Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për veterinerët » Shpendët » Si kryhet eleminimi masiv i shpendëve?

Si kryhet eleminimi masiv i shpendëve?

Kur një fermë preket nga Gripi i shpendëve, duhet që brenda 24 orësh të eleminohen gjithë zogjtë në pularitë e prekura që të mund të minimizohet përhapja e virusit.
Në shumë shtete këto eleminime i kalojnë miliona zogj që duhet eleminuar dhe groposur në një kohë shumë të shkurtër.

Atëhere me të drejtë lind pyetja: Si eleminohen qindra mijëra apo dhe miliona zogj brenda një periudhe kaq të shkurtër?

Në Amerikë dhe në shumë shtete të zhvilluara, dhënia e një përgjigje ve në siklet cilindo që ka detyrën dhe përgjegjësine e eleminimit të shpendëve.
Shpendët eleminohen duke përdorur shkumë (që gjendet në bombulat për fikjen e zjarrit) që përdorin zjarrëfikësit për të fikur zjarret.
Efekti i këtij preparati tek shpendët, arrihet duke eleminuar oksigjenin. Me këtë mënyrë ngordhja e shpendëve arrihet për disa orë.

Për shumëkush, me të drejtë kjo është një vdekje (ngordhje) e dhimbëshme! Të shumta janë oranizatat dhe shoqatat të mbrojtes së kafshëve që e dënojnë këtë praktikë eleminimi. Dhe nuk janë gabim.
Në varësi të temperaturave kjo metodë mund të dështojë pasi në rast së temperaturat janë të ulta shkuma e përdorur bie menjëherë në dysheme pa arritur të eleminojë oksigjenin në mënyrë të menjëhershhme duke kërkuar kështu sasi më të mëdha të materialit të përdorur.

Por kemi dhe probleme të tjera teknike që e bëjnë akoma më të vështirë dhe të pamundur përdorimin e shkumës së zjarrëfiksave për elemimin e zogjve; bëhet fjalë kur zogjtë mbahen në natyrë apo ambjente të hapura nëpër kotecë apo kafaze me rrjeta. Atëhere metoda e lartpërmendur nuk mund të përdoret dhe në raste të tilla rekomandohet mbulimi i kafazit (kotecit) me plastmasë dhe shpendëve ju lëshohet dioksid karboni që do të realizojë mbytjen e tyre.

Të dyja këto forma janë të papranueshme për shoqatat dhe organizatat e mbrojtes së kafshëve.
Të dyja format shkaktojnë dhimbje, stres dhe nuk janë 100% të suksesëshme!

Shoqatat dhe organizatat në vende të ndryshme të botës, kanë oranzuar petiicione të ndryshme për të ndaluar mënyrat e sipër përmendura dhe kërkimin e përdorimit të formave më njerëzore por që përdorimi i tyre kushton disi më shumë.

Pas eleminimit zogjtë groposen ose digjen për të mos lejuar përhapjen e virusit të Gripit të shpendëve. Në Amerikë, në rastet e eleminimit me groposje, pasi shpendët janë dekompozuar (pas disa javësh) dhe nuk ka prezencë të virusit, ato mund të lejohen që të përpunohen dhe të përdoren si pleh organik.

Përgatiti Mjekësia Veterinare Shqiptare

Burimi informacionit: USDA