Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për veterinerët » Zoonozat » Transmetimi i Murtajës nga kafshët tek njeriu!

Transmetimi i Murtajës nga kafshët tek njeriu!

MurtajaSëmundja e Murtajës (Yersinia pestis) sic dihet ka shkaktuar humbje të mëdhë në njerëz në Europën e mesjetës dhe në vende të tjera. Në Amerikë është raportuar rasti i parë i Murtajës së transmetuar nga qeni tek njeriu. Ngjarja është raportuar në Kolorado. Verën e kaluar (2014) një qen i rracës pit bull terrier, i moshës 2 vjecare u sëmur duke shfaqur temperaturë të lartë, mbyllje të nofullave (ngurtësim të tyre) krahas simptomave të tjera. Shëndeti i qenit ra në mënyrë të shpejtë duke mos lejuar kryerjen e analizave apo trajtimeve. Qeni u ngordh me anën e eutanazisë në një klinikë veterinare.
Pas 4 ditësh, pronari i qenit u paraqit në spital me temperaturë dhe kollë të shoqëruar me sekrecione me gjak. Gjëndja sa vinte dhe përkeqësohej. Pasi u kryen testet e ndryshme u diagnostikua me Murtajën pulmonare, një nga format më të rrezikëshme. Duke u bazuar në anamnezën e dhënë, u kryen testet e mbetjes së qenit të cilat rezultuan po ashtu me Murtajën pulmonare.
Fatmirësisht pacienti (pronari i qenit) mundi të shpëtojë pas një trajtimi intensiv 23 ditor në spital. Po ashtu u krye monitorimi i Mjekut Veteriner si dhe 2 punonjës të klinikës veterinare që patën kontakt të drejtpërdrejte me qenin e prekur të cilët po ashtu rezultuan pozitivë. Të 3 u trajtuan me sukses duke i shëruar plotësisht.

Ky është një rast tepër i rrallë dhe shumë pak i njohur” shprehet Dr Douglas ( një prej autorëve të studimit), Qentë, pasi infektohen me Murtajë, kryesisht nuk shfaqin simptoma fare, ose i kanë shumë të lehta. Po ashtu dhe Doktoresha Janine Runfola ( drejtuese e studimit) tregon se kryesisht një skenar i transmetimit të Murtajës pulmonare nga kafsha tek njeriu ndodh nëpërmjet maceve të cilat shfaqin simptoma më të plota të sëmundjes. Dr Runfola tregon: “Një mace që luan me një qen të prekur me murtajë, merr prej tij pleshtat e infektuar, macja preket gjithashtu me Murtajë. Duke pasur si një prej simptomave dhe teshtimën dhe kollën, të gjithë e dimë si macet kanë qejf të afrohen me njeriun duke e transmetuar me anën të tështitjes (sa më pranë fytrës më mirë) Murtajën pulmonare tek njeriu”

Murtaja shkaktohet nga bakteria Yersinia pestits dhe mund të infektojë trupin në forma të ndryshme. Psh nga pickmi i një pleshti të infektuar, njeriu mund të preket me Murtajën bubonike, që prek gjendrat limfotike (buboes) tek njeriu.
Murtaja pulmonare është një nga më të rrezikëshmet.
Ky rast vlen për të forcuar rëndësinë e diagnostikimit të c’do rasti në pacientët ( qofshin njërëz apo kafshë).

murtaja pulmonare

____________________________

Burimi informacionit : www. cdc,gov

Nuk lejohet ripublikimi i këtij materiali pa lejën e redaksisë.

Ju lutemi në rast referimi nga ky shkrim të përmendet linku i veterineret.com


Na shkruani

Ju lutemi, bëni hyrjen me një nga këto metoda që të postoni komentin tuaj:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: