Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Profesor Dhimitër Vavako

” Nderime për të gjithë ata që u perpoqën të bëjnë vepra të dobishme e të mëdha dhe pse nuk arritën sa duhet….

Të njohim korifejtë e mjekësisë veterinare shqipëtare; Profesor Dhimitër Vavako.

profesor vavakoKërkimet dhe studimet që profesor Vavako ka kryer në lëmin e veterinarisë, janë aq të gjera dhe frytëdhënëse, sa që e bëjnë atë, njërin prej përfaqësueve më të shquar të shkencës shqiptare, i denjë për të qënë ndër profesorët e parë të saj.Vavako është njëri nga nëntë përfaqësuesit më të shquar të kulturës dhe shkencës shqiptare.Ai ka vëndin e merituar përbri Korifejve si: Xhuvani, Noli, Çabej, Gjeçovi, Gjadri, Gashi, Ashta, Frashëri). Për më se 30 vjet(1934- 1965) drejtor i laboratorit Veterinar( 1934),Institutit Baktereologjik Veterinar i Shtetit (1938) dhe mandej i Laboratorit Baktereologjik Veterinar. Ai ka punuar pa u lodhur për ngritjen sa më lart të këtij institucioni të rëndësishëm shkencor të vëndit tonë, duke krijuar një taban të shëndoshë mbi të cilin në të arthmen do të ngrihej Instituti i Kërkimeve Veterinare,njëri nga institucionet më prestigjoze në Shqipëri, i mirënjohur në shumë vënde të botës. Profesor Vavako u lind më 17 qershor të vitit 1908, në fshatin Skore të rrethit Gjirokastër, në një familje fshatare.Në shkollë dallohej për intelegjencë dhe natyrë studiuese.Studentët bashkohës tregojnë për kujtesën e fortë, aftësinë e të vrojtuarit e sidomos për mënyrëne të mësuarit.Në Torino dhe mandej për specializim në Milano( baktereologji)jo vetëm shkëlqente në mësime por kishte hedhur hapat e para si shkencëtar.Kjo u kishte tërhequr vëmëndjen stafit akademik dhe për ta dalluar nga të tjerët e thërrisnin”shqiptari”.Në përfundim të studimeve,në mbrojtjen e diplomës ai u shfaq si një shkencëtar i vërtetë, duke tërhequr vëmëndjen e rektoratit dhe rretheve shkencore të universitetit.Kjo ishte arsyeja që ende pa përfunduar studimet t i propozohet vëndi i asistentit në katedrën e ekspertizës veterinare në Universitetin e Milanos. Figura e profesor Vavakos, e këtij shkencëtari të shquar,nuk është rastësi që përmëndet në një nga traktatet më të rëndësishme (Basset), ku theksohet se :” prodhimi i vaksinës së plasjes është një ndër zgjidhjet më origjinale dhe ka vlera përgjithësuese.” Ai është pjesëmarrës në disa konferenca ndërkombëtare si në : Poloni, Gjermani, Hungari etj. Në një konferencë shkencore në Varshavë,drejtuesi i punimeve theksoi se në konferecë merrë pjesë profesor Vavako ” me njohuri jashtëzakonisht të thella”.Në këto konferenca, ai ka parqitur studime, përfundime dhe arritje të shkencës veterinare Shqiptare.Disa konferenca i ka drejtuar Profesor Vavako. Në veprimtarinë shkencore të tij, vëndin më të rëndësishëm e zënë kërkimet në fushën e imunobiologjisë, në pregatitjen e biopreparateve veterinare.Një ndër arritjet më befasuese të Vavakos, që e evidentoi atë për intuit të veçantë shkencore, ishte prodhimi i vaksinës së plasjes e tipit”Mazuki”.Punimet rreth kësaj vaksine patën jehonë jashtë vëndit.Profesor Laclanche me porosi të drejtorit të institutit “Pastuer”Ramon , i shkruan Institutit të Shkencave të asaj kohe një letër, ku cilësohen këto punime “travailles excllents originalis”(Punime të shkëlqyera origjinale). Kultura e gjërë, metoda shkencore e studimit, modestia dhe veprimtaria e tij praktike, zgjidhja me kopetencë e mjaft problemeve të komplikuara veterinare, pregatitja e një stafi studiuesish dhe shkencëtarësh të cilët dhe pas vdekjes së tij e çuan më tej veprën e tij, duke kthyer laboratorin në një institucion të rëndësishëm shkencor(I.K.V,),ishin disa nga cilësit e këtij personaliteti të shkencës veterinare shqiptare.

Solli për revistën onlinë “Mjekësia Veterinare Shqiptare” Dr Agim Nelaj

Nuk lejohet ribotimi dhe përdorimi i këtij materiali pa lejën e autorit ose redaksisë së revistës!

Ju lutemi në rast referimi nga ky artikull përmendeni burimin e informacionit veterineret.com


Na shkruani

Ju lutemi, bëni hyrjen me një nga këto metoda që të postoni komentin tuaj:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: