Në Perandorinë Osmane kanë dalë shumë shqiptarë të dalluar të cilët kanë dhënë kontributin e tyre si brenda perandorisë ashtu edhe në sferën patriotike duke kontribuar për bashkëkombësit e tyre. Këtu mund të përmenden shumë emra të cilët kanë dhënë kontributet e tyre në fusha të ndryshme duke filluar që nga ushtria, politika, arsimi, shkenca, filozofia, poezia etj. Mjafton të përmendim Qyprylinjtë e famshëm, Koçi Beun, Hasan Tahsinin, Sami Frashërin, Bilal Golemin e shumë të tjerë. Po t’i hedhim një sy dhe të shohim të gjithë shqiptarët në Perandorinë Osmane dhe ndikimin që kanë pasur ata, padyshim që njëri prej tyre me tepër famë është Mehmet Akif Ersoji. Ai njihej si i aftë në një larmi fushash, si veteriner , dijetar, akademik, poet, shkrimtar, politikan, pedagog, deputet etj. Vështirë se mund të gjendet një njeri me ndikim kaq të madh në mendjen e turqve në shekullin XX, aq sa janë ndikuar nga Mehmet Akif Ersoji Nëse nisemi nga faktet historike, shohim se shqiptarët janë ndër popujt më të vjetër të Ballkanit, që gjatë gjithë historisë është përfshirë nga luftëra, në periudha e sisteme të ndryshme duke iu imponuar që të shpërngulen nga atdheu i tyre i shtrenjtë. Shumë atdhetarë shqiptarë njihen për kontributin e dhënë nëpër vendet, ku janë shpërngulur, duke mos harruar asnjëherë prejardhjen e tyre shqiptare. Janë të shumtë ata që sot historia botërore i njeh për kontributet e tyre nëpër fusha të ndryshme, e njeri ndër këta padyshim ishte dhe mbetet MEHMET AKIF ERSOY, që është i njohur për kontributin e tij në fusha të ndryshme. Mehmeti njihet si ligjërues , ligjërues fakulteti, këshillues politik, filozof, e njëherësh edhe poeti më i famshëm i letërsisë turke deri në ditët e sotme. Ai edhe sot kujtohet me epitetin me të madh, ngase ishte dhe mbeti poeti më i dashur për çdo qytetar të Turqisë, duke qenë edhe autor i himnit kombëtar turk.
Një shqiptar në shërbim të njerëzimit: Mehmet Akif Ersoj
I pari Mjek Veterinar me origjinë shqiptare është autor i himnit kombëtar turk!
MEHMET AKIF ERSOY
20.10. 1873 – 27.12. 1936
Nga hulumtimet e kryera rezulton se mjeku i parë veterinar me origjine shqiptare eshte Mehmet Akif Ersoy. U lind ne viti 1873 ne Stamboll ne familjen e Mehmet Tahirit.Origjina e tij eshte nga Shushica e Pejës,Kosove. Babai i tij Tahir efendiu ishte i biri i Nuredin Agait nga fshati Shushicë e Pejës dhe njëri ndër mendimtarët e kohës. Në të njëjtën kohë ai ishte dhe mësues në medresenë e Fatihut në Stamboll. Pasi mbaroi mesimet ne Rizhdie dhe Idadie u regjistrua ne Fakultetin e Veterinarise,te cilin e mbaroi ne vitin 1893 ne Stamboll. Ai krahas profesionit te mjekut veteriner, kishte zell per letersi vecanerisht per poezi.Theksojme se fliste bukur gjuhen amtare…Qysh nga viti 1993 dha mesim ne shkollen e mesme veterinare.Mehmet Akif Ersoy: Veteriner,Poet, mësues,, hafëz e politikan. Ndërron jetë në Stamboll më 27 dhjetor 1936. Mehmet Akif Ersoy, është autori i himnit kombëtar turk “Marshi i lirisë”. Shpesh herë kujtohet me sinonimet “Poet i atdheut” e “Poet kombëtar”. Poeti i himnit kombëtar turk, që për herë të parë u recitua para deputetëve të parlamentit turk më datë 12 mars 1921, është me origjinë shqiptare. Mehmet Akifi krahas profesionit te mjekut veteriner ,ai kishte zell kryesisht si poet.Prej vitit 1893 dha mësim në veterinari dhe njekohesisht letërsi në shkollen e mesme veterinare”Hall Kalle” të Stambollit.Ai dha mesim deri në vitin 1912.Prej këtij viti caktohet inspektor veteriner në ballkan, në Shqiperi dhe Kosovë.Më 23 prill të vitit 1920,zgjidhet deputet i rajonit Bordur në parlamentin Turk.Por ajo që e bëri të famshëm Akifin,është pjesmarrja në konkursin për përpilimin e tekstit të hymnit kombetar turk. Vargjet e tij epike “Istikal Marsi ”Marshi i Pavavaresisë” ose ndryshe”Marshi i lirise”,zuri vendin e parë dhe u miratua një zëri në parlament.Këto vargje epike vazhdojnë dhe sot si hymn kombëtar i Turqisë.Pas shpalljes së republikës, M.Akif u ftua nga universiteti i Kajros (EL-Ez-her).Shtëpia e tij shpallet muze në Stamboll.Emrin e tij e kanë rrugë dhe shkolla.Në Tiranë është “Mehmet Akif Kolezhi”.Mehmet Aqif Pejani, kështu thirrej në rrethet shoqërore. Për Mehmet Akif është shkruar nga shumë bashkohës të tij.”Me shokët ishte i sjellshëm dhe i vëmendshëm , ishte i gatshëm të ndihmonte dhe për ta bënte të pa mundurën, derisa të jepte dhe jetën .Për miqët dhe gjithë shokët e tij ishte më i besuari.Ai mbetet i pavdekshëm për karakterin. Miku i tij me i mirë, Hasan Basri Cantaj shkruan shkurt:”Një pamje e mbushur me shpresë,një ballë i mbushur nme rrudha, një shikim i mbushur me forcë , një zëmer e mushur me besim” Në Mars të vitit 2016 u organizua ne Tirane simpoziumi nderkombetar me teme:” Mehmet Akif Ersoy ne vendlindje”Sipas kujtimeve të miqve të tij, mësojmë që përveç anës zyrtare të Akifit, në të cilën ai njihet si tepër serioz,por miqtë e paraqiten shumë te gjallë. Ai kishte një interes dhe dije të hollësishme rreth muzikës lindore e perëndimore, merrej me sporte të ndryshme, si hedhjen e gjyles, mundjen dhe ecjen në distanca të gjata.Ai ishte gazmor në biseda, madje bënte edhe shaka e batuta me miqtë e tij. Sipas kujtimeve të shumta, del në pah se bisedat apo takimet me miqtë e tij, karakterizoheshin nga recitimi i poezive,.Ai vec ushtrimit te profesionit të veterinarit si punonjës i shtetit, sherbeu edhe mësues letërsie, deputet, pjesëmarrës në luftë, drejtues fetar, shkrues për revista, pjesëmarrës dhe drejtues në organizata të ndryshme, si dhe ka udhëtuar si i ngarkuar nga shteti në vende të ndryshme, si Berlin, Egjipt, Liban, Arabi, Shqipëri etj.Në ditët e sotme nxirret në pah vetëm ana poetike e Mehmet Akif Ersojit, ose më mirë vjersha, që ai shkroi e që u zgjodh si Himni Kombetar i Turqisë. Por edhe ana aktiviste e tij ishte tepër e rëndësishme. Mjafton të përmendet fakti që, ai dhe pse ishte i angazhuar në punë nuk mund të rrinte duarlidhur dhe mori pjesë në luftën e Çanakalasë. Pas lufte ai do të marrë pjesë në parlament, duke mbrojtur të drejtat e qytetarëve të vendit të tij.
Mehmet Akif Ersoy (Pejani) njihet edhe si, ligjërues fakulteti, këshillues politik, filozof, e njëherësh edhe poeti më i famshëm i letërsisë turke. Ai edhe sot kujtohet me epitetin me të madh, ngase ishte dhe mbeti poeti më i dashur për çdo qytetar të Turqisë, duke qenë edhe autor i himnit kombëtar turk.
Ky personalitet i famshëm, që bëri emër në historinë e Turqisë, ishte njeri nga shumë shqiptarët, të parët e të cilive shkuan drejt Turqisë për qëllime nga më të ndryshmet. Mehmeti në një poezi të titulluar “Vefasiz Kosova“, me një ndjenjë dhimbjeje të thellë në shpirtin e tij shkruan për Kosovën:
Kudo që jam me përfytyrohet një
fushë me gjak
A jam në ëndërr apo je ti… Kosovë
A nuk mburreshe me pëllëmbët e
tokës sate…(06 mars 1913).
Përkundër famës që bëri në Turqi, si duket poeti e ndjente veten shumë krenar me prejardhjen e tij, dhe në fund të kësaj poezie potencon edhe prejardhjen e tij duke thënë:
Dëgjojeni këtë prej meje, që vertetë, jam shqiptar…
Gjë tjetër s’mund të them…Ja, atdheu im është rrënuar!
Artikulli u përgatit nga Dr.Agim Nelaj
Nuk lejohet përdorimi i këtij artikulli pa lejën e redaksisë ose autorit!
Ju lutemi në rast referimi duhet të përmendet autori, burimi i informacionit dhe linku përkatës.
Vazhdon…