Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për veterinerët » Zoonozat » TËRBIMI (Një vështrim i shkurtër i sëmundjes)- Pjesa e parë

TËRBIMI (Një vështrim i shkurtër i sëmundjes)- Pjesa e parë

TerbimiVirusi i tërbimit gjëndet në shumë vënde të botës. Ai prek të gjitha kafshët me gjak të ngrohtë si dhe njerzit. Sëmundja e shkaktuar prej tij ka thuajse gjithmonë karakter fatal. Tërbimi, shkaktohet në rradhë të parë nga qentë e infektuar. Mbi 90 % e vdekjeve nga tërbimi vërehet në tropik. Një numër speciesh sisorë, përvec qenit, mund të shërbejnë si bujtës principalë dhe si vektor. Bujtësit kryesor të egër të tërbimit janë omnivorët e vegjël , vertebratët si dhe intervertebratët. Vëndet e mëdha, që janë të lira nga tërbimi, janë ishujt e Australisë dhe ato të Oqeanisë. Me disa përjashtime të rralla, kontrolli i tërbimit të qenve është një problem ende i pazgjidhur dhe sëmundja ka karakter epizotik në shumë vënde të Afrikës, Azisë dhe Amerikës së Jugut. Shumë njerëz vdesin nga tërbimi në këto vënde . Parandalimi i tërbimit tek njerëzit është i varur nga kontrolli i sëmundjes në qen dhe kjo mund të arrihet vetëm në rast se arrihet kontrolli , sidomos mbi qentë rrugacë si dhe imunizimi në masë i të tjereve.
Në Amerikën e Veriut dhe në Evropë, si pasojë e kontrollit ose mungesës së tërbimit tek qentë , vdekjet në njerëz nga tërbimi aktualisht janë të rralla, megjithatë egzistenca e tërbimit në kafshët e egra është gjithmonë rrezik potencial për kafshët shtëpiake dhe për njerëzit.

Shkaktari
Virusi i tërbimit bën pjesë në familjen Rhabdoviridae, në rendin Mononnegavirales. Famijla është e ndarë në dy gjini serologjikisht te dallueshme : Vesiculovirus dhe Lysavirus.
Sëmundja mund të transmetohet vetëm kur virusi i tërbimit gjëndet në pështymën e kafshës së infektuar dhe kur ai infekton qelizat e kafshës që është kafshuar. Virusi i tërbimit futet në organizem nëpërmjet kafshimit dhe shumzohet në miocitet e muskulit. Por ai mund të futet në organizëm edhe nëpërmjet mukozës, të tilla si konjuktivat ato të hundës e gojës, anusit dhe të organeve gjenitale të jashtëme. Infeksioni nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes është jashtëzakonisht i rrallë tek njerëzit (ndoshta tek spelologët, kur futen në shpella ku ka lakuriqë nate), por mund të jetë një rrugë e rëndësishme për disa specie të tilla si lakuriqët e natës. Deri tani në vendin tonë nuk është vrejteur prezenca e lakuriqit të natës specific si transmetues i virusit të tërbimit. Transmetimi i infeksionit nga njeriu tek njeriu nuk ndodh, duke përjashtuar rastet e transmetimit të sëmundjes nëpërmjet transplantit të kornese (transmetim mekanik). Tek njerëzit, niveli i vdekshmërisë, është i lartë, vdekja e sigurt, nëse nuk ndërhyhet me vaksinë menjehere mbas kafshimit nga kafsha e tërbuar. Aplikimi i vaksinës në momentin e shfaqjes edhe një shënje të vetme klinike, është i pavlefshëm. Vdekja nuk parandalohet.

Klinika në njerëz:
Autorët japin të dhëna të ndryshme për periudhën e inkubacionit në njerëz. Periudha e inkubacionit është intervali midis ekspozimit dhe shfaqjes së shenjave të para e cila është me variabile se në ndonjë infeksion tjetër akut. Ka autorë të cilët theksojnë se periudha e inkubacionit mund të luhatet nga pak ditë (4 ditë) deri në 1 vit ose dhe më shumë.
Faktorët që mund të influencojnë periudhën e inkubacionit jane te shumte: (1) vëndi i kafshimit (në përgjithësi në afërsi të kokës) periudha është më e shkurtër, (2)shkalla e inervimit të vendit të kafshimit (kafshimet në dorë, qafë, fytyrë, janë më të rrezikëshme, për shkak të presencës në to e një sasie të madhe nervash), (3) sasia e virusit të futur, (4) mosha, (5)gjëndja immune e bujtësit, si dhe (6) koha që i duhet virusit të shumëzohet dhe të arritjes së nivelit të titrit të tij në miocitet(qelizat e muskulit). Periudha e inkubacionit tek fëmijët është më e shkurtër se ajo tek të rriturit, ndoshta kjo është e lidhur me gjëndjen infante të tyre si dhe me kafshimet e shumta në pjesët e ndryshme të trupit.
Klinika fillon me shënja prodormale, jo specifike, gjatë të cilave pacienti mund të mos e ndjenjë veten mirë. Vrehet lodhje e thellë, dobësi, humbje e oreksit, dhimbje koke, ethe dhe dhimbje të tjera. Gjatë kësaj periudhe mund të ketë dhe një pjesëmarrje të sistemit respirator, gastrointestinal dhe atij nervor. E përbashkëta në këtë periudhe është kruarja dhe parastezia në vëndin e kafshimit. Mandej mund të vërehet një dysfunksion akut i sistemit nervor dhe kjo mund të shkaktojë një tërbim paralitik ose në mbi 80 % te rasteve një tërbim agresiv.
Ëraell e karakterizon kështu formën agresive të tërbimit në njerëz: Ky kurs i shkurtër i egër dhe i tendosur, karakterizohet fillimisht nga hydrophobia, aerofobia, dhe periudha të ngacmimit ekstrem, shpërndarje me intervale të kthjellimit të vetëdijës së plotë dhe përfundimisht humbje ndjenjash dhe paralizë komplete. Në mungesë të kujdesit intensiv, koma mund të zgjasë për disa orë deri në disa ditë përpara bllokimit të frymëmarrjes .

Klinika në kafshë
Edhe tek kafshët, faktorët që përcaktojnë periudhën e inkubacionit, janë po ato si tek njerëzit dhe variabiliteti i saj është i shumtë. Tek kafshët, krahas faktorëve të tjerë ndikojnë dhe faktorë të tillë, si psh dita në të cilën kafshët janë infektuar, gjë e cila është tepër e vështirë për tu gjetur. Shenjat klinike të tërbimit në kafshë, manifestohen me ndryshime në sjellje dhe një paralizë e pashpjegueshme. Normalisht, kafshët e vogla shtëpiake janë të shoqërueshme, nuk shqetësohen lehtë dhe tregojnë një kuadër të përcaktuar sjelljeje. Kafshët e vogla të tërbuara nuk kanë sjellje normale, Shënjat e sëmundjes janë mjaft të ndryshme dhe sëmundja mund të zgjasë nga më pak se një ditë deri në një javë ose dhe më shumë. Vdekja vjen 2-7 ditë mbas shfaqjes së shënjave të sëmundjes. Shenjat klinike mund të jenë të heshtura ose furioze (të egra) por me shpesh në kombinime të dyja së bashku. Shënjat e para që duken në një kafshë të shëndetshme, normale, janë në një farë mënyre të mira; kafsha është letargjike duket jo në gjëndje të mirë shëndetësore, me disa inkordinime të lehta. Kjo situatë mund të qëndrojë stabile për 12 orë , mandej keqësohet shpejt dhe zhvillohet si një kuadriplegji, paralizë mandibulare, me pakësim të reflekseve të përtypjes. (tek qentë nuk përjashtohet hidrofobia) dhe kafshët mund të vdesin pa zhvilluar shënja të tjera. Në stadin prodormal të tërbimit agresiv, kafshët e vogla duken jo si zakonisht të gjalla. Kafshët e vogla jo normale në gjallëri shpejt shfaqin një ndryshim në drejtim të shqetësimit dhe qëndrimit.
Macet zakonisht tregojnë shqetësim në fytyrë dhe mjaullisin në mënyrë frekuente, hapin dhe mbledhin kthetrat dhe bëjnë pa pushim lëvizje sikur kërcejnë përpara ushqimit. Ato të përgjigjen menjëherë kundrejt ngacmimeve, tregojnë padurim dhe intolerancë kundrejt ngacmimeve edhe më të vogla.

Kafshët e egra
Kafshët e egra të tërbuara , tregojnë shenja të njëjta të ndjeshmërisë dhe shqetësimeve. Si pasojë e ngacmimeve dhe hipersensitiviteti i tyre i jashtëm rritet shumë. Ato kafshojnë cdo gjë dhe janë të vendosura për të të kafshuar, duke u bërë kështu vektorë mjaftë të rrezikshëm. Kafshët njëkohësisht lëpijnë vëndin e kafshimit si dhe e kafshojnë atë. Konfuzioni dhe mosorientimi janë shënja të qëndrueshme, si në kafshët shtëpiake ashtu dhe në ato të egrat. Kafshët e egra, por edhe qentë, mund të lenë vëndin e tyre dhe të vrapojnë drejt fermave, kampingjeve, drejt periferive etj. Kjo sjellje, si u përmënd, jo vetëm tek kafshët e egra, që largon kafshën nga sjellja normale, në disa zona mund të konsiderohet si një shënjë pathognomike. Ky fenomen u vërejt në rastin e tërbimit në vëndin tonë në doganën e Morinës në vitin 2001. Ku qeni vraponte pa u ndalur drejt vëndeve ku kishte njerëz dhe tentonte ti kafshonte ata. Kjo gjë e detyroi policinë ta vriste. Dhelprat kanë si karakteristikë klinike ardhjen rrotull.

Solli për revistën online “Mjekësia Veterinare Shqiptare” MV Zamira Hoxha.

Materiali u përgatiti nga Profesor Kristaq Bërxholi .

Nuk lejohet ribotimi i këtij artikulli pa lejën e autorit ose redaksisë.

Ju lutemi në rast referimi nga ky material përmendeni burimin e informacionit nga veterineret.com si dhe autorin.

Burimi informacionit: “Zoonozat” Viti botimit 2007me autor

Profesor Kristaq Berxholi.


Na shkruani