është e domosdoshme që të vendoset një system surveillance aktive, tek sistemi shëndetësor i kafshëve, me synimin e zbulimit të hershëm të rasteve, pasi kjo është një alarm i hershëm për shërbimin shëndetësor veterinar si dhe për autoritetet e shërbimin shëndetësor publik. Kujto parimin e të madhit PASTËR: ….shërbimi veterinar shpëton njerëzimin.
Reduktimi i riskut të infektimit nga Ebola e popullatës.
Në mungesë të një trajtimi efektiv dhe mungesës së një vaksine humane, ngritja e vetëdijes për faktorët e riskut për infeksionin nga Ebola dhe masat mbrojtëse individuale që duhen marrë, është e vetmja rrugë e reduktimit të infeksionit të njeriut dhe vdekjen e tij. Punonjësit e laboratorit janë gjithashtu të riskuar. Kampionet e mara nga kafshët dhe njerzit e dyshuar për infeksionin në fjalë duhet të bëhet nga shtafi i trajnuar dhe të punohet me to në kushte laboratorike konform rrezikut që paraqet ky infeksion.
Fermat e derrave në Afrikë, lozin një rol në amplifikimin e infeksionit për shkak të prezencës së LAKURIQËVE (fruit bats) në këto ferma. Duhet te aplikohen masat e përshtatshme të biosigurisë, me qëllim për të pakësuar transmetimin. Për RESTV, duhet të bëhet eduktim publkc me fokusin për reduktimin e riskut të transmetimit të infeksionit nga derrat tek njeriu. Pasi ky transmetim ndodh sidomos nga moszbatimi irregullave të sigurisë gjatë therjes, të konsumit të mishit apo pjesëve të tjera të karkasave të derrave. Është kjo arsyeja, që gjithmonë, pamvarësisht dyshimit të prezencës së ose jo të këtij virusi të rrezikshëm, duhet të punohet më mjete mbrojtëse. Kjo eshte e domosdoshme sidmos kur punojmë me kafshët e sëmura, kur u marrim atyre gjak apo materiale të tjera për analiza të ndryshme. Në vëndet si Afrika, sidomos në regjionet ku RESTV është evidentuar në derrat, të gjitha produktet nga këto kafshë (gjaku, mishi dhe qumështi nga kafshët e tjera) duhet të konsumohen të përpunuar detyrimisht me zierje.
Profesor Dr. Kristaq Bërxholi
Virolog – Fakulteti i Mjekësisë Veterinare
Departamenti i Shëndetit Publik Veterinar
Tiranë – Shqipëri
Nuk lejohet ripublikimi i këtij materiali pa lejën e redaksisë ose autorit të shkrimit.
Ju lutemi në rast referimi nga ky shkrim të përmendet linku i veterineret.com si dhe autori i shkrimit!