Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për fermerët, pronarët dhe dashamirësit e kafshëve » Konkursi: Qeni më i mirë për vitin 2015

Konkursi: Qeni më i mirë për vitin 2015

wesminster dog showTakimi i 139 i konkursit për qenin më të mirë për vitin 2015 u mbajt si c’do vit nga Westminster Kennel Club në datat 16 dhe 17 Shkurt 2015 në New York.

Wesminster 2015

Në këtë konkurs morën pjesë 2711 qen që përfaqësonin 192 rraca dhe variatete të ndryshme nga e gjithë bota.

Disa të dhëna rreth këtij konkursi me famë botërore:

  • Rracat e qenve konkurojnë fillimisht brenda grupit të ndara në grupet si më poshtë: Sportive, Të gjahut, E punës, Terrier, Lodra, Rajtësit e tufave dhe të tjera.
  • Fillimisht qentë konkurojnë brenda për qeni më i mirë brenda rracës së tyre, më pas konkurojnë për qeni më i mirë sipas grupit që i përkasin dhe më pas për qeni më i mirë në këtë konkurs.

Pra tashmë dihet se përvec se është një prej konkursëve më të vjetër për qen, është po ashtu dhe më i madhi me pjesmarrje nga e gjithë bota.

Disa prej rracave që kanë fituar më shumë cmime deri në vitin 2015 janë:

  • Rraca Terrier ka fituar më shumë trofe në këtë konkurs– plot 46 herë.
  • Rracat e qenve ( dhe variatet e tyre) që kanë fituar cmime janë 47.

Disa qen kanë fituar më shumë se 1 herë në këtë konkurs. Psh vlen të përmendet qeni i famshëm i rracës English springer i quajtur Chinoe’s Adamant James, i cili fitoi në vitn 1971 dhe 1972.

Po ashtu ju ftojmë të lexoni : Qeni më i mirë për vitin 2014, Qeni më i mirë për vitin 2013, Qeni më i mirë për vitin 2012

Miss P qenushja vituese Qeni me i mire 2015Gjykatësit David Merriam i cili është fort i njohur në konkurset e qenve, ju besua prezantimi i qenit më të mirë për vitin 2015. Pas një hezitimi prej 20 minutash gjykatësi thirri emrin e Miss P, një qenushe e rracës Beagle. Gjykatësi Marriam deklaroi fituese qenushen Miss P, duke habitur të gjithë pjesmarrësit që duartrokitnin Swager, një qen i rracës Old English sheepdog, si dhe 2 qen të tjerë që diskutoheshin të ishin qentë fitues. Askush nuk e mendoi se titullin do ta rrëmbente Miss P, kjo qenushe e vogël në trup që nuk binte në sy pothuajse fare para gjithë atyre qenve leshtore dhe trupmëdhenj.

Qenushja fituese 2015- Miss P

Qenushja fituese 2015- Miss P

Swager qeni me shume i duartrokitur nga publiku

Swager qeni me shume i duartrokitur nga publiku

Charlie, pretendenti tjeter si qeni me i mire

Charlie, pretendenti tjeter si qeni me i mire

Miss P qenushja 4 vjecare fitoi kështu kurorën si qeni më i mirë për vitin 2015 duke lënë nga pas Swager një qen i rracës Old English sheepdog, Charlie një qen i rracës Skye terrier dhe një qen uji Portugez të quajtur Mattise.

Patty HearsPor ndryshe nga herët e tjera ku në artikujt tonë jemi përqëndruar vetëm tek qeni fitues, kësaj here do të themi dhe 2 fjale për pronaren e qenushes fituese. Ajo është jo pak e njohur në Amerikë.

Znj Patty Hearst ka qënë pjestare e një grupi guerril revulocionar (Symbionese Liberation Army) si dhe e përfshirë në një vjedhje banke në vitin 1974. Vit kur u deklarua gjithashtu rrëmbimi i saj. Në videot që u sollën si provë për implikimin e saj në këtë vjedhje shfaqnin Znj Patty Hearst me një armë në duart e saj në momentin e vjedhjes. Megjithë pretendimin e saj se me anën e propoandës së përdorur i ishte bërë një shplarje e trurit nga organizata në fjalë, juria e quajti fajtore. Ajo u dënua dhe vuajti disa vjet burg deri në faljen e saj nga presidenti Bill Klinton.

patty_hearst me qenin e saj bulldog francezMenjëherë pas daljes nga burgu ajo u martua me një prej gardianëve te saj. Ka 3 vajza dhe merret me aktrim si dhe rritjen e qenve dhe përgatitjen e tyre per shoë ttë ndryshme.

Në konkursin e Westminster 2015 ajo u përfaqsua me 7 qen të rracave të ndryshme të cilët gjithashtu fituan cmime si qentë më të mirë në grupet e rracave përkatëse.

Dhe si gjithmonë për nder të qenit fitues do te sjellim disa informacione rreth rracës se fituesit, në këtë rast të qenushës Miss P që është rraca Beagle:

beagle ne gjahRraca Beagle është e përshkruar fillimisht që herët në vitet 1500. Gjahtarët Anglezë e përdornin këtë qen për gjahun ndaj kafshëve të vogla si lepuj, ketra, fazanë, rosa, dhe kafshë të tjera të vogla. Kjo rracë mund të gjuajë e vetme apod hë në bashkëpunim (kope) me qen të tjerë. Ka mendime se rraca Beagle është përfituar si një kryqëzim i 2 apo më shumë rracave të qenve të gjuetisë. Emri Beagle ka shumë mundësi të vijë nga frëngjishtja “ be’gueule” që do të thotë hapje e fytit, referuar llojit të vecantë të lehjes që ka ky qen. Po ashtu ka shumë mundësi se emri Beagle të vijë dhe nga gjuha Celtike apo anglishtja e vjetër ku fjala “beag” do të thotë “vogël”. Rraca Beagle është regjistruar për herë të parë si një rracë e pastër në vitin 1885.

Kjo rracë ofron një qen shumë të dashur, besnik, inteligjent dhe të guximshëm (shpesh herë gjatë gjuetisë përballet me grabitqarë më të mëdhen në trup). është zgjedhja e duhur nëse keni fëmijë të vegjël. Sillet mirë në praninë e kafshëve të tjera, por duke pasur parasysh se ka një instikt të fortë gjuhetie , nuk duhet të lihet në praninë e kafshëve të llojeve të ndryshme pa një mbikqyrje. Me pak durim dhe vullnet, qenve të rracës Beagle mundet tju mësohen shumë funksione duke i bërë kështu edhe më të dobishëm sesa janë. Ashtu sic kemi përmendur dhe me lart, pervec se janë qen shumë të aftë në gjueti, janë dhe shumë të dobishëm në luftën kundër substancave narkotike dhe ilegale. Për këtë arsye sot gjenden në shumë aeroporte dhe pika doganore.Këlyshët e kësaj rrace njihen për vështrimin e tyre të pafajshëm dhe pikëllues. Askush nuk mundet ti rezistojë një vështrimi kur përballet me një këlysh Beagle që të vështron direkt me sytë e tij të mëdhenj.

Kelysh Beagle

Qentë e rracës Beagle kanë këto karakteristika:

Gjatësia: Tek meshkujt 36-41 cm, tek femrat 33-38 cm

Pesha: Tek meshkujt 10-11 kg dhe tek femrat 9-10 kg

Jetëgjatëisa: Rreth 12-15 vjet

Lindjet: 2-14 këlyshë ( me një mesatare prej 7 këlyshës)

Sëmundjet: Sigurisht gjithcka varet nga stili I jetesës, lloji I ushqimit dhe kujdesi shendetësor që qeni juaj do të marrë gjatë periudhës që do te jeni bashkë. Disa nga problemet shëndetësore që ne shohim më shpesh janë: Probleme me zemrën, shtyllën kurrizore, probleme me syte dhe epilepsisë.

Sëerisht theksojmë se kujdesi dhe dashuria juaj do ti japë një jetë të gjatë dhe të shënetëshme.

beagle kelyshDuke qënë shumë aktiv kërkon ushtrime dhe ecje të përditëshme. Mbajtja në apartament nuk do të jetë një problem vetëm nëse ju e nxirrni disa herë gjatë ditës si dhe kujdeseni që të marrë ushtrimet e nevojshme. Lehja dhe kuisjet janë do “probleme” të kësaj rrace kur jeton në ambjentet brenda apartamenteve. Mos harroni se nuhatja e theksuar që kanë, bën që të ndjejnë aroma që ju mund të mos i ndjeni , por që për ta janë tepër të theksuara.

Këtë rracë (dhe variatetet e saj) i përdorin shumë gjahtarë ne Shqipëri dhe Kosovë, kryesisht për gjuetinë e lepurit të egër.

Burimi i Informacionit: cnn.com, newtimes.com, allbreedinfo.info

Përgatiti MV Egli Ozuni

Nuk lejohet përdorimi I këtij artikulli pa lejën e redaksisë ose autorit të shkrimit.

Në rast referimi ju lutemi përmendeni burimin e informacionit veterineret.com


Na shkruani