Xena është një qenushe që e meriton të quhet një luftëtare e vërtetë.
Rreth një viti më parë ajo u gjet në Gjeorgji, USA. Ku ekipet e shpëtimit nuk mundën ti mbanin dot klithmat e dëshpërimit kur e panë atë në një gjëndje tejet të mjerueshme. Ata menduan se ajo ishte rreth 4 muajshe dhe duhej të ishte mbajtur në ndonjë kafaz pa ujë dhe ushqim deri sa dikush e kishte hedhur aty ku u gjet. Menjëherë u transportua në klinikën veterinare aty pranë ku Mjekët Veterinerë që e egzaminuan gjëndjen e saj, i dhanë shanse për shpëtim vetëm 1 %.
Mrekullisht ajo mundi të mbijetojë.
Shumë shpejt Xena e mori veten dhe historia e saj u përhap shpejt në botën e madhe të internetit. Kushdo që e lexoi dhe pa fotot e saj dëshironte ta biresonte atë.
Një prej adhuruesve të shumtë të Xena-s ishte dhe Linda Hickey e cila sapo lexoi ngjarjen vendosi menjëherë të aplikonte për birësimin e saj.
Linda vendosi që së bashku me familjen e saj të shkonte dhe vizitonte Xenën. Ajo kishte dhe një arsye tjetër që e shtuy akoma me shumë që të vendoste për adoptimin e saj. Djali i saj Jonny (Xhoni) eshte i diagnostikuar me Autizem. Mjekët që prej kohesh i kishin sugjeruar asaj që të birësonte një qen pasi mund të shihte ndryshime në sjelljet e të birit, Xhonit. “Sapo e birësuam qenushen Xena, u vu re menjëherë një lidhje e fortë mes saj dhe Xhoni-t. Prania e saj dhe dashuria që ajo na jep të gjithëve në familje e ka prekur Xhonin thellësisht”. “Para se Xena të vinte në familjen tonë- tregon Linda, Xhoni shumë rrallë fliste, pas pranisë së Xenës ai filloi të fliste dhe të hapej më mirë me njerëzit e shtëpisë. Ai flet për gjëra nga më të ndryshmet, gjatë gjithë kohës me të ( Xenën). Dikur ishte tepër e vështirë ta tërhiqje që të luante jashtë shtëpisë, por tani Xhoni dhe Xena nuk kanë frikë që së bashku të luajnë dhe provojnë aventura të ndryshme.
“Unë vërtet besoj se ishte një destini që të dy (Xhoni dhe Xena) të takoheshin së bashku- tregon Linda për Revisten e famëshme “Today”, është e shkruar që këta të jetojnë së bashku dhe të kuptojnë njëri tjetrin në një mënyrë që askush tjetër nuk mundet.
Duke ardhur nga një e kaluar tepër e hidhur si dhe për meritat që ka në ndryshimin e jetës së Xhoni-t , qenushja Xena është dekoruar si qenushja e vitit në muajin Nëntor nga Shoqata Amerikane për Mbrojtjen e Kafsheve(ASPCA)
Përgatiti materialin Mjek Veteriner Egli Ozuni.
Nuk lejohet ripublikimi i këtij materiali pa lejën e redaksisë.
Ripublikimi i këtij materiali pjesërisht apo i plotë është i ndaluar të botohet pa lejen e marrë nga redakisa e revistës”Veterinerët”.
Ju lutemi në çdo rast citimi apo reference nga ky tekst, shënoni linkun përkatës në veterineret.com