Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për dashamirësit dhe pronarët » Festat e fundvitit dhe Kafshët Shtëpiake

Festat e fundvitit dhe Kafshët Shtëpiake

Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare:
Festat e fundvitit
Festat erdhën tashmë. Jemi të sigurt se ju e keni zbukuruar shtëpinë tuaj, dhomat, guzhinen etj etj, pse jo, c’do cep të saj!

Sigurisht këto zbukurime e shtojnë akoma më shumë gëzimin e festave.

Por ju lutemi të jeni të kujdesëshëm në përzgjedhjen e zbukurimeve kur keni fëmijë të vegjël apo kafshë shtëpiake.

Në klinikat tona gjatë muajit dhjetor, jo pak herë në kemi klientë që sjellin qenin apo macen si pasojë e ndonjë aksidenti të ndodhur, që ka si shkak pikërisht zbukurimet!

Duke dashur të ndihmojmë po sjellim një përmbledhje të shkurtër të disa prej problemeve që ne, Mjekët Veterinerë hasim më shpesh.

Shirtat e ndritshëm të zbukurimit

Festat e fundvitit dhe Kafshet shtepiakeQofshin këto shirita rreth pemës, rreth mobiljeve, apo në pjesë të ndryshme të shtëpisë, këto shirita janë si një magnet për kafshët shtëpiake, vecanërisht për kotelet dhe macet e reja.

Normal që ato dëshirojnë të luajnë, të tërhequra nga shkëlqimi i tyre, mbase nga zhurmat e ndryshme që ato lëshojnë, mbase ju duket si lodra, ose si pre e tyre ( instikti i gjuetisë tek to), apo kushedi për c’fare arsye. Por një gjë është e sigurë; macja juaj me shumë përkushtim do ti kafshojë, prekë apo dhe hajë (gëlltisë) ato.

Ndërsa përpjekja e maceve për ti kapur, duke luajtur me to (prekur, gjuajtur me putër) nuk është e rrezikshme, kafshimi dhe gëlltitja e tyre është tepër e rrezikshme për shëndetin e maces suaj. Këto shirita të gjatë kanë në përberjë të tyre fije të gjata, me materiale si filispanjë (etj) të cilat nuk mund të treten nga stomaku, apo akoma më e rrezikshme kur kalojnë në pjesët e zorrëve dhe ngelen aty, pa mundur të dalin jashtë me jashtëqitjen.

Ky është një rrezik tepër i madh, që mund të kushtojë dhe jetën e mikut/mikeshës suaj. Largimi i këtyre “trupave të huaj” nga sistemi tretës mund të kryhet vetëm me anën e ndërhyrjes kirurgjikale.

Prandaj ju keshillojmë ti kontrolloni macet tuaja, monitoroni ato gjatë lojës me këto shirita!

Kabllot ekektrike të dritave

Festat e fundvitit dhe Kafshet shtepiakeSigurisht që i keni të vendosura rreth pemës, apo dritareve, ballkonit, etj etj. Këto drita që fiken dhe ndizen janë një lojë e pereferuar sërisht nga … macja juaj, por gjithashtu dhe qenushët kryesisht në moshë të re (këlysh) që janë duke ndërruar dhëmbët dhe që përpiqen të kafshojnë c’farëdo që mundin (e kush tha që janë ndryshe nga bebet që po ju dalin dhëmbët e qumështit). Nëse qeni apo macja juaj, do të kafshojë këto kabllo rreziku mund të jetë që nga esktremi, gjëndje shoku , apo dhe më e lehta me djegje të mukozave të gojës, gjuhës, apo buzëve. Themi dhe rasti më i lehtë i djgejes së mukozave të gojës, por nuk është aq e lehtë sesa mund të mendohet. Shkaktimi i djegjes të mukozave të gojës, shkakton një inflamacion dhe mbushje të mushkrive me ujë. që rezulton me probleme në frymëmarrje.

Kjo është gjithashtu një emergjencë që kërkon vëmendje të menjëhershme duke e cuar sa më parë që të qenin/macen tuaj tek Mjeku Veteriner.

Cokollata dhe embëlsirat e tjera.

qen ha cokollateKëto ditë festash cokollatat sigurisht I kemi prezente në c’do shtëpi. Ato janë shumë të preferuara nga njerëzit por janë të dëmshme për kafshët shtëpiake. Në fakt përbërësi më i rrezikshëm që përmbajnë cokollatat është Teobrominë. Teobrominë është komponenti që gjendet tek cokollata dhe është toksik per kafshët. Kafeina është gjithashtu e pranishme dhe sigurisht është toksike gjithashtu , por gjendet në sasi shumë më të vogël se teobromina tek çokollata.Që të dyja ; teobromina dhe kafeina , bëjnë pjesë në një grup të quajtur “Metylxanine ” .Teobromina dhe kafeina ndikojnë në trup duke vepruar si:

  • Stimulantë të Sistemit Nervor Qëndror ( SNQ)
  • Stimulantë të problemeve kardiovasculare
  • Vjellje dhe diarre

Duhet të kemi kujdes dhe me produkte të tilla si ; çamçakëz , karamele , mente dhe ëmbëlsira të tjera. Embëlsirat përmbajnë Xylitol që është e dëmshme për qentë pasi shkakton një rritje te insulinës në trup. Xylitol gjithashtu mund të shkaktojë dëmtim të mëlçisë.Brënda 30 minuta pasi qeni e ka ngrënë  , mund të vjellë  , të jetë përgjumësh , i lodhur ) ose të bëjë lëvisje të pakoordinuara.Disa shënja të toksicitetit mund të shtyhen në disa orë , apo edhe për disa ditë.

Toksiciteti i shkaktuar nga Xylitoli tek qentë mund të jetë fatal nëse nuk trajtohet.

Akoma nuk dihet nëse Xylitol ( ksilitoli ) është toksik për macet.

Gatimi

qeni gatuanKur gatuani, kini parasysh gjithë ato aroma të mira që vijnë nga soba, furra e gatimit. Kafshët kanë një zhvillim në nuhatje, por nisur nga instikti mundet dhe aksidentalisht të digjen, shkak i mjaftueshëm ky për ti mbajtur larg kur jeni në procesin e gatimit.

Problemet me ushqime të ndryshme:

Ushqim per njerezAskush nga ne nuk mund të thotë se nuk i ka dhënë dicka qenit apo maces nga tavolina e Krishtlindjeve apo festës së Vitit të Ri. Për mos thënë që është mëse e natyrshme për shumë familje në Shqiperi dhe Kosovë, që ti japin ushqimet që ngelen nga tavolina e bollshme që ne përgatisim. Disa prej ushqimeve nuk janë të dëmshme, por ka shumë të tjera që dëmtojnë sistemin tretës. Dieta ushqimore që mund të jetë normale për ne, nuk është për qenin apo macen tonë. Mos harrojmë metabolizmet tona ndryshojnë totalisht. Ndryshimet i dietës tek kafshët shtëpiake që shoqërohet me diarre dhe të vjella janë jo të pakta. Aq më shumë në një ditë feste askush nuk dëshiron të ketë një qen apo një mace me diarre dhe të vjella të cilat ndonjëherë mund të kërkojnë trajtim intesiv. Dhe duke qënë se po bisedojmë rreth ushqimeve për njerez që nuk duhen përdorur , po përmendim rrezikun që vjen nga : kockate ndryshme , qofshin kocka pule, apo kocka të mëdhaja si vici dhe derri.

Duke ju uruar gëzuar festat shpresojmë se këto ditë festash nuk do të keni asnjë problem me shëndetin e mikut tuaj.

Përgatiti materialin MV Egli Ozuni

Materiali është pronë e revistës online “Mjekësia Veterinare Shqiptare” , nuk lejohet publikimi , apo përdorimi i këtij materiali , pa lejën e redaksisë . Në rast referimi nga ky tekst, ju lutemi përmendeni burimin e informacionit.


Na shkruani

Ju lutemi, bëni hyrjen me një nga këto metoda që të postoni komentin tuaj:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: