Nga Dr. Agim Nelaj
Një profesion, një vizion, një zë!
Sot bota ka një vizion të ri për Mjekësinë Veterinare , ku theksohet se:
Pa shëndetin e kafsheve nuk ka shëndet publik!
Qëllimi kryesor i Mjekësisë Veterinare është:
1-Për të përmirësuar ndërgjegjësimin e publikut.
2-Ti kujtojë politikë-bërësit kudo në botë që: Veterinerët modernë nuk janë vetëm mjekët e kafshëve dhe avokatët e mirqënies së tyre;
–Ata janë edhe aktorët kryesorë të shëndetit publik për shkak të rolit të tyre vendimtar NE :
– Promovimin e sigurisë ushqimore, mbikëqyrjen e prodhimit, higjenën e kafshëve, kontrollin zoonozave, monitorimin i cilësisë dhe sigurisë se ushqimit, hulumtime bio, mbrojtjen e mjedisit dhe biodiversitetit dhe reduktimin e urisë globale!
Koncept veteriner i shekullit.
1-Veterinaria për shëndetin
2-Veterinaria për ushqimin
3-Veterinaria për planetin
–Pa biopatologjinë e krahasuar nuk do të kishim Mjekësi Humane Moderne!
Kongresi Ndërkombëtar i Veterinarisë 2017
Për përmirësimin e mëtejshëm të vizionit modern të Mjekësisë Veterinare në Paris, France, në datat 4-6 Shtator do të zhvillohet Kongresi i 7-te Nderkombetar i Veterinarisë me temë “Rritja pa të meta e Shërbimit Veterinar” Në këtë kongres theksi do të vihet në problemet kryesore ku profesioni veteriner kontribon.
-Profesioni i Mjekut Veterinar kontribon në përmirësimin e shëndetit njerëzor dhe publik duke përmirësuar sistemet e bujqësisë dhe ushqimit, duke avancuar hulumtime dhe studime mjekësore, parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve zoonotike, rritjen e shëndetit të mjedisit dhe ekosistemit dhe duke ndihmuar në menaxhimin e sfidave të shëndetit publik në shekullin 21.
Top of Form
Konferenca veterinare paraprake, fokusohet në rritjen jashtëzakonisht specifike, që po zhvillohet në sektorin veterinar. Ku Mjekësia Veterinare ka përgjegjësi në hulumtimin biomjekësor; menaxhimi i ekosistemit; Shëndetin publik; Ushqimet dhe sistemet bujqësore; Dhe kujdesin e kafshëve shoqërues, kafshëve të egra, kafshëve ekzotike, dhe kafshëve ushqimore…
Disa nga problemet rreth të cilave do të diskutohet janë:· Epidemiologjia veterinare, hulumtimi veterinar, ekonomia dhe industria, ushqyerja e kafshëve, riprodhimi i kafshëve dhe gjenetika bioteknologjia e kafshëve, prodhimi dhe menaxhimi blegtorisë, mjekësia ligjore veterinare, mirëqenia e kafshëve e të tjera…
Nga Dr. Agim Nelaj
Gusht 2017