Profesor Kristaq BERXHOLI
Tё nderuar KOLEGЁ TЁ MJEKЁSISЁ VETERINARE :
Siç e dini, kohёt e fundit, ka dalё nё skenё njё CORONAVIRUS i ri me patogjenitet tё lartё, i cili ёshtё evidentuar fillimisht nё njerёz nё Arabinё Saudite. Duke qёnё se ende nuk ёshtё gjetur burimi se nga ka ardhur ky virus, mendohet sё orgjina tij, si shumica e Coronavirusёve tё tjerё, tё jetё nga kafshёt e sidomos nga felinёt (ashtu si SARS). Po e botoj kёtё informacion pёr tё tёrhequr vёmёndjen e specialistёve veterinarё pёr egzistencёn e mundёshme tek kafshёt, tё kёtij infeksioni krejt tё ri,tё cilёt duhet tё informojnё pёr dyshime tё mundёshme nё specie feline ose tё tjera, pёr infeksione qё trajtohen me vёshtirёsi ose qё kanё vrejtur raste lidhjeje me njerzit. Sipas Dr. Anthony MOUNTS (WHO-OBSH-17 Maj 2013), dyshohet se kemi tё bёjmё me njё sёmundje tё re ZOONOTIKE, ku pika e fundit ёshtё njeriu dhe qё deri tani nuk ёshtё vёrtetuar rikalimi tek kafshёt. Po publikojmё njё pjesё tё kёtij botimi tё njё case study (rast studimi), pёr infeksionin nё fjalё dhe tezat e tij.
“Koronavirusi i ri (MERS-Cov), i percaktuar si njё syndrom respirator iLindjes se mesme, ёshtё evidentuar pёr herё tё parё nё njerёz nё Arabinё Saudite nё Shtator 2012. Qё nga ajo kohё, ky virus, ёshtё shfaqur nё raste sporadike, nё familje tё vogla dhe nё shpёrthime tё mёdha, Ende burimi i kёtij virusi ёshtё i panjohur. Ai mendohet se e ka orgjinёn nga kafshёt. Ky virus ёshtё i ngjashёm me SARS, (qё e ka burimin nga kafshёt-shёnimi im), por krejt i ndryshёm nga ky i fundit. Transmetimi nga njeriu tek njeriu tashmё ёshtё vёrtetuar nё shumё raste. Megjithatё, gjetja e kafshёs rezervuare ёshtё njё hap i rёndёsishёm nё kontrollin e pёrhapjes sё sёmundjes, njё nevojё imediate pёr tё kuptuar rrugёt dhe mёnyrёn e kalimit tek njeriu si dhe tipet e ekspozimit qё rezultojnё nё infeksion. Disa mundёsi egzistojnё, pёrfshi kontaktin direkt me kafshёn/ёt e infektuara, e cila mund tё jetё njё specie rezervuarё ose specie intermediare; kontakti me ose konsumimi i produkteve tё kafshёve tё papёrpunuara;kontakti mё ambientin ku kafshёt e infektuara kanё qёnё sё fundmi; ose konsumimi i ushqimeve ose zarzavateve tё cilat janё infektuar me ekskretet e kafshёve. Tё gjitha kёto nёnkuptojnё njё infeksion tjetёr ZOONOTIK. Kёto kerkime do tё japin tё dhёna pёr tё vlerёsuar faktorёt e riskut pёr i nfeksionin nё popullatёn humane.”
Siç e shifni ZOONOZAT PO SHTOHEN pёrditё dhe roli juaj kolegё po bёhet gjithnjё e mё i rёndёsishёm e mё i pazёvёndёsueshёm.
Nga Profesor Kristaq BERXHOLI
Faleminderit profesor per vleresimin por nuk mendon keshtu shteti .Mjeket veterinere kohet e fundit pervec se jane pakesuar shume neper Drejtorite e Bujqesise te qarqeve por kane gjithashtu rroga teper qesharake .