Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për fermerët, pronarët dhe dashamirësit e kafshëve » TELEGRAF » Angli, Qentë sulmojnë 11 lopë

Angli, Qentë sulmojnë 11 lopë

Njera prej lopeve qe nuk mundi ti mbijetoje sulmit.

Njera prej lopeve qe nuk mundi ti mbijetoje sulmit.

Në Angli në zonën e Rhosneigr ditën e Hënë (6 Prill 2015) 11 lopë janë sulmuar nga një cifti qenësh të rracës German Shepherd, njofton e përditshmja Daily Post.

Shefi i policisë në këtë zonë konfirmon lajmin se 8 lopë nuk mundët dot të mbijetonin nga ky sulm. Përvec humbjes ekonomike, ky është një rast që shqeëson jo vetëm fermerët e kësaj zone por këdo që dëgjon për këtë sulm. Akoma nuk dihet me saktësi arsyet që kanë cuar qentë të ndërmarrin këtë veprim. Shefi i policisë thekson se ky rast apo raste të tjera të ngjashme nuk do të tolerohen në asnjë mënyrë pasi përvec humbjes prej mijra paund anglez, raste të tilla mbjellin terror dhe frikë tek banorët. Policia po punon në verifikimin e provave.

Daily post nuk ka asnje të dhënë më shumë rreth ciftit të qenve që janë përfshirë në këtë ngjarje.
qen german shepherdPër dashamirësit dhe pronarët e qenve German Shepherd, Mjekësia Veterinare Shqiptare sqaron se janë rracë shumë e zgjuar, tepër të fuqishëm, prandaj kërkojnë kujdes dhe trajnim nga pronarët e tyre. Rraca German Shepherd është qen roje dhe tepër i angazhuar me punë, prandaj kërkon nga pronari ushtrime dhe kujdes të përditshëm.
Po ashtu nën kujdesin e duhur, qentë e rracës German Shepherd janë shumë të dashur dhe të kujdesëshëm me pronarët e tyre!

 

 

Burimi informacionit: www,dailypost,co,uk

Telegraf/Veterineret.com

 


Na shkruani