Laboratori bakteriologjik veterinar
Mjekësia Veterinare,që në hapat e para të tij ndjeu mungesën e një qendre kërkimore shkencore për studimin dhe diagnostikimin e sëmundjeve infektive dhe prodhimin e biopreparateve.Dr Bilali është themeluesi i këtij institucioni.Në vitin 1928 Laboratori bakteriologjik veterinar ishte bashkë me Laboratorin bakteriologjik human dhe ishte e vendosur në Durrës ku më pas shpërngulet dhe vendoset në Tiranë .Ne vitin 1934 bëhet ndarja e të dy laboratoreve.Punën e laboratorit në fillim e bënte vetë Dr.Bilali,pas orarit te punës zyrtare në Ministri.Ndihmës kishte Mihal Dhanën,që kishte kryer kursin e infermierve veterinarë, gjithashtu në laborator punonte dhe Asisten Profesor i Universitetit të Milanos Dr. Pisaro Nicola.
Në tetor të vitit 1930, emërohet Alaydin Ruseti. Gjatë viteve 1933-1934 ,shkojnë për tu specializuar në bakteriologji e prodhim biopreparatesh në Itali , Dr Dh Vavako dhe A .Ruseti.Në vitin 1934 emërohet drejtor i Laboratorit Dr Dh Vavako.
Në dhjetevjecarin e parë (1928-1938) laboratori iu përkushtua diagnostikimit të sëmundjeve infektive që dëmtonin rëndë blegtorin,një fushë e panjohur për mungesë të shërbimit veterinar.
Gjatë kësaj periudhe janë kryer gjithsej 2725 analiza.Vetëm në vitin 1937 janë prodhuar 850.000 dozë vaksine kundër semundjes së plasjes,22.000 dozë vaksine kundër sëmundjes së këmbëzezës,17.000 dozë vaksine kundër sëmundjes kolerës së shpendëve etj.
Gjatë viteve 1939-1944 ,puna e laboratorit si dhe shërbimit veterinar në përgjithësi ka qenë e kufizuar.
Në vitin 1961, Laboratori Bakteriologjik iu bashkangjit Insitutit te Lartë Bujqësor dhe u emërtua Laboratori Qëndror Veterinar.
Në vitin 1966 shkëputet nga Insituti i Lartë Bujqësor dhe kalon në vartësi të Ministrisë së Bujqësisë .Në këtë kohë emërohet ; Stacioni Qëndror Veterinar.Në vitin 1969 ngrihet në nivelin e Institutit dhe emërohet : Instituti i Kërkimeve Veterinare,dhe iu akordua Urdhëri i Punës së Klasit të Parë .
Në vitin 1975 u bashkua me Institutin e Kërkimeve Zooteknike dhe u quajt Instituti i kërkimeve Blegtorale.
Në vitin 1969 u ngritën 5 sektor: sektori i sëmundjeve bakteriale, virusale, parazitare, metabolizmit dhe sektori i toksikologjisë,Në vitin 1972 instituti kishte 2 degë :degën shkencore dhe atë të prodhimit.
Laboratorët e parë veterinare të rretheve u hapën në vitin 1953 ,në Shkodër , Korcë , Gjirokastër, si dhe në vitin 1971 laboratorët u hapën në të gjithë rrethet . Deri në vitin 1961 laboratorët ishin në varësi të Institutit të Kërkimeve Veterinare, pas kësaj në vartësi të rretheve.
Shkëputur nga libri “Pionerët e veterinarisë “ te Dr Agim Nelaj
Solli për revistën “Veterinerët “ MV Zamira Hoxha
Nuk lejohet ripublikimi i këtij materiali pa lejën e autorit .