Roli i mjekut veteriner në mbrojtjen të shëndetit publik dhe të drejtave të kafshëve
- Mjeku veterinar, i emëruar apo i caktuar për veprime profesionale,zyrtare,ka per detyrë:
- Zbulimin dhe mbajtjen nën kontroll të sëmundjeve zoonoze.
- Luftimin e këtyre sëmundjeve Infektive dhe profilaksinë e tyre
- Ushtrimin e kontrollit sanitar-veterinar
- Kontrollin e kafshëve për therje dhe ekspertizën e mishit dhe organeve.
- Vlerësimin e ushqimeve me prejardhje shtazore, si qumështin e produktet e tij, produkteve të mishit, vezëve, mjaltit dhe prodhimeve të detit.
- Vlerësimin e prodhimeve ushqimore për ushqimin e kafshëve.
- Vlerësimin e materialit biologjik.
Për të gjitha këto mjeku veterinar është përfaqësuesi i shtetit dhe për këtë atribut, mbi të rëndon detyrimi i mbrojtjes së shëndetit publik
- Mjeku veterinar është i detyruar që brenda mundësive të mbrojë dhe të përhapë c’do gjë që lidhet me të drejtat e kafshëve.
- Ai ka për detyrë t’i heqë vërejtje pronarit të kafshës dhe organeve publike për anomalitë në aspekt të mbrojtjes së shëndetit,respektimit të të drejtave të kafshëve,për kërcënimin ekologjik,vecanërisht të mjedisit fshatar.
- Mjeku veterinar duhet të ndikojë kudo që shikon se kushtet e mbarështrimit të kafshëve nuk janë normale.
- Mjeku veterinar duhet t’u kundërvihet sjelljeve të padenja ndaj kafshëve.Ai duhet të përfitoje nga të drejtat që i përkasin në këtë drejtim.
Nga Dr Agim Nelaj