Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Meslidhja Njeri-Natyrë-Bletë (pjesa e njëmbëdhjetë)

Nga Dr.Agim Nelaj

Agim Nelaj

  • 1-Ph i ushqimit që do të përdoret.
  • 2- Përbërsit e ushqimit.

E vërteta është se; mbijetesa e bletëve varet nga ushqim shtesë…

Çdo bletar duhet të bindet në lidhje me të ushqyerit plotësues të bletëve në përputhje me vlerat dhe nevojat e tyre. Nëse bletari vendos për të ushqyer bletët,më poshtë do të gjejë disa të dhëna për të minimizuar efektet negative që vrehen në praktikën e përditëshme.

USHQIMI, TË USHQYERIT,PËRBËRSIT

Kur duhen ushqyer bletët?

Përgjigjia është e thjeshtë:

ushqim-per-bleteBletët duhen ushqyer vetëm kur ato, absolutisht kanë nevojë për të. Qëllimi është që ta dim se kur e ka të nevojshme.Në një familje të ushqyerit mund të jetë dobiprurës gjatë motit të keq dhe të zgjatur ose kur bletët nuk gjejnë ushqim në natyrë. Sa ushqim i jepet? Kjo pyetje ka një përgjigje shumë të lehtë, por është gjithashtu e vështirë në praktikë. Përgjigja është: të ushqehen mjaftueshëm,vetëm sa për ti mbrojtur nga uria, por jo për ta ruajtur ushqimin plotësues në sasi të mëdha. Sfida është përfytërimi,se sa është e mjaftueshme.Në qoftë se hapet zgjoi disa javë më vonë,dhe do të gjejmë në hoje sasi të konsiderueshme “ushqim plotësues” të depozituar për përdorim të mëvonshëm, kjo trgon se e kemi tepruar. Bleta vërtetë ka nevojë, por për një afat të shkurtër. Me çfarë duhet të ushqehen? Kjo është përgjigje e komplikuar.Një mënyrë ideale është të ushqerit me mjaltin e saj. Mjalti nga ndonjë burim i jashtëm mund të përmbajnë spore.Kjo nuk është vetëm vlerë rreziku.Faktor tjetër është kosto. Per bletët, mjalti është i shtrenjtë. Bletët e konsumojnë sherbetin e sheqerit( ujë + sheqer).Ky ushqim i mban gjallë bletët, e shpëton nga uria. Bletarët e kanë gjetur të lehtë,ti ushqejnë bletët thjeshtë me sherbet sheqeri në një raport 1: 1. ose 2:1. Kjo e vështirëson jetën e brëndëshme,prish harmonin në sistemin e tyre tretës,pH, energjin dhe gjithëçka që lidhet me aktivitetin kompleks të bletës.Studimet shteruese kanë vlerëstuar efektin negativ të këtij lloji ushqimi.Ai është klasifikuar si faktor predispozues i rasteve”humbje pa nishan” Së fundi, ka bletarë që ushqejnë bletët të tyre me shurup misri ose melasë panxhari. Ky është rasti më i keq, në kundërshtim me praktikave të bletarisë natyrore.Për të qënë më pranë të vërtetës,le të shikojmë ushqimin e gatshëm që shitet gjithë andej.Ushqim që shitet jashtë çdo kontrolli.

Pyetja e parë që mund të bëhet; cilët janë përbërsit e ushqimit,lënda e parë, additivet etj? Çfarë sheqeri përdoret? Pa përmendur përbërsit e tjerë që mund të kenë origjinë nga bimë OMGJ.!! ,Cili a “ushqim plotësues” është më i dobishëm? Ushqimi me Ph të rregulluar. Ushqimi më i mirë është ai me pH të rregulluar,organike,shurup bimor, me sheqer ushqimor, me vajra esenciale. Kjo e bën më të lehtë asimilimin e sheqerit,vajra esenciale janë mjekësore dhe të pëlqyeshëm.Regullimi i pH e përafron me atë të mjaltit, e bën shumë më të lehtë që bletët ta tolerojë pa u konsumuar.. Balanca Ph Problemi kryesor dhe më shqetësues është niveli i pH. Një zgjua nuk është vetëm një shtëpi e ndërtuar enkas bukur dhe një familje me blete në të.Një komunitet i tërë mikroorganizma (maja, baktere, kërpudha) jetojnë së bashku në ekuilibër me bletët.Disa prej këtyre mikrobeve janë të dëmshme,disa të dobishme dhe disa janë të mira.Kjo është e vërtetë si për familjen,si superorganism dhe trupin individual të bletës.Për të kuptuar se çfarë mikroorganizma mund të zhvillohen dhe të mbijetojnë varet shumë nga niveli i pH. Për referencë pH e mjaltit është 3,2-4,5, ndërkohë që pH i sherbetit sheqerit është 6.0. Michael Bush (shenjt mbrojtës i bletarisë natyrore) ka deklaruar se shumë sëmundje të bletëve si: Nosemosis,sëmundjet mykotike,pestat,varroosis shumohen dhe zhvillohen në kushtet kur Ph është afër sherbetit të sheqerit.Familja e bletës, për të mbrojtur organizimin dhe shëndetin ruan pH të ulët dhe ka një mospërputhje në mes të nivelit të pH të ushqimit natyral të bletëve dhe versionit që bënë njeriu.Në përgjigje të kësaj,bletarët mundohen të ulin pH e përzierjes sherbet sheqerit duke shtuar ose vitaminë C (pluhur),lëng limoni,uthull krypë gjelle etj.Bletari nëpërmjet këtyre shtesave e rregullon Ph deri në nivelin 4.5. Megjithatë,një tjetër problem i lidhur me të ushqyerit është shtim i roitjes.Bletarët të cilët ushqejnë bletët e tyre shumë ose tepër shpejt,mund tu japi bletëve një ndjenjë të fryrë artificialisht,se sa me nektarin që është në dispozicion.Familja e provokuar shtohet me shpejtësi dhe kjo nxitje mund të shkaktojë roitjen. Bletari duhet gjithashtu të kujdeset që të mos ngopen me sherbet sheqeri. Bletët duhet të ushqehet vetëm mjaftueshme për t’i mbrojtur ato nga uria. Nëse bletët janë aktive duke ndërtuar hoje të reja, atëherë ato janë duke grumbulluar ushqim të mjaftueshëm për të nxitur këtë aktivitet.Dhe nuk është nevojë të ushqehen.Gjithësesi bletari duhet të vazhdojë të monitorojë gjëndjen e familjes, për t’u siguruar, nëse sasia e ushqimit vazhdon të rritet dhe / ose ka mjaltë / polen në hoje. Nëse në çdo moment ata ndalojnë ndërtimin e hojeve dhe nuk ka gjëndje mjaltë / polen, atëherë ju mund ta ushqeni deri sa familja të forcohet.

Sherbet sheqeri me përbërës bimor.

  • 1-Ujë i mirë. Ujë i filtruar nëse është e mundur (jo i distiluar)
  • 2- Sheqer organik Përdoret vetëm sheqer, madje sheqer të bardhë. Sheqeri i errët përmban lëndë të huaja,mund të dëmtoi bletët.
  • 3-Kamomil organik, Bimë e lirë ose në qese çaj. Kamomil vëndi,i pregatitur si një çaj i lehët, zihet për një ose dy minuta.Kamomil është një barishte e veçantë,që është e përshtatshme sidomos për shurup blete. Sipas Rudolf Steiner: Kamomili e lëviz sheqerin drejt mjaltit. Kjo e bën më të lehtë thithjen e sheqerit në sistemin tretes së bletëve dhe ruan balancën.
  • 4- Mjalti – Një sasi e vogël mjalti është e dobishme për të siguruar enzimat në sherbet. Sherbeti duhet të ftohet para se të shtohet mjaltë, përndryshe të nxehtit do ndërroj natyrën e enzimave.
  • 5- Krypë deti. Një majë luge kripë( litër) është e rëndësishëme për të lehtësuar shpërndarjen e ushqimit në të gjithë trupin e vogël të bletës.
  • 6- Përbërësit fakultative të bimëve të tjera organike. – Bimë medicinale si trumzë, sherebelë rozmarinë, hithër, livando, limon,barë blete etj. Një prej tyre( duke alternuar).
  • 7-Vajra esenciale- Këto mund të shtohet për shije dhe efekte mjekuese.Vaj esencial trumzë, eukalipti, rigoni limoni, mente, janë të gjithë të mirë, por sidomos trumza, limoni ekualipti janë mjekues për varroat apo diaren.
  • 9-Proporcionet e sheqer – uji, varet nga qëllimi i të ushqyerit. Gjatë mungesës nektari – 2: 1 – (2 pjesë sheqer – 1 pjesë ujë) Për të administruar ilaçe – 1: 1 – (1 pjesë sheqer për 1 pjesë ujë) Për stimulim-1-1 Pregatitja. Për çdo një litër ujë që vlon, mund ti shtohet një nga bimët mjaltore të përmëndura( 50 g bimë e tharë) për një litër ujë. Mandej hiqet nga të nxehtit. I shtohet kamomil 2 lugë kafe( kamomil i tharë),lihen për 2 minuta.I shtohet sheqeri,trazohet deri sa të shkrihet plotësisht.Shtohet kripë(një majë luge) Përzihet tërësisht.I ngrohet, shtohet mjalti., vaj esenciale, pastaj rregullohet pH.Për çdo një litër sherbet sheqeri i hidhet 100 ml uthull, molle,lëngë limoni 50 ml,një maj luge krypë gjelle dhe disa pika vaj esencial. .Artikulli u përgatit nga Dr.Agim Nelaj

Nuk lejohet përdorimi i këtij artikulli pa lejën e redaksisë ose autorit!

Ju lutemi në rast referimi duhet të përmendet autori, burimi i informacionit dhe linku përkatës.