Në këtë foto shihet Brooke, një qenushe 5 vjecare e rracës Golden Retriver dhe pronari i saj Dr Paul Weiss në momentin e punës. Dr Weiss është dentist për fëmijët, kurse Brooke është specializuar si terapiste për fëmijët që kanë frikë kur shkojnë tek dentisti. “Kur fëmijët shfaqin shënja nervozizmi dhe frike, në momentin që une kontrolloj apo pastroj dhëmbët e tyre, atëhere në ndihmë vjen Brooke, ajo është e specializuar që të ndihmojë pikërisht këta fëmijë. Shtrihet pranë tyre dhe fëmijët mund të prekin më dorë dhe ndjejnë praninë e saj” -tregon Dr Weiss. Kjo terapi ka pasur një sukses të padiskutueshëm, sigurisht që ka dhe fëmijë që prezenca e Brooke nuk i ndihmon plotësisht, por shumica e duan atë dhe ajo tashmë është kthyer në një qenushe shumë popullore dhe të sukseshme në klinikën tonë. Ne kemi caktuar cdo të enjte si ditën kur Brooke vjen të na ndihmojë në klinikë.
Kjo ditë njihet si “Dita e Brooke”!
Burimi informacionit: MSN.com