Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Njohuri bazë rreth mjeljes së lopëve

Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare:

-Prodhimi i qumështit nga lopa kërkon një periudhë kohore prej 48-72 orësh. E thënë ndryshe; duhen të paktën 2 ditë që lopa ta kthejë në qumësht ushqimin që konsumon. Në varësi të rracës, një lopë mund të prodhojë në ditë nga 25 deri 40 litra qumësht. Qumështi ruhet në enë të sterilizuara dhe transportohet në pikën e grumbullimit më të afërt sipas rregullave të përcaktuara nga organet kompetente.
Lopët prodhojnë qumësht për një periudhë 10 muajshe. Pas një periudhe mjelje prej 10 muajsh, është mirë që lopa të pushojë për dy muaj. Kjo quhet ndryshe dhe periudha e tharjes dhe është shumë e rëndësishme që të kryhet sipas këshillave të mjekut Veterinar, në mënyrë që lopa të përgatitet për pjelljen e viçit. Eshtë e rëndëshishme përgatitja e një diete ushqimore të nevojshme për stinë të ndryshme të vitit dhe suplementë të tjerë në varësi të llojit të kullosave që ka lopa.

Vetë procesi i mjeljes do të thotë nxjerrja (marrja) e tërë sasisë së qumështit nga lopa. Procesi i mjeljes përfshinë fazën përgatitore dhe fazën e vet procesit të mjeljes. Faza përgatitore është faza e cila kërkon kujdes të posaçëm, duke filluar së pari me pastrimin e gjirit nga ndyrësirat e ndryshme me ujë të vakët, 33-40 oC dhe pastaj me leckë të pastër dhe të terur bëhet tharja e gjirit. Pas pastrimit fillohet me masazhin e gjirit në mënyrë që të ndikohet në korën e trurit të madh të gjedhit deri tek ndikimi i hipofizës në mënyrë që gjedhi të jep tërë sasinë e qumështin që e posedon. Kjo periudhë zgjatë 10-15 minuta, e pastaj fillohet me procesin e mjeljes, që kjo paraqet fazën përfundimtare e mjeljes.
Sa i përket vet procesit të mjeljes, ai mund të bëhet në dy mënyra: mjelja me dorë dhe me mekanizim (me makina mjelëse).

Mjelja me dorë zakonisht bëhet në fermat e vogla ku disponohet me numër më të vogël të gjedheve. Mjelja me dorë mund të zgjatë prej 5-15 min, varësisht prej racës me të cilën disponojnë dhe kapacitetin prodhues të saj. Mjelja bëhet me dorë të mbyllur me shtrëngim të thimthit nga ana e gishtit të madh me gishtin tregues dhe përfundon me rrjedhjen e qumështit nga gishti i vogël.


Mjelja me makina zakonisht praktikohet në kopetë apo fermat me numër më të madh të lopëve, procedurë kjo e cila zgjat 2-6 minuta dhe e cila varet, gjithashtu si tek mjelja me dorë, nga madhësia e gjirit (raca) dhe kapaciteti prodhuesi i lopës.
Mjelja e mekanizuar i ka disa përparësi në krahasim me mjeljen me dorë, e kjo ka të bëjë me racionalizimin e punës gjatë procesit të mjeljes dhe ndikimin pozitiv në higjienën e qumështit.

Burimi informacionit: Blegtori e veçantë 2013