Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për dashamirësit dhe pronarët » Megjithëse brenda në shtëpi…sërisht kanë frikë!!!

Megjithëse brenda në shtëpi…sërisht kanë frikë!!!

 

A e keni një qen apo mace që e doni vërtet shumë dhe e mbani në shtëpinë tuaj, pa e ndarë asnjë cast nga pjestarët e tjerë të familjes? Atëherë po ju themi se jeni vërtet një pronar/e i ndërgjegjshëm dhe përkushtuar.

Të jeni të sigurt se Balo e vlerëson dhe Ju falenderon për këtë përkujdesje!

Arsyet përse po shprehemi kështu janë të shumta, në këtë mënyrë qeni juaj nuk ka vapë, ftohtë, nuk i mungon uji dhe ushqimi , si dhe ajo c’ka është më e rëndësishmja; është më i/e sigurtë. Na besoni se i kurseni vetes suaj jo pak para (sidomos pronarët e maceve) duke vepruar në këtë mënyrë.

Shpesh trajtimet për aksidente nga makinat apo zenka me kafshë të tjera mund të evitohen thjesht duke i mbajtur në shtëpi qenin apo macen tuaj.

Por sigurisht dhe mbajtja në shtëpi ka rreziqet e saj, qeni mundet të hajë mbeturina nga koshi i plehrave që gjendet në guzhinë (sidomos këlyshët erinj), apo luajë dhe shqyejë pantoflat, këpucët etj etj, prandaj duhet tëtregohemi të kujdesëshëm dhe të duruar.

Rreth këtyre rreziqeve do të sjellim një material më të zgjeruar dhe me detaje më të plota, pasi sot do të flasim dhe për disa nga objektet, apo zhurmat brenda në shtëpi që qeni dhe macja juaj mund të ketë frikë.

Këto janë dëshmi të sjella nga njerëz kështu si ju, pronarë kafshësh të ndërgjegjshëm dhe të kujdesëshëm. Këto dëshimë janë botuar nga yahoo,com.

qeni frikesuar

Të fillojmë pa humbur kohë:

“Zhurma nga fishekzjarret” kjo është një nga dëshmitë që haset me së

shumti nga pronarët e qenve.

____________________________________________________________________________________________________________________________

qeni trembur nga vacum Cl“Kur fshij me fshesën me korent” Një tjetër problem i qenve dhe njëkohësisht i maceve (më pak). Nje prej tyre thotë; “Qeni im Pug e ka shumë frikë fshesën me korent, mjafton të hap derën e garderobës ku e mbanim fshesën me korent dhe ai çmendet fare”

___________________________________________________________________________________________________________________________

qeni trembur“Qeni im Labrador është i tmerruar nga zhurma që bën ngjitësi i tejdukshëm kur hapet, ajo trembet , struket në një qoshe dhe mezi pret qe unë të përfundoj” dëshmon një pronar.

____________________________________________________________________________________________________________________________

mace trembur“Unë kam një mace që e urren dhe trembet shumë nga zhurma e makinës qepse, veçanërisht kur bobinat punojnë shpejt dhe makina punon me shpejtësi ” Tregon Ch. H. Talor

_____________________________________________________________________________________________________________________________

” Zhurmën e orës së vjetër me lavjerës të gjyshit”.J.Wiebbecke

____________________________________________________________________________________________________________________________

“Macja jonë, Clyde, ka frikë nga makina e rrojës me bateri që përdor burri

im” ­J.Michael

____________________________________________________________________________________________________________________________

“Unë kam një qen të rracës Chihuahua, të quajtur Tinkerbell, ajo ka frikë nga

c’do gjë që spërkat (spray), gjithcka qoftë”­ tregon M.Cook

____________________________________________________________________________________________________________________________

qen ka frike scooby“Kam pasur 2 qen që ishin të tmerruar nga tallumbacet apo gjithcka qe dukej si balonë. Motra ime kishte një burrë bore që e vinim në qoshe të dhomës c’do vit të ri dhe qeni i shkrete ishte i tmerruar. Në atë periudhe ai nuk hynte fare në dhomën ku ishte balona me burrin e bores” ­A.Nickel

_____________________________________________________________________________________________________________________________

“Macja ime ka frikë nga freskuesja kur ndizet” ­ P.Davidson

_________________________________________________________________________________________________________________________

“Kemi një mace që nuk e ka qejf kur hapim dicka që është e mbështjellë me

letër alumini, letra plasike, zhurmen e grisjes së letrës etj”­ -Smith

_____________________________________________________________________________________________________________________________

mace e frikesuar ne dush

Macja ime e urren të larën në kuptimin e plotë të fjalës. Mjafton te thuhet fjala “banjë “ që të marrë menjëherë arratinë “ tregon J. T

_____________________________________________________________________________________________________________________________

zog i trembur

“Unë kam një papagall (Cockatoo) që ka frikë radion” ­ M.Jackson

______________________________________________________________________________________________________________________________

“Zhurmët e armëve, edhe kur ato vijne nga filmat televizive, qeni im i rracës

Poodle nuk di ku te fshihet kur shohim ndonje film aksion” M.Tanner

______________________________________________________________________________________________________________________________

Këto janë disa prej objekteve dhe zhurmave që kafshët shtëpiake i kanë frikë.

Po qeni ose macja juaj ngase ka frikë dhe trembet?

Ta njihni mirë qenin apo macen tuaj do të thotë që të jeni në gjendje ta ndihmoni atë.

Komentoni disa prej arsyeve përse kafshët që ju mbani në shtëpi kanë frikë.

Burimi informacionit: yahoo.com

Përgatiti MV Egli Ozuni

Nuk lejohet ripublikimi i këtij artikulli pa lejën e redaksisë

Ju lutemi në rast referimi përmendeni burimin e veterineret.com

 

 


Na shkruani

Ju lutemi, bëni hyrjen me një nga këto metoda që të postoni komentin tuaj:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: