Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për dashamirësit dhe pronarët » Lëmshat e qimeve tek macet

Lëmshat e qimeve tek macet

Lëmshat e qimeve (termi mjekësor: trichobezoar), janë probleme të zakonshme për macet, lepujt dhe qelbsat. Trichobezoarët gjenden ndonjëherë dhe në qen e njerëz. Shumica e maceve kujdese shume për veten.

Ato lëpijnë dhe pastrojnë qimet e tyre më shumë sesa qentë dhe gjatë këtij proçesi ato gëlltisin dhe qime, veçanërisht tek macet qimegjata dhe me push të butë. Disa mace kurrë nuk kanë problem me gëlltitjen e këtyre qimeve, ato i nxjerin ato normalisht.

Shenja e parë nga gëlltitja e qimeve tek macet, është vjellja. Qimet nuk janë të tretshme. Ato iritojnë traktin gastro-intenstinal dhe vjellja është rruga më e mirë për ti larguar. N.q.s. macja juaj ka një problem me lëmshat e qimeve, ju do të gjeni në tapet ose divan toptha të lagur cilindrik me qime, që janë nxjerë nëpërmjet vjelljes. Gjithashtu ju mund të vini re pjesë bari në tapet ose materiale të tjera të përfshirë në lëmshin e qimeve.

N.q.s. qimet nuk nxirren nga trupi, ato mblidhen. Qimet zakonisht mblidhen në stomak, por gjithashtu mund të mblidhen dhe në ezofag ose zorrë. Ky përbën një problem për nxjerjen normale të ushqimit.

Shenjat të mëvonshme përfshijnë, humbje të oreksit, kollë, depresion, kostipacion. Në rastet ekstreme, lëmshat e qimeve mund të rriten kaq shumë, sa të çojnë në rupturë të stomakut dhe vdekje të kafshës.

N.q.s. macja juaj vjell qime, problem nuk është vetëm gëlltitja. Macja duhet të kontrollohet për sëmundje inflamative në zorrë, çrregullime të uljes së lëvizshmërisë (ngadalësim të lëvizjes së zorrës), ose alergji ushqimore, të cilat janë shkaqet më të mundshme për formimin e lëmshave të qimeve.

Trichobezoarët mund të jenë shumë të mëdhenj dhe ata mund të dalin në gjendje normale ose më vjellje. N.q.s. macja juaj (ose qeni) ka një trichobezoar në stomak ose traktin gastro-intenstinal që shkakton një bllokim, rekomandohet ndërhyrja kirurgjikale për të larguar atë.

Parandalimi i formimit të lëmshave

 Për parandalimin e formimit të lëmshave, kriheni macen rregullisht , unë do ju  rekomandoja Furminator ,(një lloj furce shumë cilësore , që shihet dhe në foto ). N.q.s. e aplikoni për qenin ose macen tuaj, do të reduktohet formimi i lëmshave të qimeve.

Ka disa laksativë dhe dieta për lëmshat e qimeve në treg sot që mund ose nuk mund të mos kenë efekt. N.q.s. macja juaj ka një problem themelor (problem me alergji ose lëvizje) siç u tha më lart, duhet të përdoret sa më shpjet solucion për problemet e lëmshave. N.q.s. macja juaj lufton me lëmshat e qimeve, bisedoni me veterinerin tuaj për të gjetur shkaqet kryesore të këtij problemi.

Ky material u përgatit nga Dr Gerta Dhamo .

Nuk lejohet ripublikimi i këtij artikulli pa lejen e autores ose redaksisë të revistës “Mjekësia Veterinare Shqiptare”


Na shkruani

Ju lutemi, bëni hyrjen me një nga këto metoda që të postoni komentin tuaj:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: