Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për veterinerët » I mbrojtur: Kafshët e shoqërimit » Përdorimi i Lidokainës tek kastrimet

Përdorimi i Lidokainës tek kastrimet

Përshendetje kolege dhe kolegë!

injeksion lidocaineNuk di sa prej kolegëve përdorin anestezine lokale, dhe më konkretisht lidokainë tek kastrimi i kafshëve të vogla (qen dhe mace)?

Tek kafshët e mëdha, në kastrimet, injektimi i lidokainës është (duhet të jetë nëse jo) një protokoll rutinë qoftë tek kuajt, apo demat dhe kafshë të tjera.

Po tek kafshët e shoqërimit?

Unë përvec përvojës personale (ben pjesë në protokollin e procedures së kastrimit) po sjell dhe një studim të bërë tek 42 qenë të rracave të ndryshme. Studimi kishte piksynim për të dalluar ndryshimin tek qentë që përdoret anestezi lokale ( lidokainë), me ata që nuk e përfitojnë këtë injeksion.

Pra 42 qen u ndanë në 2 grupe me numër të barabartë pacientësh: në grupin e I-rë u futën qentë të cilëve ju injektua (intratestikular) lidocainë 5 minuta para fillimit të kastrimit, kurse në grupin e II-të një volum i njëjtë por me përmbajtje klourur sodiumi-NaCl (saline). Egzaminimi klinik para kastrimit i qenve tek të dyja grupet ishte në normë dhe nuk u dallua ndonjë anomali apo ndryshim mes tyre ( psh rrahjet e zemrës për minutë, frymëmarrja në minutë etj).

Qentë e grupit të I-rë, që u injektuan me lidokainë, treguan rritje të vogël të normave qoftë të rrahjeve të zemrës po ashtu dhe treguesit respirator që në momentin e fillimit të ndërhyrjes dhe deri pothuajse në përfundim të saj. Kurse qentë e grupit te II-të, në momentin e ndërhyrjes dhe më konkretisht prerjes së lëkurës apo largimit të testikulit, treguan një shkallë të lartë ndjeshmërie.

Po ashtu ajo që u dallua ishte dhe se gjatë përfundimit të ndërhyrjes kirurgjikale (me konkretisht në përfundim të largimit të testikulit të dytë) treguesit e normave tek të 2 grupet ishin të ngjashme, c’ka tregon largimit e shpejtë të efektit të lidokainës tek qentë e grupit të parë (shënim i imi : sigurisht ka të bëjë shpejtësia e kirurgut gjatë ndërhyrjes).

Ky studim pati për qëllim nxitjen e veterinerëve për të përdorur anestezinë e balancuar, pra anestezia e përgjithëshme së bashku me atë lokale tek kastrimet (via intratestikulare). Në këtë mënyrë do të ulet reagimi gjatë ndërhyrjes si dhe mundet të ulet doza e anestezisë së përgjithëshme që përdoret.

Përgatiti Dr Atalvin Zhiva

Burimi informacionit: Intratesticular lidocaine reduces the response to surgical castration in dogs. Huuskonen V, Hughes JM, Bañon EE, West E. VET ANAESTH ANALG 40:74-82, 2013.


Na shkruani

Ju lutemi, bëni hyrjen me një nga këto metoda që të postoni komentin tuaj:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: