Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

qeni luani6Para disa kohësh në Amerikë dhe më saktë në Norflok të Virginias njerëzit që kishin mbushur rrugët e qytetit patën një moment paniku, pasi ata zbuluan se një “luan” endej i lirë në rrugë. Ishte e frikëshme dhe 3 prej spektatorëve që po ndiqnin të frikësuar lëvizjet e luanit, nuk ngurruan por morën në telefon policinë (911) për të raportuar kafshën e “egër”. Por më e bukura e lajmit ështe se “luani” ishte thjesht një qen që i përkiste një pronari të një biznesi aty pranë. “Luani” quhet Monarku Carli ( Charles the Monarch). Pronarja e Charlit, Natalie Painter thotë se ai është rregulluar që të duket si i tillë për ti ngjarë ikonës (mascot) së skuadrës së futbollit të Universitetit Old Dominion, i cili është një luan! Charli është një qen i rracës Labradoodle ( shqiptohet labradudëll) , i krijuar nga bashkimi dy prindërëve që i përkasin rracës Labrador dhe asaj Poodle. Unë me të qeshur ju them njerëzve se ai ka dalë nga kryqëzimi i një qeni Labrador me një luan të vërtetë, Të shumtë janë ata që e besojnë këtë. Ajo shton se janë të shumta rastet e njerzve që marrin në telefon kopshtion zoologjik që ndodhet këtu pranë për tu siguaruar se asnjë “luan” nuk është arratisur prej aty . Të gjithëve ne na pëlqen gjithë kjo vëmendje, po ashtu dhe Monarku Charle I pëlqen të jetë në qëndër të vëmendjes nga kalimtarë të shumtë që mezi presin ti bëjnë një foto këtij “Luani” kaq të shoqërueshëm!

Burimi informacionit: (ABC news)

qeni luani4 qeni luani5 qeni luani3 qeni luani2 qeni luani


Na shkruani