Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për fermerët, pronarët dhe dashamirësit e kafshëve » Konkursi “Qeni më i mirë për vitin 2014”

Konkursi “Qeni më i mirë për vitin 2014”

Edhe sivjet si c’do vit tjetër qen të rracave dhe moshave të ndryshme nga gjithë vendet e botës morën pjesë ne një prej evenimenteve më të mëdha dhe më të rëndësishme në botë.

Goldenbulldog

 

 

Në konkursin e organizuar në Nju Jork nga “ Westminster Kennel Club Dog Show !

Revista “Veterinerët” që prej vitit 2012 ka sjellë artikuj ku flitet rreth kësaj shfaqjeje dhe qenit fitues, si dhe për nder të qenit fitues një artikull më zgjerues rreth rracës që fiton këtë eveniment.

Lexo për më tepër Fituesi si qeni më i mirë për vitin 2012

si dhe

Fituesi si qeni më i mirë për vitin 2013

Për të gjithë ata që duan të dinë dicka më shumë rreth këtij konkursi:

Po ç’farë është ky prezantim për qen ; Westminster Kennel Club ?

Westminster Kennel Club është një show që zgjat 2 ditë ku prezantohen të gjitha rracat e konfirmuara si të pastra apo dhe kombinimet(kryqëzimet) e njohura tashmë. Ky konkurs mbahet në muajin Shkurt të ç’do viti në New York. Në sallën me emër të njohur “Madison Square Garden”

Shfaqja e parë është mbajtur në vitin 1877. Ky klub ka organizuar 138 takime deri tani duke pasur prezantimin e 2,500 rracave qensh të paraqitura nga 179 rraca të pastra dhe variatete të ndryshme të njohura nga Klubi Amerikan që merret me shown e qenve.
Përformimi i parë i këtij prezantimi është mbajtur në 8 Maj 1877 dhe menjëherë u bë konskursi i dytë më i populluar në Shtetet e Bashkuara në atë kohë. Fillimisht ai filloi si një prezantim i qenve të gjahut , kryesisht Setters dhe Pointers.
Hera e parë e mbajtjes së këtij evenimenti ishte një sukses duke bërë prezantimin e 1200 qenve dhe duke e shndërruar atë nga 3 ditë që ishte vendosur të mbahej në 5 ditë prezantim.
Megjithë popullaritetin dhe sukesin qe ka ky show , për shkak  të hapësirës ku mbahet , nuk lejohet pjesmarrja e më shumë se e 2,800 qenve.
Sot ky prezantim zhvillohet c’do muaj Shkurt dhe zgjat 2 dite dhe 2 net.
(Wikipedia.org)

Kush arriti të fitojë konkursin për vitin 2014?

fox terrier Sky3Ajo quhet Sky ( Skai), është një qenushe e rracës Fox Terrier ( Wire Fox Terrier)! Kjo rracë e fiton këtë konkurs për herë të 14-të.

Edhe për këtë vit konkurenca ishte e fortë me qen të të gjitha rracave dhe me prezencën e qenve dhe nga vende të ndryshme të botës ( Kanda, Angli, Francë, Gjermani, Portugali, Argjentinë etj, etj). Morën pjesë jo pak por 2,800 qen, të cilët prezantonin 187 rraca.

Në fund të konkursit megjithëse ishte tëpër e vështirë, gjyqtarja Betty Regina Leininger vendosi që qenushja Sky të shpallej si qeni më i mirë për vitin 2014 nga konkursi Westminster Kennel Club Dog Show.

Jam shumë i lumtur për të, ajo vërtet e meriton këtë cmimim” thotë pronari i Sky, Gabriel Rangel.

fox terrier Sky2fox terrier Sky1Me fitimin e këtij evenimenti nuk do të përfitohet ndonjë shumë parash, por Sky përfiton një famë të madhe, ajo do të jetë e ftuar në shumë programe televizive si dhe emisjone të ndryshme.

Konkursi për këtë vit ishte i vështirë duke marrë parasysh prezantimin e disa prej qenve me famë tashmë, që kanë fituar konkurse të tjera të mëparshme si dhe për shkak të anagzhimit të pronarëve të tyre janë shumë të njohur në botën e internerit.

bloodhoundDisa prej qenve që pretendonin fitimin e vëndit të parë në këtë konkurs ishin: Nathan, një qen që peshon ~62 kg i rracës Bloodhound, Riley e rracës Irish Water spaniel, Classie një Miniature Pincher që peshon vetëm 3,5 kg por që mban më shumë se 120 tituj të konkurseve të ndryshme. Po ashtu në finale nuk mungonin dhe rracat aq të populluara dhe të pëlqyera në këtë show sic janë: Maltese, Welsh corgi, Beagle, Pekingese, Golden Retriver etj, etj.

Për nder të fitueses do të sjellim një informacion të shkurtër rreth rracës Fox Terrier:

Fox Terrier prezanton 2 nënrraca:

fox terrier wiresWire Fox Terrier ( sic është dhe Sky që fitoi këtë konkurs)

dhe

fox terrier smoothSmooth Fox Terrier.

Megjithëse me një ndryshim në paraqitjen e fytyrës (mustaqeve), të dyja këto rraca kanë një ngjashmëri të madhe përsa i përket karakterit dhe sjelljeve të tyre.

Fox Terrier është një rracë aktive, shumë miqësorë që kanë qejf lojrat. Zakonisht në paraqitjen e jashtëme dominon gëzof me ngjyrë të bardhë me njolla të zeza ose kafe. Kjo rracë i ka fillimet e saj në ishujt Anglezë rreth shekullit të 17. Eshtë përdorur gjerësisht nga fermerët e asaj kohe për ti ndihmuar në ruajtjen e oborrit ( pulat, patat etj) nga dhelprat. Hundës së saj që ka një nuhatje tepër të zhvilluar, si dhe syrit të mprehtë të Fox Terrier nuk mund ti shpëtoje asnjë lëvizje sado e vogël. Ende në shumë vende vazhdon të përdoret për gjuetinë e dhelprave. Fox Terrier nuk e ndalon asnjë pengesë për ta nxjerrë një dhelpër nga strofulla e saj në c’do stinë të vitit.

Kjo rracë paraqitet me një gjatësi rreth 36-39 cm dhe me një peshë mesatare prej 6.8-8.6 kg .

fox terrierDuke qënë se Mbreti Edward VII kishte të preferuar një qen të kësaj rrace, bëri që Fox Terrier të popullohej së tepërmi në ato vite.

 

 

Burimi informacionit: Westminster Kennel Club Dog Show, Wikipedia.org

Përgatiti materialin Mjek Veteriner Egli Ozuni.

Ripublikimi i këtij materiali pjesërisht apo i plotë është i ndaluar të botohet pa lejen e marrë nga redakisa e revistës”Veterinerët”. Ju lutemi në çdo rast citimi apo reference nga ky tekst, shënoni linkun përkatës në veterineret.com


Na shkruani