Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për dashamirësit dhe pronarët » Të njohim rracat autoktone » Delja e rracës “Shkodrane”

Delja e rracës “Shkodrane”

DELJA E RACËS “SHKODRANE”NJË RACË AUTOKTONE UNIKE QË EKZISTON VETËM NË TROJET SHQIPTARE.

 

Studiues të Vendit e të Huaj për Racën Autoktone të Deles “Shkodrane”
• Delja e racës “Shkodrane” është një ndër delet që bën pjesë në grupin e popullatave autoktone të deles së Shqipërisë. Në të njëjtën kohë ajo është edhe raca që ka koeficientin më të lartë të arkaizmit (koficienti 11), ndër të gjitha racat autoktone (Kume K. 1996).
• Popullata e sotme e deles “Shkodrane” mund të konsiderohet si pasardhëse direkte gjenetikisht shumë e mirë e konservuar e popullatave të asaj periudhe. “Mbi këtë racë nuk ka patur asnjë lloj ndikimi në lidhje me përmirësimin, kryqëzimin apo përzierjen, qoftë edhe nga jashtë që nga koha romantiko – Byzantine, Veneciane apo Osmane raca e kryeqytetit të vjetër Ilir është ajo e Pellazgëve” (Samimi, 1937).
• Delja e racës “Shkodrane” dallohet për cilësi që nuk janë të shprehura në raca të tjera autoktone leshi i kësaj dele është ndër më të mirët në botë, si material mbushës, gjatësia e të cilit ndonjëherë arrin deri në tokë, duke mbuluar gjithë trupin e saj. Eshtë një nga racat e deleve më origjinale dhe më interesante të Ballkanit dhe se asnjë nga variantet e deleve lesh-ashpra të shumë shteteve të tjera nuk i ngjan racës deles së vogël Shqiptare nga Shkodra që për ashpërsinë, gjatësinë e prodhimin e leshit vijnë pas kësaj race. Leshi i Shkodrës që shitej nga tregtarë vendas njihej dhe ishte i kërkuar në tregjet e Venetikut, Triestes dhe Ankarasë.

 Në 28 artikuj të structurës së mallrave të eksportit të Shkodrës për vitet 1884-85, leshi ishte artikulli kryesor. Leshi i trashë ose i ashpër ishte kryesisht i dhenve të malësisë së Shkodrës, të qethura një herë në vit. 
Në përgjithsi leshi i eksportuar nga kjo qëndër, e që njihej me emrin “Lana scutarina” shkonte në Austro-Hungari kurse një sasi e vogël në Itali me 1862, një pjesë e mirë u dërgua në SHBA, për të mbushur dyshekët e spitaleve të ngritura gjatë Luftës Civile”. (Maymone 1935) 

  • “Një race që duhet të meret parasysh për të përmirësuar delet italiane të leshit për dyshek është raca e Shkodrës që prodhon një sasi të madhe qumështi e që jep 2-4 kg lesh të pa larë (Allamani, 1938). 
  • Raca Shkodrane është një racë tipike për leshin e saj të gjatë e shumë të vlefshëm për cilesitë që ka e që mund të krahasohen me leshrat më të mira të botës për dyshekët e fjetjes. (Maymone 1937) 
  • Ne vitin 1937, në revistën “Drita” Dr. V. Samimi shkruan: “ Raca e Shkodrës gjëndet në prefekturën veriore, është e përhapur në fushën e Shtoit e në malet që e qarkojnë këtë. Kjo racë nga jugu është e përhapur deri në lumin e Matit , prej ku fillon me u trazue me racën komune. 

Nga veriu është përhapur në Malësitë e Shkodrës dhe shkon deri në Tuz, Podgoricë e Tivar. Gjatë një periudhe të konsiderueshme mbi delen Shkodrane ka vepruar delja e racës autoktone “Bardhoke”. Megjithatë, proceset e kryqëzimit të zhvilluara gjatë gjysmës së dytë të shekullit të kaluar nuk çuan në zhdukjen e plotë të popullatave të deles racë – pastër “Shkodrane”. Madhësia e popullatës dhe zona e mbarështimit. Duke u nisur nga ky argument që përbën thelbin e Projektit CABRA, u realizuan disa misione teknike për mbrojtjen dhe përdorimin e qëndrueshem të biodiversitetit në mbarështimin e deles “Shkodrane”, në zonat e selektuara të projektit CABRA: • Shirokë, Oblikë, Goricë, Muriqan, Dobrac – Shtoi Vjetër, Reç, Zagore, Goraj, Kastrat, MalkolajVelipojë – Qarku Shkodër, • Kolejukaj, Torovicë – Qarku Lezhë, • Në Stacionin e Bagëtive të Imta, pranë Qendrës Transferimit Tekonlogjive Bujqësore – Korçë. Nga monitorimi i realizuar në zonat e sipërpërmendura rezulton se madhësia e popullatës të deles autoktone “Shkodrane” (Maj 2018) rreth 700 krerë:

Informacioni i parë sipas Kadalogut Nacional të racave e ekotipeve autoktone:

 

SPECIA : DELE
Klasifikimi : Racë Autoktone 
Emërtimi lokal : Dele Shkodrës
Përdorimi ekonomik :  Qumësht, Mish, Lesh 
Gjendja e rrezikut : Shumë kritike
Zona e Mbarështimit : Në komunën e Oblikës, fshatrat Muriqan , Ana e Malit. 
Objektivi : Rritje e vlerave ekonomike të racës. Zhvillim i qëndrueshëm fermave
Mosha Mesatare / në vite 3 – 6
Pesha e Gjallë / kg 65 – 80

 

Madhësia e Popullatës Deles “Shkodrane”

 

KATALOGU I RACAVE/ POPULLATAVE 

AUTOKTONE NË KAFSHËT E FERMËS 

 VITI 2008

PROJEKTI CABRA/ MAJ 2017
Madhësia e popullatës  450 – 500 krerë  Madhesia e popullatës 700 krerë
Desh  14 krerë Desh  25 krerë
Dele 380-420 krerë  Dele Shkodrane/ kryq.  621 krerë/ 320 krerë Racë Pastër
Tendenca Rritje Tendenca Rritje
Ndërhyrje të nevojshme  Përdorim ekonomik  Ndërhyrje të nevojshme Përdorim ekonomik

 

Nga krahasimi i rezultateve të monitorimit të kryer në kuadër të projektit CABRA me katalogun Nacional del se: Kemi rritje të popullates së deleve racë-pastër dhe kryqëzime të deles “Shkodrane” në arealin e saj të mbarështimit me rreth 28% ju nënështruan matjeve biometrike rreth 60 krerë nga këto 51 krerë dele dhe 9 krerë desh. 

Rezultatet e matjeve që përshkruajnë eksteriorin dhe konformacionin trupor të deles të racës “Shkodrane” jepen në tabelën e mëposhtme:

Performancat morfo-biometrike të deles “ Shkodrane” dhe kryqëzimeve të saj

 

NR.     LARTËSIA  PERIMETRI GJATËSIA  GJATËSIA GJERËSIA GJATËSIA  GJERËSIA GJATËSIA

              XHIDAVI      GJOKSIT   TRUPIT KOKES      KOKES VESHIT VESHIT             LESHIT

Dele
Mes ± DS  61 ± 5     104 ± 9   70±6.9 21±1         11.2 ±1.2 11.3±1.3 6.4±0.6      21.7±3.3
Desh
Mes± DS 64 ±5         109±10 75±9            22±1.9 11.8±1.4 10.6±1.5     6.0±0.6 23±4.2

 

Krahasimi i Performancat morfo-biometrike

 

NR. TREGUESIT       NJESIA KUME, BLETA 2004                       PROJEKTI CABRA

                                                        GJATËSIA KOKES                          GJATËSIA VESHIT

                                                    Dele     Desh                   Dele Desh
1. Lartësia Xhidavi       cm        51.9± 2.5        59.3±4.2               61 ± 5   64 ± 5
2. Perimetri Gjoksit      cm            81.5±3.6         92.2±4.6            104 ± 9     109 ± 10
3. Gjatësia Trupit         cm            61.7± 3.2       71.8±3.8                70 ± 6.9     75 ± 9
4. Gjatësia Kokes        cm           18.9± 3.1      21.6±2.4                21 ± 1         22 ± 1.9
5. Gjerësia Kokes        cm                10.5±4.2  13.4± 2             11.2 ± 1.2       11.8 ± 1.4 
6. Gjatësia Veshit         cm                                                     11.3 ± 1.3         10.6 ± 1.5 
7. Gjerësia Veshit         cm                                                       6.4 ± 0.6        6 ± 0.6 
8. Gjatësia Leshit         cm              29       35                          21.7 ± 3.3       23 ± 4.2

Duke krahasuar matjet biometrike rezulton se kemi një rritje të lehtë të lartësisë në xhidavi dhe të performancave të tjera biometrike. Kjo ka ardhur si pasojë dhe e përdorimit të deshve të pa njohur ose të racës autoktone “Bardhoke” nga njëra anë dhe vendosja në kushte të mira të trajtimit në disa nga fermat e monitoruara. Përshkrimi: Kafshët janë me trup të vogël, Profili nazal tek meshkujt i harkuar, tek femrat i drejtë. Meshkujt kanë brirë të harkuar e të përdredhur, femrat pa brirë. Të dy sekset kanë xhufkë leshi në ballë. Qafa është e shkurtër dhe pak muskuloze. Barku i rrumbullakosur, jo shumë voluminoz. Gjinjtë të zhvilluar mirë, të rrumbullakosur e të bashkuar. Bashka e bardhë në nuancë të kuqërremte. Leshi mbulon të gjithë trupin, qafën, bazën e kokës dhe bishtin. Gjatësia e qimes 40-45 cm. Më i shkurtër në zonën e brinjve dhe barkut. Në pjesën e fytyrës qimet kanë ngjyrë tulle. Në disa krerë edhe në ekstremitete ka qime me ngjyrë tulle. 

Sistemi i prodhimit: Ekstensiv. Kullotje në kullotat e varfra rreth fshatit, shtesë ushqimi të koncentruar vetëm dy muaj pas pjelljes. Prodhimi kryesor – qumështi. Riprodhimi: Delja “Shkodrane” në kushte normale mbarështimi jep një pjellje në vit. Periudha e ndërzimit fillon në korrik dhe përfundon në gusht. Sezoni i pjelljeve përkon me periudhën e dimrit, gjatë muajve Janarit – Shkurtit, Sezoni i Ndërzimit në mesatare është 40 ditë e cila është pothuajse normale por duke i monitoruar fermat del se sezoni ndërzimit është mjaft e zgjatur . Kjo ka ardhur si pasojë: • Trajtimit jo të përshtatshëm të tufës së deleve dhe deshve të riprodhimit me racione ushqimore të suplementuara për të induktuar afshin në tufë dhe për ta sinkronizuar atë. Periudha e mëmëzimit: në mesatare rezulton 78.3 ditë me variacione të theksuara nga njëra fermë tek tjetra. Zgjatja e periudhës së mëmëzimit varet nga disa faktorë: • Vështirësi (largësia apo mungesa) për dorëzimin e qumështit në baxhot apo fabrikat e përpunimit të qumështit; • Kërkesa e lartë për mish qingji në treg i motivon fermerët të prodhojnë mish qingji e konvertuar nga pirja e qumështit. Pesha në këputje e qingjave: Nga monitorimi peshës në këputje i qingjave rezulton se në mesatare për qingjat meshkuj është 18.6 kg dhe për qingjat femra 17.3kg me disa luhatje në varësi të ditëve të mëmëzimit.

Rezultatet krahasuese për treguesit fenotipike të deles “Shkodrane”

 

TREGUES FENOTIPIK       KATALOGU NACIONAL          SBI PROJEKTI                               CABRA
                                        Mashkull      Femër          Mashkull      Femër                   Mashkull Femër
Pesha në lindje                      2,9        2,7                    3.16     2.99
Pesha në këputje, kg             14    13                     10.39     12.64                            18.6          17.3
Pesha e gjallë e 

kafshëve të rritur, kg             45-50  25-30            50-55     33-35

Lartësia në xhidavi ,cm          60                 62 59 64 61
Gjatësia Trupit,      cm           69 67 75 70
Perimetri i Gjoksit,cm                                                                88 81 109 104
Perimetri i kërcirit, cm            8,6 7,5 
Prodhim leshi, kg                   4,3 2,6         29 35
Prodhimi i qumështit              Lak. I 65 kg             61 95

                                              Lakt III 85 kg                               109

% e yndyrës në qumësht          7-7,3             7.2
% e proteinës në qumësht          5,5-5,8         5.63
% pjellorisë                                    95 103                                     100
% pjellshmërisë                     100-103         94
Frekuenca e pjellje dyjare       8-10 %

 

Në SBI- Korçë zbatohet kjo skemë për ruajtjen e përdorimin e qëndrueshëm të racave e ekotipeve autoktone në të imta:

Tufa e deleve koleksion të racës autoktone “Shkodrane” është krijuar në vitin 2012 duke blerë dele në tufat e fermerëve, në Qarkun Shkodër me objektiv: 

  • Të ruhet genofondi i racës në rrezik zhdukje pa prekur ndryshueshmërinë gjenetike nëpërmjet ruajtjes ex-situ in vivo me një populacion prej 50 krerë dele. 
  • Zbatimi i programit zooteknike e gjenetiko racore për ruajtjen e qendrueshëm in vivo nëpërmjet zhvillimit në vetvehte për një kohë relativisht të gjatë (30 vjet) i tyre për të homogjenizuar konstitucionin gjenetik pa rënie në bashkëgjakësi. 
  • Rritja numurit të krerëve, në arealin e vend- origjinës për të dalë nga faza kritike. Aktualisht në stacion mbarështohen 20 krerë dele të moshave 4- 6 vjeçare. 

Tufa koleksion që mbarështohet në SBI- Korçë nuk mund të përmbushë objektivin e saj për të prodhuar reproduktore meshkuj e femra të tipit të deles autoktone “Shkodrane” që të mund të furnizojë fermat satelite. 

Gjatë këtyre 5 viteve nuk është bërë remont në nivel të përshtatshëm i kësaj tufe aq sa aktualisht nuk kemi rurza ose dele të reja, të moshës 2 vjeçare etj. 

Nuk realizohen seleksionimet, e këmbim të materialit racor (M & F). Mbështetur në informacionin e grumbulluar është vlerësuar se aktualisht popullata e deles «Shkodrane» mund të klasifikohet në grupin e popullatave në «Rrezik të madh zhdukjeje» 

Kjo racë ndodhet nën veprimin e fortë të erozionit gjenetik që është rjedhojë e e veprimit mbi të të racës «Bardhoke». 

Niveli i bashkëgjaksisë si rjedhojë edhe mungesës së kontrollit të ndërzimeve dhe numrit shumë të vogël të linjave mashkullore është i lartë. 

Programi i konservimit duhet të synojë rritjen e variabilitetit gjenetik, brenda kësaj popullate, rritjen e numrit të krerëve dhe uljen e nivelit te bashkëgjaksisë. 

Për të zbatuar programin zooteknik e gjenetiko racore për ruajtjen e qëndrueshëm të Racës Deles Autoktone «Shkodrane» in vivo nëpërmjet rritjes së numrit të krerëve, në arealin e vend- origjinës për të dalë nga faza kritike mendojmë që duhet të vazhdohet te realizohen aktivitete si: 

  • Azhornimi i dokumentacionit tip ( Libri i Fermës).
  • Vazhdimi i monitorimit te tipareve fenotipike dhe krahasimi i tyre me tiparet e performancat prodhuese të tufës koleksion apo të racës tipike autoktone “Shkodrane” në zonat tradicionale të mbarështimit. 
  • Seleksionimi dhe prodhimi i qingjave meshkuj dhe qarkullimi i tyre ndërmjet fermave e zonave të ndryshme per te krijuar linjat mashkullore qe do te sherbejne si baballare. 

Keto linja nuk duhet te kene lidhje gjinore me njeri tjetrin. 

  • Bashkëpunim reciprok me zonat e Tuzit, Subicë, Kraje – Mal i Zi për rifreskimin apo futjen e gjakut të deles së racës autoktone “Shkodrane”. 

Nga Monitorimi i 12 fermave ne zonat e cituara , qe mbareshtojne delen autoktone “Shkodrane” rezulton se egziston mundesia qe kjo race te tejkaloje gjendjen e rrezikut: Shume kritike, te mos degjeneroje dhe shkoje drejt zhdukjes duke zbatuar rigorozisht disa masa teknike: 

  • 1. U riorganizua skema e punës racore për prodhimin e reproduktorëve. Riorganizimi i bërthamave racore u realizua në arealin e shtrirjes së saj për konservimin ruajtjen, shtimin dhe përmirësimin e treguesve të prodhimit të tyre dhe të tufave të prodhimit. 
  • 2. U realizua matrikullimi i krerëve ne bashkepunim me sherbimin veterinar shteteror prane Drejtorive te Bujqesise se qarkut Shkoder, hapja e librit te fermes dhe regjistrimi në bazën e të dhënave. 
  • 3. Implementimi i Nderzimit Natyral te kontrolluar ne vathe dhe jo ne kullote sic praktikohet aktualisht ne te gjitha fermat e deles autoktone “Shkodrane”. Kjo metode do te sjelle shkurtimin e periudhes nderzimit dhe per pasoje edhe shkurtimin e periudhes se pjelljeve. 
  • 4. Trajtimin e deshve dhe miloreve 1 muaj para sezonit te nderzimit me ushqime suplementare proteininike ne grazhd . Trajtimin e deleve duke lene kulloten me te mire gjate sezonit te nderzimit. 
  • 5. Deshte dhe miloret reproduktore qe perdoren ne nderzim duhet te jene race-paster te ekotipit deles “Shkodrane”me prejardhje nga tufat e tjera qe te mos kemi keqesim te koeficientit te inbrindingut (bashkegjakesise) ne tufe. Përzgjedhja e brezit të ri, meshkuj e femra. Hartimi dhe zbatimi i skemës së çiftezimit me ndërzim natyral të kontrolluar. 
  • 6. Vlerësimi dhe çertefikimi i reproduktorëve mbetet nje nga hallkat e punes racore qe duhet te vleresohet nga organizmat pergjegjese. Deshte dhe miloret reproduktore qe perdoren ne nderzim duhet te jene race – paster te races ”Shkodrane” me prejardhje te njohur nga tufat me te mira, te matrikulluar e certifikuar. 
  • 7. Mundesia e kembimit ciklik te qingjave meshkuj te fermereve: Fatmir Alija (Shiroke), Qazim Bokrina (Oblike), Ndoc Gjyteza Malkolaj-Velipoje, Luigj Duli Kojak – Torovice tek fermeret e tjere te komunitetit te Deles “Shkodrane” filloi te shfaqe efektet pozitive ne drejtim te permiresimit te nivelit te inbridingut, dhe permiresimit te performancave prodhuese e riprodhuese. 
  • 8. Trajtimi i deleve dhe deshve me ushqime suplementare proteinike 1 muaj para dhe gjate sezonit te nderzimit ishte argumenti kryesor ne trajnimet e realizuara ne rjetin e fermereve qe mbareshtojne delen race “Shkodrane”. 
  • 9. Ofrimi i asistences teknike ne varesi te fazes fiziologjike te tufes se dhenve nga ekspertet e blegtorise te projektit CABRA, ne mungese totale nga cdo institucion tjeter, krijoi premisat e minimizimit te zhdukjes e tejkalimin e gjendjes se rrezikut. 
  • 10. Institucionalizim të prodhimeve dhe produkteve nëpërmjet identifikimit, dokumentimit të zinxhirit të teknologjisë së produkteve dhe të nënprodukteve mbetet nje nga sfidat e programeve e institucioneve. 
  • 11. Bashkepunimi tekniko-shkencor me shtetin “Mali i Zi” mbi mundesite e furnizimit me qingja meshkuj (pas periudhes se keputjes) nga tufat e deles “Shkodrane”, per nje periudhe 2-3 vjecare.

Autorë: As.Prof.Dr. Fatmira Sula / Atif Dema

Ju lutemi në rast referimi përmendni autorin dhe burimin e informacionit

 

Këtë e pëlqejnë %d blogues: