Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Pse ha bar qeni im ?

Pershendetje Qeni im eshte 1 vjec e gjys dhe tani qe bari eshte jeshil sa here qe e nxjerr shetitje ai ha bar, dhe me pas ka vjelle ( vetem 2 here)ose me sakte perpiqet te haje bar ku te mundet pasi une nuk e lej  , por desha te pyes a eshte kjo normale ,dhe pse ha bar qeni im? kjo eshte kthyer ne nje veshtiresi per mua sa here qe e nxjerr shetitje .Me thoni si te veproj ju faleminderti B .SH

Nga Dr Atalvin Zhiva:

qeni ha barPse kafshet shtëpiake hanë bar? A është normale ? A ha qeni bar se ka nevojën të vjellë? Apo vjell sepse ha bar ? Ka shumë teori rreth qenve ( kryesisht) dhe maceve që hanë bar , por një gjë është e sigurt, nëse qeni apo macja juaj , shfaq interes për të ngrënë dicka që nuk është normale , që nuk është dicka që hyn në artikuj e konsumit ushqimor, atëhere kjo nuk mund të konsiderohet normale.

Nëse qeni juaj vjell shpesh herë , atëhere duhet të kontaktoni mjekun tuaj menjëherë.

Qeni që ha bar? Kjo është një nga pyetjet më të vjetra që ju janë bërë veterinerëve , dhe këta të fundit kërkuesëve të ndryshem .Dhe të jemi të sinqertë kurrë nuk kam lexuar një përgjigje të qartë për këtë pyetje.

Shumë , jane të mendimit se kafsha ha bar pasi i pëlqen shija ndryshe që ka bari , veçanërisht në periudhën e verës kur ështe i sapocelur.

Kur një qen është i disi i uritur ( ata pothuajse gjithmonë janë në kërkim të ushqimit) ha gjëra të ndryshme , dhe nëse ju pëlen shija e tyre , vazhdon dhe vepron në këtë mënyrë duke e kthyer më von dhe në zakon.

Por unë gjithashtu mendoj se mbase , ashtu si dhe ne njerzit , kafsha kur nuk ndjehet mirë  përpiqet të hajë gjëra të reja për të parë nëse mund të ndihmojnë atë të ndjehet më mirë.

Nga shumë pronarë është raportuar se qentë e tyre nuk munden ti rezistojnë shijes apo explorimit të ngrënies së barit në periudhën e pranverës , megjithëse nuk janë të sëmurë , por e bëjnë këtë për të provuar shijen e barit .

Mos harrojnë se barishtat janë gjithashtu një pjesë e ditës ushqimorë të mishngrënësve.I konsumuar shpesh nga kafshët ( gjuajtëse) që gjuajnë një preh të vogël duke e ngrënë shpesh të gjithin atë ,përfshirë kështu dhe barin që ka në stomak.

Kërkuesit veterinerë kanë kërkuar të gjejnjë një përgjigje për këtë pyetje : A është ngrënia e barit një sjellje normalee e kafshëve mishngrënëse , dhe a vjellin ato sepse hanë bar.Përgjithësisht ata kanë arritur në konkluzion se ; ngrënia e barit kryhet dhe nga qentë normalë që nuk janë të sëmurë , apo vuajnë nga dicka , dhe se ata nuk vjellin kryesisht nga nrënia e një sasie të caktuar të barit.

Duket se vjellja shkaktohet në mënyrë incidentale nga disa lloje të ndryshme barash , apo një sasi e tepërt e futur në stomak.

Në rastin tuaj do ju sugjeronim të mos lejoni qenin të hajë një sasi tepër të madhe bari, të mos hajë në c’do vënd pasi mund të jetë i spërkatur me ilace të ndryshme për barin .Për të ndihmuar mund të përdorni një maskë në formë koshi që mund ta gjeni tek klinika e mjekut veteriner apo në dyqane të ndryshme për kafshët.

Por theksojmë që në rast se qeni juaj vjell disa herë , ju duhet ta coni tek mjeku veteriner per ta kontrolluar më mirë dhe të sigurohemi që nuk vuan nga ndonjë sëmundje tjetër.

Emergjencat:

  • Vjellja disa herë prej kafshëve hyn tek rastet e emergjencave .
  • Bllokimet gastrointesinale janë gjithashtu raste emergjence.Shpesh herë ndryshimet në oreks, vjelljet apo ndryshime të tjera , mun dtë tregojnë sëmundje të organeve të brendëshme , hipoteroidizëm etj .
  • Gëlltitja e lëndëve toksike , është një rst që nuk duhet pritur por duhet të drejtohemi menjëherë tek mjeku veteriner.
  • Ngrënia e “trupave të huaj” sic mund të jenë lodra të ndryshme , copa rrobash , këpucësh etj.

Për te mësuar dicka më shumë se kush hyn tek rastet emergjencave lexoni: Emergjencat

Përgatiti përgjigjen  Dr Atalvin Zhiva

Në rast referimi duhet të përmendet autori dhe burimi informacionit!


1 Koment

  1. Skifter Ajvazi thotë:

    Pyetje qe behet shume shpesh!por nje gje duhet kuptuar qe keto kafshe shume te dashura per ne nuk jane aq te menqura per te konsumuar bar te njome ne menyre qe te VETSHEROHEN dhe me pas te vjellin per te shkarkuar stomakun dhe zorret nga Toksinat apo tejngopja,gjithashtu duhet kuptuar qe nuk hane bar sepse verejne qe ne traktin digestiv te tyre kane ngarkese parazitare,mendimi im personal eshte,ose KANE PERVETIM TE SHIJES ose U PELQEN TE HANE BAR !

Na shkruani

Ju lutemi, bëni hyrjen me një nga këto metoda që të postoni komentin tuaj:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: