Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për fermerët, pronarët dhe dashamirësit e kafshëve » Pyesni Mjekun Veteriner » Spërkatja (Shënimi) i territorit me anën e urinës- Maçoku im urinon nëpër shtëpi

Spërkatja (Shënimi) i territorit me anën e urinës- Maçoku im urinon nëpër shtëpi

Pershendetje. Kam nje macok 1 vjec e gjysem, nga ana e shendetit eshte per marshalla i vetmi shqetesim qe kame per macokun eshte se ne cdo cep te mureve apo te komove me urinon me falni per gjuhen qe flase por duhet tu a theme eshte sikur leshon spruco, se urinimin e bene ne vendin e duhur kur i vjen Faleminderit per mirkuptimin shpresoj nje pergjigje.

Përgatiti përgjigjen Dr Atalvin Zhiva.

Spërkatja (Shënimi) i territorit me anën e urinës- Maçoku im urinon nëpër shtëpi

Macja sperkat-shenon territorin “Zakoni” i shënimit të territorit me anën e urinimit nuk haset vetëm tek macet (maçokët) por haset dhe tek qentë. Ky veprim barazohet më së shumti më një nënshkrim (firmë) të kafshës si mënyrë komunikimi me kafshët e tjera. Me anën e urinimit apo spërkatjeve, qeni apo maçoku juaj, ju tregon kafshëve të tjera se ka qënë në këtë vend, në këtë orë, dhe në këtë datë…. Ajo c’ka më shumë rëndësi për qenin apo macen është që të tregojë se kjo zonë i përket atij dhe është një territor i mbrojtur dhe i sigurt. Ky eshte sqarimi persa i përket sjelljes kur nuk shohim ndonje arsye të fortë për këtë veprim të maçokut tuaj. Por ka dhe raste të tjera që maçoku detyrohet nga rrethana të tjera të bëjë këtë veprim; ky veprim vjen dhe si pasojë e një stresi (frike) të momentit, psh si prezenca e një mace apo maçoku tjetër, largimi për një kohë i pjestarëve të familjes ( frika e braktisjes), apo dhe probleme te tjera mund të cojnë në këtë “shënim territori” .

Disa nga shënjat që tregojnë se ky akt është si pasojë e stresit janë:

  • Urinim ( shënim) i zonave të rrafshta, si psh muri.
  • Urinim në kutinë me rërë dhe disa herë duke urinuar në vende të tjera ku nuk urinonte më parë.
  • Urinim në afërsi të derës ose dritares ( aq më shumë kur sheh një mace apo macok tjetër perjashta, pranë shtëpisë)
  • Problemi filloi vetëm pasi u blenë mobilje të reja, apo ndryshim pamje e dhomës. Kjo e bën maçokun apo macen tuaj që të urinojë dhe shënojë këto zona të reja.
  • Kur në familje hyn një kafshë e re. Kjo e bën macen apo maçokun që të detyrohet të rivendosë kufijtë në zonat që i përkasin atij/asaj
  • Kryerja e jashtëqitjes në kutinë e rërës, por urinimi jashtë saj.
  • Kur familjarët i bërtasin apo shajnë atë ( kjo është një formë e përgjigjes se ndjehet i pakënaqur apo nuk është dakord)
  • Zona e urinimit përfshin krevatin e pronarit apo rrobat e saj/tij.
  • Kur vendi i urinimit është i njëjti gjithmonë.
  • Kur macja apo maçoku është i pasterilizuar dhe i pakastruar.
  • Si dhe me e rëndësishmja. Kur macja apo maçoku , ka probleme me urinimin( dhimbje, djegje si pasojë e një infkesioni, etj)

Pra jo pa qëllim shënuam në fund dy nga arsyet më të rëndësishme të rasteve kur mund të ndodhë ky urinim apo shënim territori.

Tek kafshët e pasterilizuara, haset më shumë një “zakon “i tillë. Kjo është një nga shkqet shtesë ( ndër shumë të tjera) që duhet t’ju nxisë të kryenis terilizimin e kafshëve në momentin e duhur.

Është shumë e rëndësishme që ju të siguroheni se qeni, macja apo maçoku juaj nuk ka probleme shendetësore me urinën. Për këtë është e nevojshme një kontroll tek Mjeku Veteriner. Pasi sigurohemi se është thjesht një “zakon” i sjelljes, atëhere përpiqemi të gjejmë shkakun për të bërë korigjimet e nevojshme.

Përgatiti përgjigjen Dr Atalvin Zhiva.

Në rast referimi nga ky artikull ju lutemi përmendeni burimin e informacionit nga veterineret.com si dhe autorin e shkrimit.


Na shkruani