Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për veterinerët » I mbrojtur: Edukuese » SËMUNDJA HEMORRAGJIKE E LEPUJVE

SËMUNDJA HEMORRAGJIKE E LEPUJVE

Artikulli u përgatiti nga Prof. Dr. Kristaq BËRXHOLI
Fakulteti i Mjekesise Veterinare

RËNDËSIA
Sëmundja hemorragjike e lepujve është një sëmundje ekstremisht ngjitëse e lepujve dhe në shumicën e rasteve fatale sidomos e lepujve shtëpiake dhe të egër. Ky infeksion prek vetëm specien e lepujve Oryctolagus cuniculus. Tek lepujt e pavaksinuar, humbjet janë të mëdha. Në disa ferma, sëmundja ka shkaktuar vdekjen e të gjithë lepujve. Sëmundja shkakton dhe një ulje dramatike të popullacionit të lepujve të egër, sidomos kur futet për herë të parë në këto popullacione. Sëmundja përhapet me shpejtësi. Virusi është shumë rezistent kundrejt inaktivimit, pasi ai është i mbrojtur nga materialet organikë. Ai mund të persistojë si në mishin e ngrirë ashtu dhe në karkasat e dekompozuara në ambient për muaj të tërë.

semundja hemoragjike e lepujve
Sëmundja hemorragjike e lepujve , është diagnostikuar për herë të parë në vitin 1980, porse orgjina e saj ende nuk është studjuar mirë. Ajo mund ta ketë orgjinën nga calcivirusët avirulentë që qarkullojnë pa shënja klinike në popullacionin e lepujve Europianë. Shpërthimi i rastit të parë është vënë re në Kinë në vitin 1984, shpërthim i cili u vu re në lepujt Angora të importuar nga Europa. Brënda 9 muajsh , sëmundja shkaktoi vdekjen e 14 milione lepujve shtëpiakë në Kinë. Nga fundi i viteve 1990, sëmundja u vu re në dyzet vënde dhe kjo sëmundje u bë endemike në popullacionin e lepujve në Europë, Australi dhe Zelandën e re. Edhe pjesët e tjera të botës, përfshi Amerikën , kanë patur shumë raste të shpërthimit të sëmundjes. Lepujt e egër të Amerikës së veriut nuk janë të ndjeshëm kundrejt këtij infeksioni dhe kjo sëmundje atje është çrrënjosur nga lepujt shtëpiakë.

SHKAKTARI
Sëmundja hemorragjike e lepujve, shkaktohet nga një virus (RHDV), anëtar i gjinisë Lagovirus dhe familjes Calciviridae. Shumë shtame të RHDV, duket se qarkullojnë në popullacionin e lepujve. Këto virusë kanë cilësitë e tyre epidemiologjike dhe gjenetike. Vetëm një serotip është njohur, ndërsa egzistojnë dy serotype kryesorë : RHDV dhe varianti antigjenik RHDVa. Shtamet jo patogjenë të RHDV, janë identifikuar tek lepujt e egër. Një studim i fundit tregon që linja të ndryshme të RHDV mundet që të shfaqen si virusë epidemikë.

SPECIET QË PREKEN
Sëmundja hemorragjike e lepujve prek lepujt e egër dhe lepujt e domestikuar anëtarë të species Oryctolagus cuniculus. Speciet e tjerë të lepujve përfshi cottontails (lvilagus floridanus), black tailed jackrabbits (Lepus californicus) dhe volcano rabbits (Romerolagus diazzi) nuk duket se janë të ndjeshëm. Ngjashmërisht me këta edhe lepujt europianë me ngjyrë kafe (Lepus europaeus), lepujt amerikanë (Lepus americanus) nuk preken nga RHDV, megjithëse janë të ndjeshëm kundrejt sëmundjeve të lepujve të shkaktuar nga Calcivirusë të ndryshëm. Replikimi i virusit nuk është parë në sisorët e tjerë, përfshi dhe lepujt grabiqtarë, megjithëse serokonversioni tek ata ndodh.

PËRHAPJA GJEOGRAFIKE
Sëmundja hemorragjike e lepujve është endemike në Australi, Zelandën e Re, Kubë, pjesë të Azisë dhe shumica e Europës. Kjo sëmundje është diagnostikuar edhe në vendin tonë. Shpërthime gjithashtu janë raportuar në Mesdheun lindor dhe Amerikë. Sëmundja hemorragjike e lepujve ishte endemike në lepujt shtëpiakë të Meksikës nga fundi i vitit 1980 deri në vitin 1991 dhe shpërthime të kufizuara dhe të pamvarur u raportuan nga Amerika: ne Iova, në vitin 2000 dhe në 2001 në Utah e Illinois, Neë York dhe në 2005 në (Indiana). Megjithkëtë, sëmundja është crrënjosur në cdo rast dhe aktualisht sëmundja hemorragjike e lepujve nuk është endemike në Amerikën e Veriut.

TRANSMETIMI
Sëmundja hemorragjike e lepujve transmetohet nëpërmjet kontaktit direkt me kafshët e infektuara si dhe nga mbeturinat. Lepujt mund ta marrin virusin (sëmundjen), nëpërmjet gojës, hundës dhe rrugëve konjuktivale. Shumica e të gjitha ekskrecioneve, përfshi urinën, feçet dhe sekrecionet respiratore, mendohet se përmbajnë virusin. Kafshët mbeten infektuese deri në një muaj. RHDV mundet gjithashtu të merret nëpërmjet ekspozimit kundrejt karkasave të infektuara ose qimeve nga lepujt e prekur. Tek lepujt njifet dhe infeksioni latent , persistent, ku virusi i ARN, tek këta bartës, mund të riaktivizohet. RHDV përhapet shpejt me mbeturinat përfshi ushqimin e kontaminuar, shtresat e kashtës dhe uji. Insektet dhe morrat, janë gjithashtu vektorë mekanikë mjaft eficientë. Për infektimin e lepujve, janë të nevojshëm vetëm disa virione sidomos nëpërmjet rrugës konjuktivale. Kafshët e egra mund ta transmetojnë sëmundjen mekanikisht. Megjithëse replikimi i virusit nuk duket se ndodh tek kafshët grabiqtare ose ato që ushqehen me kërma, këto kafshë mund të ekskretojnë me anën e feceve virusin e RHD pas ngrënies së lepujve të infektuar. RHDV është shumë rezistent kundrejt inaktivimit, kur ai është brënda në indet. Virusi mund të mbijetojë rreth 7.5 muaj në suspensionin e indeve në 40 dhe për më shumë se tre muaj në 200 në homogjenatet e indeve të thara. Në një studim raportohet se virusi ka jetuar në karkasën e dekompozuar të lepujve në 220 C deri në 20 ditë. Megjithatë, virusi i inokuluar në mëlçinë e gjedhit dhe e lënë në terren për dekompozim, mbetet infektiv për së paku tre muaj. Virusi i pambrojtur, i nxjerrë nëpërmjet ekskrecioneve, nuk mendohet se rron më shumë se disa javë. . RHDV gjithashtu ka të dhëna se i mbijeton ekspozimit kundrejt pH acid 3.0, temperaturës 500 C për një orë si dhe ciklit të ngrirjeve dhe çkrirjeve.

PERIUDHA E INKUBACIONIT
Periudha e inkubacionit është nga 1 deri në tre ditë.

SHËNJAT KLINIKE

semundja hemoragjike e lepujve2
Të gjithë lepujt mund të infektohen me RHDV, porse kafshët e reja janë rezistentë kundrejt sëmundjes. Shënjat tipike të sëmundjes vrehen në kafshët me moshë mbi 8 javë. Sëmundja akute ose perakute është parë shumë shpesh tek lepujt shtëpiakë. Tek këto kafshë gjithashtu mund të vihen re dhe format subakute dhe kronike. Në infeksionet perakute, lepujt e prekur shfaqin ethe dhe vdesin në mënyrë të papritur brënda 12 deri në 36 orëve. Në formën akute të sëmundjes, vihet re topitje, anoreksi, kongjestion i konjuktivës së palpebrave si dhe rënie përmbys e kafshëve. Kafshët me formën akute të sëmundjes, mund të shfaqin gjithashtu dhe shënja nervore përfshi inkordinimet, eksitimet, opistotonus dhe vozitje të gjymtyrëve. Disa kafshë rrotullohen dhe shkunden gjë që të kujtojne konvulsionet. Shënjat respiratore si dyspnese, cyanozës, rrjedhje nga hundët, lotim, rrjedhje gjaku nga sytë ose epistaksis jane prezente. Disa kafshë që mund ti shpëtojnë formës acute, shfaqin zverdhje të rëndë me humbjen në peshë dhe latargji dhe vdesin për disa javë. Në këto kafshë mund të vrehet diarre ose konstipacion. Shënja të ngjashme , por pak më të buta vrehen në formën subakute të sëmundjes dhe shumica e lepujve mund të mbijetojnë. Infeksionet kronike dhe persistente janë më së shumti asymptomatik.

LEZIONET ANATOMOPATOLLOGJIKE
Lepujt që vdesin nga ethja hemorragjike, zakonisht janë në një gjëndje(kondicion) të mirë. Lezioni i parë është nekroza hepatike dhe lezionet më të qëndrueshëm mbas vdekjes janë nekroza hepatike dhe splenomegalia. Mëlcia, mund të jetë e zbetë, me vija fine të nekrozës në pamjen e jashtëme të sejcilit lobul. Në rastet e një nekroze ekstensive, mëlçia mund të jetë e zbetë e tëra. Ajo mund të jetë e verdhë, gri e thërmueshme ose e kongjestionuar.. Shpretka zakonisht ka ngjyrë të zezë dhe me kënde të rrumbullaktë. Veshkat kanë një ngjyrë kafe të errët. Një koagulim i shpërndarë intravaskular vihet re në stadin e fundit të sëmundjes dhe që rezulton me hemorragji në organe dhe inde të ndryshme. Trakeja është shpesh hiperemike dhe përmban shkumë dhe mukus me njolla gjaku. Në mushkëri, mund të vihen re kongjestion dhe hemorragji multifokulare. Hemorragjitë janë të zakonshme në timus dhe petekiet mund të shifen në membranat seroze ose viscerale. Infarktet mund të vihen re në shumë organe. Hemorragjite nuk janë prezente në lepujt e eutanazuar, përpara stadit përfundimtar. Në formën subakute të sëmundjes vihet re një enmterit kataral i zorrëve të holla dhe zverdhje. Janë raportuar dhe kongjestione në meningje.

SËMUNDSHMËRIA DHE VDEKSHMËRIA
Sëmundshmëria varion nga 30% deri në 100%, kurse niveli i vdekshmërisë luhatet nga 40 – 100%. Niveli më i lartë i sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë janë parë tek lepujt adultë nga popullata naïve. Lepujt e rinj, me moshë me më pak se 8 javë, janë më pak të prekshëm dhe vdesin më pak. Në disa eksperimente, 40% e lepujve me moshë 5 deri 8 javë mbijetojnë, kurse 90% e lepujve adultë vdesin, kur infektohen me të njëjtën dozë virusi. Lepujt me moshë 4 javë dhe më të rinj janë të paprekshëm. Rezistenca e lepujve në këtë moshë nuk është studjuar mirë, porse antitrupat maternale mendohet se mund të jenë një faktor i rëndësishëm për këtë rezistencë.
Lepujt e mbijetuar zhvillojnë imunitet dhe bëhen rezistentë kundrejt shtameve përkatës të RHDV. Disa kafshë mund të jenë të infektuar në mënyrë persistente. Në lepujt e egër, shpërthimet mund të jenë sezonalë. Në disa popullacione, ato janë të lidhura me periudhën e shumzimit. Sëmundshmëria dhe vdekshmëria varjojnë sipas popullacioneve. Në Europë, sëmundja hemorragjike e lepujve ka shkaktuar një rënie të madhe të popullacioneve të lepujve të egër në Spanjë, Portugali dhe Francë, ndërsa lepujt e egër në Angli dhe në disa vënde në veri të Europës kanë qënë më pak të infektuar. Në disa zona, popullacioni i lepujve mund të ripërtërihet dhe sëmundshmëria dhe vdekshmëria fillestare mund të pasohet nga raste sporadike dhe shpërthime më pak virulente.
Shtamet jo patogjenë të RHDV, si u permend tash së fundmi janë evidentuar tek lepujt e egër. Këta virusë mund të jenë përgjegjës për rezistencën në disa popullacione. Një hypotezë alternative është ajo që virulenca e shtamit të RHDV përcaktohet nga sjellja e tij në sejcilin popullacion.(p.sh doza e virusit që ka marë sejcili lepur).

DIAGNOZA
Klinikisht, për ethen hemorragjike të lepujve, duhet të dyshohet kur kemi vdekje të menjëhershme të tyre, pas një periudhe letargjije dhe etheje. Nekroza hepatike mbështet diagnozën. Kjo sëmundje paraqet vështirësi për tu diagnostikuar, kur ajo ndodh në lepuj të veçuar. Diagnoza diferenciale duhet të bëhet nga: pastereloza akute, myksomatoza atipike, helmimet, pika e diellit, enterotoksiemia nga tipi E i Chlostridium Perfrigens ose E.Coli. Disa nga këto sëmundje mund të përjashtohen që në autopsi.

Testet laboratorikë
Virusi i sëmundjes hemorragjike të lepujve nuk rritet në kulturat indore. Ky virus zakonisht evidentohet si pasojë e koncentrimit nga mëlcia, gjaku, shpretka dhe organet e tjera dhe identifikimi i tij behet me PCR, imunoblotingun, imunoelektronmikroskopinë, ELISA. Testi i hemoaglutinacionit gjithashtu është përdorur në të shkuarën, porse ai është më pak i ndjeshëm dhe specifik se testet e tjerë. Antitrupat mund të evidentohen në lepujt konvaleshentë me testin e hemoaglutinacionit të penguar ose ELISA.
Kur kjo sëmundje, nuk është endemike, inokulimi i lepujve mund të konfirmojë diagnozën. Inokulimi i kafshëve mund të ndihmojë për të identifikuar rastet që nuk u është përcaktuar diagnoza me teste të tjera. Kampionet që merren për analizë, duhet të transportohen në laborator duke zbatuar të gjitha rregullat e sigurisë maksimale. Mëlçia përmban nivele të larta të virusit dhe është organi më i mirë për të identifikuar shkaktarin. Por edhe serumi e shpretka mund të përmbajnë titra të lartë të virusit. RHDV është më e lehtë të gjëndet në shpretkë se sa në mëlçi. Me testin e RT-PCR, mund të zbulohet ARN e virusit në shumë organe, urinë, fece ose serum. Serumi duhet të merret per diagnozen serollogjike.

KONTROLLI
Vëndet e pa infektuara mund të vendosin kufizime në importimin e lepujve, mishit dhe leshit të Angorës nga zona endemike. Në ndonjë shpërthim, është e nevojshme një karantinë strikte. RHDV është ekstremisht ngjitëse dhe ai mund të transmetohet nga mbeturinat nëpërmjet insekteve, zogjve dhe sisorëve gjithckangrënës. Çrrënjosja mund të realizohet nëpërmjet depopullimit, dezinfektimit, surveillancës dhe karantinës. RHDV mund të inaktivohet duke përdorur sol. 10% sodium hydroxide, ose 1% formalinë.
Rekomandohen dhe dezinfektantë të tjerë si: Environ, 0.5% sodium hypochlorite(10% në shtëpi). Po kështu virusi mund të degradohet edhe me chloroform. Karkasat duhet të hiqen menjëherë dhe të eliminohet mirë. Fermat e prekura nuk duhet të ripopullohen menjëherë, pasi RHDV persiston për një kohë në ambient, sidomos kur ai gjëndet në inde. Lepujt roje mund të përdoren për të monitoruar premisat për virusët persistentë. Në regjionet, ku virusi i RHDV qarkullon në lepujt e egër, crrënjosja nuk është e lehtë. Vaksinimi mund të përdoret në kafshët me vlerë racore, nëse ky infeksion nuk është raportuar në fermë, porse në rast se ka patur edhe një rast të vetëm të shpërthimit, duhet të vaksinohen të gjitha kafshët. Kujdes, vaksinimi interferon me shëndetësimin pasi maskon infeksionin. Përsëri, kafshët roje mund të përdoren për të monitoruar fermën mbas vaksinimit. Në raste të shpërthimeve akute, mund të përdoren dhe serumet hiperimunë.

SHËNDETI PUBLIK
Nuk ka asnjë informacion që virusi i sëmundjes hemorragjike të lepujve të infektojë njeriun.

Nga Prof. Dr. Kristaq BËRXHOLI
Ju lutemi në rast referimi të përmendet autori, burimi i informacionit dhe linku përkatës.

 

Këtë e pëlqejnë %d blogues: