Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për dashamirësit dhe pronarët » TELEGRAF » 22 Prill Dita Botërore e Tokës

22 Prill Dita Botërore e Tokës

Advertisements

Data 22 prill shënon Ditën Ndërkombëtare të Tokës!

 

Themeluesi i Ditës Ndërkombëtare të Tokës është senatori amerikan Gaylord Nelson, i cili me qëllimin që problemet e kësaj natyre të hynin në vëmendjen e politikanëve , në vitin 1962 propozoi për kremtimin e Ditës së Tokës.
Më 22 Prill 1970 në SHBA u mbajt edhe manifestimi i parë më i madh ekologjik i këtij lloji, prej nga edhe doli ideja për shpalljen e kësaj date si Dita e Planetit Tokë.
Qëllimi i kësaj dite është angazhimi i të gjithë njerëzve anë e mbanë botës në mbrojte të Tokës. Po ashtu, qëllimi i kësaj date mbetet mbrojtja fundamentale e planetit Tokë dhe të gjitha resurseve të saj nga ndotja. Dita e planetit Tokë, më tepër i ngjan një lëvizjeje e cila angazhohet për përfshirjen e të gjithëve në mbrojtje të Tokës.
Është një ditë e veçantë për t’i shprehur mirënjohjen tonë Planetit Tokë, i cili mbështet të gjitha format e jetës. Pikërisht me këtë datë shumë qytetarë, fëmijë, të rinj e të moshuar kudo në botë ndajnë pak kohë për të mbjellë një pemë, pastruar një territor publik, përuruar një lulishte apo për të marrë pjesë në evente që synojnë të rrisin ndërgjegjësimin qytetar ndaj çështjeve mjedisore.
Fatkeqësisht sot Toka shkatërrohet nga mbrojtësi i vet, nga duart e të cilit ajo dot duhej të jetë më e sigurt, pra nga njeriut. Degradimi dhe shkretëtirëzimi i tokës vjen si rezultat i veprimit të faktorëve, para se gjithash njerëzor, e shumë më pak të atyre natyror. Faktori njeri ka rolin e tij më të madh në degradimin e tokës. Ky degradim i tokës vjen si rezultat i ndotjes së madhe të mjedisit jetësor, që janë si pasoj e zhvillimit të shoqërisë njerëzore, në mesin e të cilëve veçohen: energjetika, industria dhe komunikacioni. Por, siç duket ngopja e njeriut duke shkatërruar tokën nuk është e mjaftueshme, andaj ndërmerren edhe hapa tjera shtesë për degradimin e saj, edhe atë: përmes shpyllëzimit të pakontrolluar të një sipërfaqe e madhe gjatë një periudhe relativisht të shkurtër, shkaktimi i zjarreve, me çka shkatërrohen pyet, kullotat, toka bujqësore, provat bërthamore e kimike, konfliktet e armatosura dhe luftërat që ndodhin sot në bot, në të cilat përdoren armë të ndaluara, e që trajtohen si armë për shkatërrim masiv, etj.

Kjo ditë është me një rëndësi të veçantë për të gjithë neve, për shkak se shërben për të alarmuar për dëmet që njerëzimi ia shkakton planetit Tokë.

Çdo ditë duhet të shpallët për ditë e planetit Tokë. Ta mbrojmë Token tonë, ta mbrojmë të ardhmen e fëmijëve tanë
Dita Botërore e Tokës!

Advertisements
Këtë e pëlqejnë %d blogues: