Sa kohë pas lindjes një qen mund të vijë sërisht në afsh?
Përgjigje nga Dr A.Zhiva: Kësaj pyetje nuk mund ti japim një përgjigje të prerë. Në varësi të rracave dhe moshës së qenit intervali i ardhjes në afsh mund të ndryshojë. Zakonisht ardhja sërisht në afsh mbas lindjes varion nga 6-10 muaj. Pra ka qene që mund të vijnë në afsh 2 herë në vit, ka rraca që mund të vijnë në afsh 3 herë në 2 vjet. Me kalimin e viteve keto intervale pësojnë crregullime.
________________________________________________________________________________________________________
Në cfarë moshe qeni im mund të ndërpresë ardhjen në afsh dhe nuk lind më?
Përgjigje nga Dr G.Dhamo: Në ndryshim nga njeriu qeni femër nuk ka periudhë të menopauzës, ajo ka cikël estrale gjatë gjithë jetës së saj dhe mund të lindë në ç’do moshë. Nëse qeni në moshën madhore ka zgjatje të ciklit (d.m.th. cikli zgjat më shumë sesa 21 ditë) ose rrallim të saj, duhet çuar për një vizitë tek mjeku veteriner dhe të kontrollohet pasi ajo mund të ketë probleme me riprodhimin, endometrit, piometër, etj.