Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për veterinerët » Zoonozat » Murtaja Afrikane e Derrave (MAD)

Murtaja Afrikane e Derrave (MAD)

Nga Profesor Kristaq BERXHOLI
Informacion shkencor, nga Instituti Friedrich–Loefler Gjermani

Sipas të dhënave të këtij Instituti, Murtaja Afrikane e Derrave (MAD), aktualisht po marshon drejt EU. Ajo është shfaqur që në vitin 2007 në Rusi dhe po zbret me shpejtësi poshtë, në drejtim të jugut të Europës. Rasti i fundit ishte në Poloni. Shumë Institute dhe në veçanti Instituti në fjalë, po e ndjekin me vëmëndje zhvillimin e situatës, pasi një hyrje e këtij infeksion në vëndet e Bashkimit Europian, do të thotë një katastrofë në sektorin e derrit.

Çfarë është MAD?


M.Derrit2Me murtajën klasike të derrave, kuptojmë një infeksion të rëndë që prek si derrat e shtëpisë ashtu dhe ata të egrit. Njeriu si dhe kafshët e tjera shtëpiake nuk preken. Infeksioni transmetohet nëpërmjet kontaktit direkt me kafshën e sëmurë, apo në mënyrë indirekte nëpërmjet mjeteve të transportit apo mjeteve të punës. Transmetimi ndodh edhe me mishin e derrit dhe nënproduktet e tij. Transmetimi me anën e riqnave është një rrugë e rëndësishme në Afrikë, kurse në Europë (Gjermani), kjo nuk ka ndonjë rëndësi. Virusi, i cili është evidentuar në Rusi, shkakton një sëmundje të rëndë, që si rregull, 100% e kafshëve të prekura , brënda 10 ditëve vdesin. Shënjat klinike nuk janë specifike dhe në përgjithësi përfshijnë temperaturë të lartë, mungesë oreksi (refuzim të marjes së ushqimit), probleme të frymëmarjes, diarre, ngjyrë blu e lëkurës. Dosat barse dështojnë. Në raste të veçanta, vrehen hemorragjira të rënda.

Situata aktuale

 Harta tregon fillimin e rasteve të MAD (blu) 2007 dhe rastet e fundit (2013) me të kuqe.

Harta tregon fillimin e rasteve të MAD (blu) 2007 dhe rastet e fundit (2013) me të kuqe.

Rusia njofti zyrtarisht për prezencën e saj në Dhjetor të vitit 2007. Në fillim infeksioni ishte shfaqur në derrat e egër ne Çeçeni dhe për pak kohë preku derrat e shtëpisë të cilët mbahen të lirë në këto zona. Që nga viti 2008, në Rusi ishin prekur të gjitha zonat prodhuese të industrisë së derrave. Midis Nëndor 2007 dhe fundi i vitit 2012, ka patur rreth 58 shpërthime në derrat e shtëpisë dhe 27 raste tek derrat e egër çdo vit. Deri tani ka gjithnjë e më tepër raste të reja dhe dhe nuk ka ndonjë të dhënë për përmirësimin e gjëndjes. Përkundrazi , në rastet e fundit, të krijohet bindja se infeksioni ka pësuar përhapje dhe është bërë më i rëndë. Sipas të dhënave tonë (FLI), infeksioni gjithmonë e më tepër po lëviz në drejtim të jugut. Virusi gjëndet në derrat e egër të Iranit. Në vitin 2013, rastet e fundit të shpërthimit u raportuan në zonën e Tëer, Smolensk, Voronesh, Pskoë dhe Tamboë.
Raste të veçanta, gjatë këtij viti u vrejtën dhe në Ukrainë. Një nga këto raste u pa në afërsi të kufirit me Poloninë. Një pamje e përhapjes së infeksionit që nga viti 2007 e deri në 2013, paraqitet në figurën e mëposhteme

Faktorët e rrezikut dhe transmetimi në Rusi:


M.Derrit3Industria e prodhimit të mishit të derrit në Rusi mbulon rreth 65% të nevojave të vendit, kështu që shumë mish derri duhet të importohet. Prodhimi(mbarështimi industrial) i vendit përbën rreth 60% dhe pjesërisht me zbatimin në to të masave të sigurisë së lartë. Mbarështimi në ekonomi të vogla, me më pak biosiguri, përbën rreth 5% , kurse pjesa tjetër, rreth 35 % është mbarështimi në oborre me mangësi të theksuar apo mungesës të plotë të kushteve të biosigurisë. Në kushtet e mbarështimit të oboreve, kuptohet që nuk zbatohen ligjet si dhe nuk ka matrikullim të kafshëve. Ekonomitë e prekura përgjithësisht nuk mbështeten nga pushteti vendor. Shpërthimet tregojnë një ritmikë vjetorë, që korrelohet me traditat e zonave përkatëse. ¾ e shpërthimeve takohen midis Qershorit dhe Nëndorit me një pik në Tetor. Në përgjithësi, zonat me pak ose mungesë të masave të biosigurisë, shërbejnë si rezervuarë të virusit. Mandej ky ritëm kalon tek derrat e egër. Futja ilegale e kafshëve të reja, lënia për pak kohë në këto kushte, ku kontakti me derrat e egër bën të mundur dhe transmetimin e infeksionit, dhe mandej shitja e këtyre kafshëve në zona të tjera bën të mundur përhapjen e mëtejshme të infeksionit. Shpërthimet e para , shpesh janë të lidhura me ushqimin. Në disa raste, infeksioni përhapet dhe me mishin e infektuar nëpërmjet ushtrisë. Virusi nuk tregon shënja të një virulencë të moderuar, por deri tani ai ka një virulencë mjaft të lartë.
Roli i derrave të egër në përhapjen e infeksionit është mjaft i rëndësishëm. Kontakti i këtyre derrave, me derrat e oborreve, luan një rol të rëndësishëm në këtë drejtim.

Futja e infeksionit në vënd
Futja e infeksionit në vënd, ndodh nga futja ilegale e mishit të derrit të marë nga zonat e infektuara. Një masë e rëndësishme është dezinfektimi i mjeteve të transportit si dhe personave që i shoqërojnë ato. Kjo gjë është e rëndësishme sidomos në periudhën e dimrit, kur këto masa nuk funksionojnë si duhet. Eksperimentet kanë treguar se vetëm një sasi shumë e vogël virusi, është në gjëndje që të shkaktojë infeksionin.


M.DerritVirusi është shumë stabil dhe shumë infektiv, sidomos ai që vjen nga gjaku. Pa pjesëmarjen e gjakut, infeksioni në një ekonomi ka një karater të moderuar (të lehtë) dhe nuk përhapet shpejt. Periudha e inkubacionit zakonisht është rreth 3-7 ditë. Mungesa e shënjave klinike si dhe prezenca e infeksioneve sekondarë, ndikojnë në vonesën e vendosjes së diagnozës. Për këtë arsye, është e domosdoshme që personat përgjegjës për diagnozën, të trajnohen për të vendosur një diagnozë të shpejtë dhe të sigurt.
Duke qënë se ,deri tani, nuk ka ndonjë vaksinë për këtë infeksion, ahere masat e biosigurisë dhe ato të higjenës së mbarështimit, marrin një rëndësi të veçantë.
Deri tani në vendin tonë, nuk është vrejtur infeksioni i MAD. Por në kushtet kur ky infeksion, po zbret nga veriu , drejt jugut të Europës dhe në kushtet kur ne importojmë derra të gjallë nga shumë vënde të ndryshme, është domosdoshmëri, rritja e vigjilencës, informacione shkencore për specialistët e mjekesise veterinare, nëpërmjet leksioneve shkencore, literaturës etj, në mënyrë që ekspertët e veterinarisë, të marrin informacionin e nevojshëm për këtë infeksion dhe ti paraprijnë problemit. Doganat duhet të jenë bariera e parë dhe mjaft e rëndësishme për bllokimin jo vetëm të këtij infeksioni, por edhe të shumë infeksioneve të tjera.

Profesor Kristaq Bërxholi
Virolog – Fakulteti i Mjekësisë Veterinare
Departamenti i Shëndetit Publik Veterinar
Tiranë – Shqipëri

Nuk lejohet ripublikimi i këtij materiali pa lejën e redaksisë ose autorit të shkrimit.

Ju lutemi në rast referimi nga ky shkrim të përmendet linku i veterineret.com si dhe autori i shkrimit!


Na shkruani